Kresha
A pretty face can never trick me
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 39,021
-
- Reagimet e mara
- 35,570
-
- Vendndodhja
- WorLd 0f dReAms

Revista satirike franceze, Charlie Hebdo ka publikuar karikatura në lidhje me rastin e refugjatëve sirian, sidomos me rastin e fëmijës së vogël tre vjeçar, Aylan Kurdi që u gjend në bregdetin turk i mbytur.
Në vizatimin e parë shihet fëmija i shtrirë për tokë, ndërsa atë e shoqëronte thënja, “Gati për të arritur qëllimin”.
Një tjetër vizatim shkruan, “Dy menytë e fëmijëve, për çmimin e njërës”.
Pastaj është shkruar, “Argument se Evropa është e krishterë”, ndërsa në vizatim shihet një burrë që ecë mbi ujë e që supozohet të jetë Jezusi duke thënë, “Të krishterët ecin mbi ujë..Fëmijët myslimanë mbyten”.
Për këto vizatime është kritikuar shumë Charlie Hebdo nga mediat sociale. Kjo revistë u pati sulmuar tetë muaj më parë nga një akt terrorist ku ka pasur disa të vrarë, transmeton Klan Kosova.

//klankosova




