Charles Bukowski

Titulli: Charles Bukowski

E ndjeja stomakun te me lekundej si nje varke ne det me dallge. Isha keq fare, ndjehesha i padobishëm, me i trishtuar. Isha dashuruar me ate.
 
Titulli: Charles Bukowski

Mëso të mos e shkatërrosh me fjalë atë çfarë ke ndërtuar me heshtje
 
Titulli: Charles Bukowski

"Ndonjëher zgjidhja më e mirë është te flesh gjumë"

- "Charles Bukowski"
 
Titulli: Charles Bukowski

"Ne te gjithe jemi duke shkuar per te vdekur te gjithe ne,
اfare cirku ! Kjo vete duhet te na beje ta duam njeri-tjetrin
Por kjo nuk e ben .Ne jemi te terrorizuar dhe te rrafshuar nga
Trivialiteti ,ne jemi duke u ngrene nga asgjeja "
 
Titulli: Charles Bukowski

1526559_10152171434445575_671760429_n.jpg
 
Titulli: Charles Bukowski

The free soul is rare, but you know it when you see it - basically because you feel good, very good, when you are near or with them.

—Charles Bukowski
 
Titulli: Charles Bukowski

Femrat dhe macet gjithmonë do të bëjnë ç’të duan. Meshkujt dhe qentë duhet të qetësohen dhe të mësohen me idenë
 
Titulli: Charles Bukowski

If you're losing your soul and you know it, then you've still got a soul left to lose.

Charles Bukowski
 
Titulli: Charles Bukowski

"Ajo eshte e çmendur...por eshte magjia ime! ..Brenda zjarrit te saj nuk ka genjeshtra!"

|Bukowski|

##################################

Shpesh here duke u ndjere te vetmuar, perqafojme njerezit e gabuar!

Charles Bukowski
 
Titulli: Charles Bukowski

Se mos eshte vdekja qe ka rendesi
Eshte trishtimi, melankonia
Eshte habia
Njerezit e pakte qe qajne naten. Njerezit e pakte te mire.
-.-.-.-..-.-.-.-.-..-.
E doja
Por smund te beja asgje
Ose perkundrazi dicka kishte
Ndeza motorin dhe ika
-.-.-.-.-.-..-.-.-.-.-.

E gjeta veten duke ecur ne nje det me balte nen nje shi te imet
dhe mendova, dreqin, duhet te jem vertete i cmendur ashtu sic thone
se ndryshe pse do te vazhdoja te ecja ne kete balte?
 
Titulli: Charles Bukowski

Non aspettare la donna giusta. non esiste.
ci sono donne che riescono a farti provare qualcosa di più col loro corpo e con la loro anima,
ma sono esattamente le stesse che ti accoltelleranno proprio sotto gli occhi della folla.

------

Bisogna essere coraggiosi e anche un pٍ folli per aprire il cuore e donarlo a qualcuno.

----
...ridi sempre di gusto...
e non pentirti mai di qualsiasi cosa ti abbia fatto sorridere, oppure piangere.
.------
Le donne sono tutte diverse.Fondamentalmente sono una combinazione di quanto c'è di peggio e quanto c'è di meglio al mondo...magiche e terribili.
-------
Il mondo sarebbe un posto di merda senza le donne.
La donna è poesia.
La donna è amore.
La donna è vita.
Ringraziale, coglione.
 
Titulli: Charles Bukowski

"Non voglio incasinarti.." dissi "Non sono sempre gentile con le donne".
"Ma ti ho detto che ti amo".
"Non farlo. Non amarmi".
"Va bene " disse lei. "Allora non ti amo, ti amerٍ solo un pochino. Va bene cosi?".
"Molto meglio".
-------

Io continuo a ripetermi che non tutte le donne sono puttane, lo sono solo le mie.

-------
Non sono un grande, ma mi distinguo.
---------
Ci vuole un certo dosaggio, fra solitudine e folla. Un certo equilibrio ecco il trucco, per non finire fra quattro pareti imbottite.
-------
 
Titulli: Charles Bukowski

Gjithmonë, në këtë orë të vonë,
zbres të pi gotën e fundit dhe
e kundroj me një dashuri
të veçantë.
zakonisht kam pasur fat në makinën
time
dhe gotën e fundit e ruaj
për
zotat
që ma kanë dhënë këtë
fat.

dhe sonte, ose më mirë këtë mëngjes
të hershëm,
kam thënë me vete për herë
të parë : gota e fundit ?
e fundit
e fundit fare ?
ka për të ndodhur : ora e gotës
së fundit do të tingëllojë për të gjithë.

e çuditshme ta përfytyrosh këtë trup
të shtrirë aty, që nuk dëshiron
të pijë…
më kot do t’ia derdhni në
gojë
nada…
Chinaski ?
jo, ai s’është futur tek Alkoolikët Anonimë,
thjesht është ndalur
në vend : bingo !
ja
kështu !

megjith’ men’ ? e si mun’
t’shkrujë ? ka shkru gjithmon’
i pimë.

nuk shkruan
më…
e paska lonë ? shkërdhata,
të kom thon’ gjithmon’ se ish
kot fare !

ndërkohë, unë pi për
zotat…

shoh në mëngjesin e natës dhe
numëroj 8 tela telefoni
69 vite
2 pemë
dhe kaq
shoh…

s’mbetet më veç një gjysmë gote : një gllënjkë për
zotat, një gllënjkë për
mua…

dhe ja !

çfarë mirëkuptimi ! çfarë
fitore ndërkohë që muret më
mbështjellin
e që shkoj drejt dhomës
gëzim dhe muzikë
në thembra : e përsosura
gotë
e fundit
edhe
një herë.

(poezia per Tankun, dhe grupin e alkolisteve anonime)
 
Titulli: Charles Bukowski

You kissed Lilly

Ishte e mërkurë mbrëma. Programi i televizionit s’kishte qenë kushedi çfarë. Teodori ishte 56 vjeç. Margareta, e shoqja, 50. Ishin martuar që prej 20 vjetësh dhe s’kishin fëmijë. Tedi fiku dritën. Të dy ishin shtrirë në terr.
« Eh mirë, » tha Marga, « s’do të më japësh një puthje për të fjetur ?
Tedi psherëtiu dhe duke u kthyer drejt saj, i bëri një puthje të shpejtë.
« Kësaj i thua puthje ti ? »
Tedi s’u përgjigj.
« Ajo gruaja në televizor, a nuk t’u duk pak si Lili ? »
« Ku di gjë unë. »
« Po, e di ti e di. »
« Dëgjo, mos fillo prapë të flasësh kot. »
« Ti, ty s’të pëlqen kurrë të diskutosh. Më rri gjithmonë aty memec si një krap. Tani më thuaj të vërtetën. Ajo gruaja në televizor, a nuk i ngjante pak Lilit, si thua ? »
« Dakort. Kishte një ngjashmëri.
« Ajo të bëri të mendosh për Lilin, hë ? »
« Oh, Zot… »
« Mos u shmang ! Përgjigju pyetjes ! A të bëri apo jo ? »
« Po, vetëm një minutë… »
« Ishe i kënaqur ? »
« Jo. Dëgjo, Marga, këto gjëra kanë ndodhur para pesë vjetësh ! »
« Ska lidhje koha këtu. »
« E kam shprehur njëherë keqardhjen për këtë punë. »
« Keqardhje ! Po ti, e di ti ç’më ka bërë mua kjo ? Pa mendo pak sikur të kisha qenë unë me një tip tjetër ? ا’do të thoshe ti ?
« S’e di. Bëje dhe kështu do ta di. »
« Oh, lëre tani, e kënaqe ! Eshtë bërë përrallë ! »
« Marga, e kemi diskutuar këtë histori njëqind herë. »
« Kur bëje dashuri me Lilin, a e puthje siç më puthe mua tani ?
« Jo, nuk mendoj… »
« E si ia bëje ? Si ? »
« Oh Zot, mbylle tani ! »
« Si ? »
« Mirë, ishte ndryshe. »
« Si, ndryshe ? »
« Mhm, diçka e re. Isha i eksituar… »
Marga u ngrit ndenjur në shtrat dhe filloi të ulërasë. Pastaj u ndal menjëherë.
« Dhe kur ti më puth, mua, nuk të eksiton, hë ? »
« Jemi mësuar me njëri-tjetrin. »
« Por dashuria kjo është, të jetosh dhe të mplakesh së bashku. »
« Dakort. »
« “Dakort” ? ا’do të thotë kjo “dakort” ? »
« E kam fjalën, ke të drejtë. »
« S’po më tregon të vërtetën. S’do të më flasësh. Ke jetuar me mua gjithë këto vite. E di ti pse ? »
« S’jam i sigurtë. Njerëzit ngulen në ca gjëra, si në punë për shembull, e të tjera si këto. Ngulen. Ja që kështu është. »
« Do të thuash se të jetosh me mua është punë ? Në këtë çast, punë është ? »
« Hajt tani, nga fillimi… »
« Ja ! Po ia fillon prapë ! Eshtë një diskutim serioz ky ! »
« Kuptova. »
« Kuptove ? Bythec i poshtër ! Ti je duke fjetur ! »
« Marga, ç’do ti që të bëj unë ? Kanë kaluar shumë vite ! »
« Mirë, po ta them ç’duhet të bësh ! Dua të më puthësh si Lilin ! Dua të më pallosh si Lilin ! »
« S’mund ta bëj këtë… »
« E pse ? Sepse nuk të eksitoj aq sa Lili, hë ? Sepse nuk është diçka e re, hë ? »
« Lili mezi më kujtohet e ti më… »
« Të kujtohet shumë mirë, mos thuaj… Mirë, s’të detyroj të më pallosh ! Vetëm më puth si Lilin ! »
« Oh Zot i madh, Marga, të lutem lëre më, të lutem ! »
« Dua të di përse kemi jetuar bashkë gjithë këto vite ! Mos vallë e kam çuar kot jetën time ? »
« Kjo iu ndodh të gjithëve, pothuaj të gjithëve. »
« اfarë ? Të çojnë jetën e tyre dëm ? »
« Po, kështu mendoj. »
« Vetëm ta dish sa më je neveritur ! »
« Do të ndahesh ? »
« Nëse dua të ndahem ? Oh Zot, çfarë guximi ! Ti e ke hedhur jetën time në erë dhe tani më pyet nëse dua të ndahem ! Jam 50 vjeçe ! Të kam dhënë jetën time ! Nga do t’ia mbaja tani ? »
« Prapa djallit vafsh ! Ma lodhe shpirtin. S’të duroj dot më, pordhace muti ! »
« Pa ktheje nga vetja, po sikur të isha marrë unë me një tip tjetër ? »
« Ah sa do të kisha dashur ! Do të kisha dashur që të kishe qejf ta bëje ! »
Teodori kishte mbyllur sytë. Margareta qante. Jashtë lehte një qen. Dikush përpiqej të ndizte makinën. Bënte 35°C në këtë qytet të vogël të Illinois. James Carter ishte presidenti i SHBA-ës.
Teodori zuri të gërhasë. Margareta shkoi tek sirtari i fundit i garderobës dhe nxori që andej një revolver. Ishte i mbushur. U kthye në shtrat pranë të shoqit.
Margareta e shkundi. « Ted, i dashur, po gërrhet… »
E tundi dhe një herë.
« اfarë… ? » mërmëriti qejfprishur Tedi.
Ajo ia hoqi siguresën revolverit, e futi tytën nën brinjët e të shoqit dhe tërhoqi këmbëzën. Shtrati u drodh dhe ajo e tërhoqi revolverin. Tedi bëri me gojë një si zhurmë pordhe. Nuk dukej se vuante. Vrima ishte e vogël dhe s’kishte shumë gjak. Margareta e drejtoi revolverin nga krahu tjetër i gjoksit të Teodorit. E shkrehu dhe një herë. Kësaj radhe, as gëk as mëk. Por ai vazhdonte të merrte frymë. Ajo e vështroi. Gjaku filloi të rridhte. Qelbej erë.
Tani që ai ishte duke vdekur, ajo ndjente pothuaj dashuri për të. Por Lili, kur ajo mendonte për Lilin… gojën e Tedit mbi të sajën, dhe tërë pjesën tjetër, atëherë donte t’ia hiqte dhe një plumb tjetër… Tedi dukej gjithmonë shumë krenar me pulovrën e tij me jakën golf, dhe e jeshilta i shkonte shumë mirë ; edhe kur pirdhte në shtrat, kthehej gjithmonë përpara – nuk kishte pjerdhur kurrë mbi një vend të caktuar të anatomisë së saj. Rrallë mungonte në punë. Nesër, s’do të ishte atje…
Margareta qau një copë herë dhe pastaj e zuri gjumi.
Kur Teodori u zgjua, pati përshtypjen se ishte ngujuar mes dy duajve kashtë dhe kallëzat ia shponin lëkurën. S’ndjente dhimbje. I solli duart mbi gjoks dhe pastaj i ngriti lart nën dritën e hënës. Duart ishin plot gjak. Mbeti i shushatur. Vështroi Margaretën. Po flinte ; në dorë, mbante revolverin. E kishte mësuar ai si të qëllonte, që të ndihej në siguri.
U ngrit ndenjur dhe gjaku filloi të rridhte edhe më shpejt nga dy vrimat në kraharor. Margareta e kishte qëlluar ndërsa ai po flinte. Për shkak të atij pallimit me Lilin. Madje s’kishte arritur as në orgazëm me Lilin.
Mendoi, jam pothuaj i vdekur, por nëse arrij të largohem nga gruaja ime, mbase mund t’ia hedh lumit.
Teodori zgjati dorën ngadalë të hiqte revolverin nga gishtat e mbledhur të Margaretës. Siguresa ishte ende e hequr.
Nuk dua të të vras. Dua thjesht të iki. Them se ka rreth 15 vjet që kam dëshirë t’ia mbath.
E mori revolverin dhe e drejtoi mbi kofshën e Margeretës, në këmbën e majtë. Qëlloi.
Margareta ulëriti dhe ai ia mbylli gojën me dorë. Priti disa çaste dhe pastaj e hoqi dorën.
« ا’bën kështu, Teodor ? »
Ai e drejtoi tytën nga kofsha e Margaretës, kësaj here në të djathtën. Qëlloi. Ia mbyti përsëri ulërimën duke ia mbyllur gojën me dorë. E la kështu ca çaste, pastaj e tërhoqi. « Ti ke puthur Lilin », tha Margareta.
Mbeteshin ende dy plumba. Tedi drejtoi trupin dhe pa vrimat në gjoks. Ajo e krahut të djathtë nuk nxirrte më gjak. E majta lëshonte herë pas here një curril të hollë gjaku, të hollë sa një gjilpërë.
« Do të të vras ! » tha Marga e shtrirë mbi shtrat.
« Ti do vërtet të më vrasësh, kështu ? »
« Po, po ! Të jesh i sigurtë për këtë ! »
Tedi ndihej i dobët dhe koka i vinte vërdallë. Po ç’dreqin bënin policët ? Me siguri që i kishin dëgjuar të shtënat. Ku mutin ishin ? Mos vallë askush s’i kishte dëgjuar këto krisma ?
Ai pa dritaren. Qëlloi në dritare. Po bëhej gjithnjë e më keq. Ra në gjunjë. U zvarrit ashtu drejt një dritareje tjetër. Qëlloi përsëri. Plumbi bëri një vrimë të rrumbullakët në qelq, që nuk u thye. Një vello e zezë i kaloi para syve dhe pastaj u kthjellua.
Duhet ta flak këtë revolver !
Teodori mblodhi ç’mund të mblidhte nga energjitë e veta dhe e flaku revolverin nga dritarja. Qelqi u thye por arma ra brenda…
Kur erdhi në vete, e shoqja i kishte hipur përsipër. Ajo rrinte vërtet në këmbë mbi dy këmbët e veta që ai ia kishte qëlluar. Dhe po mbushte revolverin.
« Do të të vras », tha ajo.
« Marga, për hir të qiellit, dëgjo ! Të dua ! »
« Ha dhé tani, qen rrenacak ! »
« Marga, të lutem… »
Teodori filloi të zvarritet në drejtim të dhomës tjetër.
Ajo e ndiqte nga pas : « Kështu, hëëë ? të eksitonte të puthje Lilin zotrote, hëëë ? »
« Jo, jo ! Nuk më pëlqente ! Ma shpifte ! »
« Do të ta pastroj turirin e fëlliqur nga ato buzë që puthin !
« Marga, Oh Zot ! »
Ajo e vendosi tytën mbi gojën e Tedit.
« Na, merre dhe një puthje ! »
E tërhoqi këmbëzën. Plumbi ia shkoqi një pjesë të buzës së sipërme dhe një copë kockë të nofullës. Por ai ende s’e kishte humbur vetëdijen. Dalloi njërën prej këpucëve të veta mbi parket. Duke i mbledhur edhe një herë forcat, e flaku këpucën nga dritarja. Qelqi u thye dhe këpuca ra jashtë.
Margareta e drejtoi revolverin nga gjoksi i saj. Qëlloi…
Kur policia erdhi më në fund, Margareta ishte ende në këmbë me revolver në dorë.
« Mbaroi, zonjë, mbaroi, uleni revolverin ! » tha njëri prej policëve.
Teodori kërkonte ende të largohej duke u zvarritur. Ajo e drejtoi revolverin mbi të, qëlloi por doli huq.
Pastaj u shemb përtokë në këmishën e natës, të purpurt.
« Oh Zot, po ç’ka ndodhur këtu, zotëri ? » pyeti një polic.
Teodori ktheu kokën. Goja e tij s’ishte tjetër veçse një njollë e përgjakur.
« Skërr, » tha Teodori, « skërr… »
« Ah këto skena çifti, ma shpifin » i tha një polic shokut të vet në krah, « me të vërtetë, gjë e shpifur… »
« Po », tha tjetri.
« Madje sot në mëngjes, jam grindur pak me gruan. ا’nuk bën vaki, nuk i dihet kurrë. »
« Skërr… » tha Teodori…
Lili ishte në shtëpi të vet. Po shikonte një film me Marlon Brando në televizion. Ishte vetëm. E kishte dashur gjithmonë Marlonin. Lëshoi një pordhë të vogël. Pastaj ngriti fustanin dhe filloi të prishej.
 
Titulli: Charles Bukowski

Une po lexoj Femrat te Bukowskit,ma ka shpif kompjet....nuk me terheq me
 
Titulli: Charles Bukowski

Une po lexoj Femrat te Bukowskit,ma ka shpif kompjet....nuk me terheq me

Nqs e njeh Bukowski vetem nga disa fjale te famshme te tijat normal.
Perderisa fjalit jane te zgjedhura smund te tregojn shume per menyren
e tij te shkrimit. Si e prisje kshu romantik e? Dhe gjete nje bote cruel e :)

Mos lexo libra per famen e tyre, shiko njehere permbajtjen, kritikat.. :)
 
Titulli: Charles Bukowski

Nqs e njeh Bukowski vetem nga disa fjale te famshme te tijat normal.
Perderisa fjalit jane te zgjedhura smund te tregojn shume per menyren
e tij te shkrimit. Si e prisje kshu romantik e? Dhe gjete nje bote cruel e :)

Mos lexo libra per famen e tyre, shiko njehere permbajtjen, kritikat.. :)
Nuk prisja te lexoj :bera sh...rr,piva birr
 
Titulli: Charles Bukowski

Mqs jemi ketu ,

" Te sundosh mendjen e nje femre
Eshte vesi i nje Intelektuali ,

Te gjithe te tjeret kenaqen me trupin "

/ Ch . BUKOWSKI /
 
Titulli: Charles Bukowski

"Zogu Blu"

ka një zog blu ne zemrën time që
do të dalë jashtë
por unë jam shumë i ashpër me të,
unë them, rri aty,
nuk do të lejoj askënd të t’shohë.

Ka një zog blu në zemrën time që
do të dalë jashtë
por unë i hedh uiski dhe thith tym cigareje
dhe Rrugaçet, dhe baristët
dhe shitësit e ushqimoreve
kurrë nuk e dinë që ai është aty.

Ka një zog blu në zemrën time
që do të dalë jashtë por unë jam shumë i ashpër me të, unë i them, rri aty,
do që të më bësh lëmsh
do që të më çosh për lesh gjithë punën?
do që t’i marrë lumi shitjet
e librave të mi në Europë.

Ka një zog blu në zemrën time që do të dalë jashtë
por unë jam shumë i zgjuar, e lë të dalë
vetëm ndonjëherë netëve
kur të gjithë flenë.
Unë them, e di që je aty
kështu që mos u trishto
dhe e fus brenda sërish.

Por ai po këndon pakëz atje
nuk e kam lënë të vdesë përfare
dhe ne flemë bashkë ja ashtu
me paktin tonë sekret
dhe është boll bukur
të bësh një burrë
të qajë, por unë
nuk qaj, qan ti?
 
"Mos më sillni asnjëherë një Rrugaçe. - u them shokëve. Do të dashurohem tek ajo."
Charles Bukowski
 
"Unë zgjohesha nga ora dhjetë e gjysëm. Shtrirë e pija kafen dhe fërgoja ndonjë vezë, pastaj luaja me qenin, lëpihesha me gruan e re të mekanikut që jetonte në një oborr me ne, flirtoja me striptizeten që jetonte karshi nesh. Shkoja në hipodrom rreth orës 1 dhe kthehesha me fitim, dhe pastaj bashkë me qenin në stacionin e autobusave e pritnim atë që të vinte nga puna. Kjo ishte një jetë e mirë!"
_ Charles Bukowski
 
Unë të doja ty si një mashkull që e don një femër që nuk e prek kurrë, vetëm i shkruan, i ruan ca fotografi..."
Charles Bukowski
 
Mi paskeni thene te gjitha edhe ato qe kisha edhe ato qe nuk i kam patur :p

Eshte krishtlindje perj fundit te tetorit.
Ndricimet fillojne si gjithmone me heret,
njerzit jane gjithmone me fikur.
Une do te deshiroja nje dhjetor
me drita te fikura dhe me njerz te ndezur.
 
"Në një farë mënyre unë jam romantik; kur i them një femre se është Rrugaçe, në gjuhën time ajo është femër që don vetëm një mashkull dhe vetëm një. Dhe unë e përdor atë shprehje nga dashuria."
Charles Bukowski
 
"Tani ekzistojne kumpjuterat
akoma me shume kompjutera

Se shpejti te gjithe do ta kene nga nje,
edhe femijet 3 vjec do te kene kompjutera
dhe te gjithe do te dijne gjithcka
per gjithe te tjeret
shume me perpara se te takohen
dhe keshtu nuk do te duan me te takohen.
Asnjeri nuk do doj te takoj me askend
dhe keshtu do te behen te gjthe te vetmuar
ashtu si jam une tani.
 

Attachments

  • Oggi-ci-sono-i-computer-e-ancora-più-computer...jpg
    Oggi-ci-sono-i-computer-e-ancora-più-computer...jpg
    52.6 KB · Shikime: 64

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top