Champions League, dueli i sheikëve dhe miliardave, PSG sfidon Manchester City

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
psg-1100x620.jpg
Mund të jetë gjysmëfinalja më e shtrenjtë e luajtur ndonjëherë në Champions League. Paris Saint Germain përballet Manchester City në atë që mund të cilësohet edhe si beteja e sheikëve.

Luhet sot në mbrëmje gjysmëfinalja tjetër e Champions League, ajo mes dy skuadrave që kanë shpenzuar më shumë miliona gjatë dekadës së fundit, vetëm dhe vetëm për të mbërritur në këtë pikë të turneut, dhe tashmë pse jo për të siguruar finalen dhe për të rrëmbyer trofeun.

Sfidë më vete, është edhe ajo mes dy sheikëve, Mansur dhe Al Kelaifi, pasuria e të cilëve arrin në total, 29 miliardë dollarë, 21 për pronarin e anglezëve dhe 8 miliardë dollarë për atë të francezëve.

Plot optimizëm pasi kanë eliminuar me herët Bajernin e Mynihut, kampionët e Francës janë pritës në 90 minutëshin e parë. Paris ka ende llogari të hapura në kampionat, madje rrezikon titullin teksa kur kanë mbetur edhe katër javë për t’u luajtur, Lig On, kryesohet nga Lilë që ka një pikë më shumë në klasifikim.

Përballë, është Manchester City i Pep Guardiolës, për të cilët kjo është gjysmëfinalja e dytë në historinë e klubit në Champions. Sitizens kërkojnë t’i shkojnë deri në fund turneut dhe i kanë të gjitha shanset si e vetmja skuadër e pamposhtur e këtij edicioni. Për më tepër që titulli në Angli është kapitull i mbyllur për qytetarët. PSG dhe City janë përballur vetëm një herë në Champions, në çerekfinalet e vitit 2016, dhe atëherë ia dilnin francezët të kualifikoheshin.

A2news.com
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top