Champions League, kompletohen grupet, kalojnë Salzburg, Sheriff dhe Shakhtar

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
CHAMPIONS-KOMPLETOHEN-GRUPET_frame_148-1100x620.jpg
Grupet për edicionin e ri të Champions League janë gati, dhe presin vetëm shortin. “Play off” dha verdiket e fundit këtë mërkurë, me Salburg, Sherif Tiraspol dhe Shakhtar Donjets që iu bashkuan 32 skuadrave më të mira.

Ukrainasit, të cilët janë një klub me traditë në grupet e Champions, u kualifikuan me shumë vështirësi përballë Monaco. Pasi fituan 1-0 në Francë, Shakhtar e pa veten në disavantazh në ndeshjen e dytë, me Monako që arriti të përmbysë rezultatin e përgjithshëm me Ben Jeder.

Gjithcka po shkonte mirë për Monegaskët deri në minutën e 74 kur Marlos vendosi barazpeshën, ndërsa në minutën e 114 të shtesës, autogoli i Agilar i dha fund përpjekjeve të francezëve për tu kualifikuar.

Sheriff Tiraspol është surpriza e këtij edicioni në Champions. Skuadra moldave, që në turin e parë eliminoi klubin shqiptar të Teutës, arriti ta menaxhojë si duhet fitoren e parë përballë Dinamos së Zagrebit dhe ja doli të kalojë në grupe, me një barazim pa gola në përballjen e dytë.

Mes 32 më të mirave të këtij edicioni është janë dhe austriakët e Salzburg që u konfirmuan edhe në transfertë ndaj Danezëve të Brondbit duke fituar me të njëjtin rezultat 2-1.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top