Chavez ndalon këndimin nën dush

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Kur është në pyetje presidenti kontrovers i Venezuelës, Hugo Chavez, as ky lajm nuk duhet t’ju befasojë. Chavez u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit të tij, të mos këndojnë derisa bëjnë dush.

Pasi që shteti i tij ka mungesë kronike të ujitë të pijshëm dhe është i ballafaquar me krizë energjetike, Chavez ka kërkuar nga qytetarët të kalojnë sa më pak kohë në banjat e tyre.

"Disa njerëz këndojnë derisa bëjnë dush, duke qëndruar aty gjysmë ore”, ka thënë Chavez, bën të ditur gazeta Daily Mail.

Ai ka thënë se qytetarët duhet ta marrin për model, se sa kohë duhet qëndruar nën dush – “Nuk bëj shaka”, ka thënë ai – “mjaftojnë tre minuta”.
*Telegrafi*
 
Back
Top