Kur e gjithë bota është solidarizuar me fatkeqësinë që ka ndodhur në Turqi me tërmetin, ku parashikohet të ketë mbi 20 mijë viktima, revista franceze “Charlie Hebdo” ka vendosur të ironizojë.
Në rrjetet e saj sociale ka botuar një karikaturë që ka shkaktuar një “lumë” reagimesh. Në karikaturën e publikuar në revistë, mbi ndërtesat e rrënuara shkruheshin fjalët: Tërmet në Turqi! Nuk ka nevojë as të dërgohen tanke…
Por karikatura nuk është pritur mirë, pasi komentet kanë qenë jo të mira për revistën dhe botuesit, ku shumë i shkruanin: Ku është humanizmi juaj?
Kjo nuk është hera të parë që revista franceze sulmon vendet me shumicë myslimane, por kjo është hera e parë që tallet me një fatkeqësi të tillë.
Burimi: GazetaDita.al