Snow Hristina
Anëtar i Nderuar
-
- Anëtarësuar më
- Apr 7, 2011
-
- Mesazhe
- 3,743
-
- Reagimet e mara
- 159
-
- Mosha
- 39
-
- Vendndodhja
- ne djall ska cte te duhet ty

Këngëtari Chris Brown është akuzuar sëfundi se i ka vjedhur telefonin një gruaje. 22 vjeçari i muzikës R&B raportohet se i ka marrë telefonin një femre e cila ka tentuar ti bëjë një fotografi ndërsa dilte nga një klub nate në Majami. Policia po heton tanimë rreth dëshmieve të 24 vjeçares Christal Spann. Ajo pretendon se Brown i ka vjedhur aparatin e saj iPhone në mëngjesin e së dielës së kaluar. Ajo thotë se kishte dashur të bënte një foto të Brown dhe reperit Tyga ndërsa dilnin nga klubi i natës Cameo dhe po hynin në makinën Bentley.