Cheminals: Shkencëtarët konfirmojnë zyrtarisht spërkatjet kimike nga ajri

Kresha

A pretty face can never trick me


Një meteorolog Amerikanë, përfundimisht zbulon të vërtetën!
Mbas një pauze, gjatë periudhës së verës, ku spërkatjet kimike nga ajri kishin ndalur, që nga fillimi i shtatorit ato rifilluan përsëri, por fuqishëm këtë herë.
Spërkatjet këtë herë përfshijnë thuajse gjithë globinë tonë. Ndërkohë që gjendja në gjithë botën nga dita-ditës bëhet edhe më shqetësuese, asnjë specialistë, shkencëtarë, politikanë etj, nuk di gjë për… këtë temë kaq delikate dhe emergjente.
Mbështetësit e spërkatjeve kimike nga ajri janë quajtur si ‘grafik’, njerëz me fantazi të sëmur, skeptikë, komplot-axhinjë etj.
Por tashmë erdhi momenti i së vërtetës dhe të fakteve të pa diskutueshme, të cilat, zor se mund t’i ç’vlerësoj kush, apo të shpreh çdofarë mëdyshje për to.
Meteorologu i famshëm amerikanë, Kevin Martin, i cili ishte kundërshtar i tezës së chemtrails dhe për një periudhë të gjatë kohe, duke qenë i varur dhe i kërcënuar profesionalisht nga puna e tij, e trajtonte këtë çështje njësoj si pjesa dërrmuese e shkencëtarëve të tjerë.

Ai refuzonte fuqishëm ekzistencën e spërkatjeve kimike nga ajri, ose thënë thjesht chemtrails. Por, kushtet ekstreme të motit të viteve të fundit, si dhe ndryshimi i gjendjes së tij shëndetësore, e detyroj atë të zbuloj gjithçka që dinte rreth kësaj çështjeje shumë serioze e delikate. Jo vetëm kaq, por ai avancoi dhe një hap më tej duke kërkuar ndihmën e të gjithëve për të ndalur këtë katastrofë që bërhet ndaj njeriut dhe planetit tonë.

Ky është zbulimi i bërë nga Kevin Martin:
“Merrem me parashikimin motit më shumë se 10-vjet. Gjatë karrierës time si meteorolog kam parë shumë gjëra në qiell. Shumë njerëz më kanë pyetur dhe vazhdojnë të më pyesin se si unë nga një njeri me ide negative për fenomenin, papritur jam pozitiv ndaj tij. Më lejoni këto të pyes diçka. Po të kishit një profesion i cili kishte lidhje me diçka për të cilën ju ishte ndaluar t’i referoheshit apo të flisni rreth saj, çfarë do bënit? اfarë mund të ndodhte?

Pikërisht kjo. Ju do ta shmangnit atë. Kam humbur shumë vende pune, si dhe më është kërkuar të jap dorëheqje nga deklaratat e mija publike, si një meteorolog i shkencor mirëfilltë lidhur me chemtralis.
Të gjithë meteorologët e dinë që ky fenomen ekziston.
Dimë që ky fenomen po zgjerohet dita ditës.

Por, ajo ç’ka është e sigurt është fakti se pjesa më e madhe e meteorologëve nuk do të zbulojnë asgjë rreth spërkatjeve kimike ajrore dhe këtij programi.
Shumica prej tyre punojë si meteorolog në kanalet televizive më të mëdhenj të botës, të cilat ndjekin një ‘vijë’ të drejt. Unë jo, ndaj dhe shkojë kundër gjithkujt.
Kundër Institutit Meteorologjik, akoma dhe kundër NOAA-s, si dhe kundër Instituteve Shkencore të Parashikimeve të (Tornado) Cikloneve etj.

Shumë pak më intereson se kush janë dhe çfarë dinë. E vetmja gjë që di është se ata atë që dinë nuk guxojnë ta tregojnë!
Gjatë 3-4 viteve të fundit sëmurem shumë shpesh. Zakonisht sëmuresha mesatarisht një herë në dy vjet. Kjo deri më 2004-ën, kur fillova të sëmurëm çdo vit. Tashmë sëmurem 3-4 herë në vit dhe kam probleme në kraharorë/zemër. Dhe habitem!
SI ka mundësi, në moshën time dhe me sëmundje zemre!?
Të gjitha këto erdhën së bashku, se dhe akoma se kam idenë pse tani.
Shumë shkencëtarë koleg të mi më përgëzojnë për punën time, për parashikimet e mija kaq profesionale dhe të sakta. Por, kam vënë re se aftësia ime për të parashikuar Ciklone (tornados) është kufizuar së shumti. Pse? Ngaqë ndikohen, komandohen dhe drejtohen me metoda dhe mënyra të ndryshme, në kundërshtim me klimën (tradicionale) natyrale.
Këtë e di dhe kjo ishte ajo që ndikonte në mënyrën parashikimit të cilën përdorja për shumë vite rresht.
Të përzënë nga intervistat për postet e meteorologëve, ndryshim të metodës së parashikimit, shëndeti im, të gjitha këto së bashku të drejtojnë vetëm në një gjë: MODIFIKIM.



Më njërën apo me tjetrën mënyrë, këto chemtrails përdoren për Modifikimin e motit dhe të fenomeneve klimaterike. Arsyeja se pse shumica e njerëzve në Amerikë sëmuren në dimër, është se spërkatje bëhet në Sistemet Ballore. Me qindra e mijëra milje para tyre. Substancat kimike, që përfshihen gjatë spërkatjes dhe bien poshtë kur furtunat ‘godasin’ në formë shiu apo dëbore. Kjo është e njohur edhe si shiu acid. Kjo sigurisht që shkakton probleme në gjithë planetin, sidomos probleme shëndetësore.

Gjatë vitit, periudhën më të madhe të kohës e kaloj brenda, pasi kam parashikuar chemitrails në gjithë Kaliforninë. Sigurisht që kurrë nuk dalë jashtë kur moti përfshihet nga furtunat dhe shtrëngatat e shiut, apo edhe me reshje dëbore të cilat përfshihen nga substanca kimike.
HAARP dhe Chemtrails –Po, që të dyja duhen. Eksperimente që përdorin metale të cilat ndodhen në ‘supën’ e chemtrail përdoren që të kenë objektiv rajone të cilat bombardohen me sinjale përsëritëse HAARP. Ngrohja artificiale e shtresave të larta të atmosferës, mund të ndikojë mbi ndryshimin e transferimin e ngrohjes, e cila është e njohur dhe si Ndryshimi i Rrjedhës së Erës. Kjo gjë mund të ndaloj shpejtësinë e rrymës (jet stream), të planetit dhe ata mund të kenë si qëllim të drejtojnë sistemet me mënyra anomale.
Chemtrails, është vetëm kondensim (contrails) mendon i ju?
Këtë e mendoni vetëm e vetëm se “radhët” kanë të njëjtën numër me numrin e motorëve të cilët ndikojnë në një contarils? Atëherë, duhet ta mendojnë dhe njëherë…
Di që kjo është thjesht një ngjarje dhe mund ta merrni siç është…
Sistemet Chemtrail, janë bashkëngjitur afër ose shumë pranë motorëve. Bëhet një përzierje e mirë me kondensimet (përmbledhjet) normale (contrail) dhe zgjasin shumë më tepër. Nëse mendoni se për shkak të numrit të aeroplanëve këto janë përmbledhje normale, sigurisht që duhet ta mendoni përsëri. Pushtetet qeveritare, janë shumë të zgjuara nga çfarë mendojnë njerëzit dhe ata i mirëmbajnë sistemet e “vijës”, duke qenë njëkohësisht konstant me numrin e motorëve të avionëve që përdorin. Pra është gjithmonë të qëndrueshëm.
Si mund ta di se kur ata do godasin përsëri!
Atëherë, unë nuk mund të bëjë me dije të dhënat e mija dhe atë ç’ka di, pasi sipas tyre di që 33& e spërkatjeve kimike nga ajri janë vënë në vijë. Por, gjithsesi mund të them se ata që kanë “drita funksionare” mbi vete përben një pjesë e informacionit të cilin unë e mësoj nga burim i sigurt. Por për arsye sigurie, unë kurrë nuk do t’i tregojë emrat e tyre. Kështu që ne meteorologët, e njohim shumë mirë hapësirën qiellore.
Ne dimë me saktësi se çfarë kalon dhe kur. Duhet ta dimë pra, se ne përgjohemi.

Para disa vjetësh më pyetën për bishtat, rrugët e avionit, tymi (chemtrails)… “اfarë bishti?”, duhej që ta mohoja dhe të tregohesha i pa ditur, ta refuzoja. Këtë gjë duhej të bëja. Asgjë më tepër. Ekzistojnë chemtrails dhe duhet të dini rreth tyre…
Si mund t’i ndalojmë?
Pse nuk ndihmoni në fushatën që po bëhet lidhur me të?
Ne mbledhim informacione të dhëna, fakte etj, gjë kjo që do zgjasë deri pak para se të ndaloj së funksionuari. Parashikimet janë 90% të sakta. Më pyetët se si mundem. 90% është më e mundshmja që mund të ofrojë, se askush nuk arrin maksimalen 100%.
Por dijeni, se ata janë të aftë ta pezullojnë çdo biznes në minutë.
Kevin Martin, ka një sajt të cilin ai jep parashikimet e motit, si dhe ka krijuar një sistem-hartë, të cilën e pagëzoj: chemtrails alert dhe ndërmjet saj paralajmëron për spërkatjet e rashës në gjithë botën.
Adresat e në të cilat mund të adresoheni dhe të informoheni më hollësishëm për ç’ka thamë më sipër janë:

owsweather.com

Burimi: albobserver
 
Pe: Cheminals: Shkencëtarët konfirmojnë zyrtarisht spërkatjet kimike nga ajri




Gjatë 3-4 viteve të fundit sëmurem shumë shpesh. Zakonisht sëmuresha mesatarisht një herë në dy vjet. Kjo deri më 2004-ën, kur fillova të sëmurëm çdo vit. Tashmë sëmurem 3-4 herë në vit dhe kam probleme në kraharorë/zemër. Dhe habitem!




owsweather.com

Burimi: albobserver

Nuk di cfare te them me shume por per nje gje jam shume i sigurt se keto bishtat e tymit qe mbesin i mbaje mend qysh si kalamon, madje benim lloj-lloj gallata me kalamonat e lagjes deri se ato zhdukeshin ngase ngelnin nje kohe te gjate edhe pasi ikte aeroplani.
 
Back
Top