Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Christian Eriksen u dërgon mesazh shokëve danezë nga spitali pasi humbi ndjenjat gjatë ndeshjes

210612133732-04-christian-eriksen-06-12-2021-exlarge-169.jpg
Futbollisti danez Christian Eriksen është në “gjendje të qëndrueshme” dhe u ka dërguar përshëndetje shokëve të tij të skuadrës, të dielën në mëngjes, deklaroi Shoqata e Futbollit Danez përmes një njoftimi.

“Këtë mëngjes kemi biseduar me Christian Eriksen, i cili u ka dërguar përshëndetje shokëve të tij të skuadrës. Gjendja e tij është e qëndrueshme dhe ai vazhdon të shtrohet në spital për ekzaminim të mëtejshëm,” tha Danimarka FA.

Eriksen u rrëzua gjatë ndeshjes në Euro 2020 kundër Finlandës të shtunën. Ai ra në tokë, pak para fundit të pjesës së parë.

Ndeshja u pezullua pas përpjekjeve të zgjatura nga stafi mjekësor për të rikthyer në jetë Eriksen me CPR dhe një defibrillator pasi ai ra në tokë, teksa humbi ndjenjat, pak para fundit të pjesës së parë.

UEFA më vonë njoftoi se ndeshja do të riniste. Kur filloi ndeshja, Finlanda fitoi 1-0 falë një goli në minutën e 59-të nga Joel Pohjanpalo.

“Ne do të donim të falënderonim të gjithë për përshëndetjet e përzemërta për Christian Eriksen që nga tifozët, lojtarët, Familjet Mbretërore nga Danimarka dhe Anglia, shoqatat ndërkombëtare, klubet, etj”, tha FA daneze gjithashtu në deklaratën e së dielës.

Mesfushori 29-vjeçar aktualisht luan futboll për klubin Inter Milan, duke u transferuar në Serie A në vitin 2020 pas shtatë vitesh me Tottenham Hotspur në Premier Ligën Angleze.

Danezi, i cili ka më shumë se 100 ndeshje për vendin e tij, erdhi nëpër radhët e të rinjve në Ajax dhe filloi karrierën e tij profesionale me klubin holandez.

A2news.com
 
  • Mërzi
Reactions: D.

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back