Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ch. League, Arsenali kërkon të hakmerret ndaj Dortmund

UEFA Champions League i drejtohet raundit të katërt për të marrë disa përgjigje që mund të jenë vendimtare për fatin e shumë skuadrave pretendente për të kapur fronin e Europës këtë sezon.
2zj9o2g.jpg
Në 8 ndeshjet e kthimit të 4 grupeve të mbetura, do të luhen fatet e sezonit për shumë prej pjesëmarrësve ku më e nxehta është ajo e “Signa Iduna Park” mes Borussias së Dortmundit dhe Arsenalit. Londinezët vijnë me kockë të thyera në këtë sfidë ku do të kërkojnë të rrëmbejnë çfarë të munden për të mos lejuar rivalët të shkëputen në renditje. Humbja në “Emirates” jo vetëm që nuk është fashitur por rrezikon të prishë llogaritë e Arsene Wenger, skuadra e të cilit kryeson bindshëm në Premier League.

Nga ana tjetër, vendasit kanë komoditetin të luajnë një 90 minutësh pa presionin e rezultatit sepse kalendari flet në favor të tyre. Në 3 ndeshjet e fundit, 2 do t’i luajnë në shtëpi dhe kjo e avantazhon dukshëm skuadrën e Jurgen Klopp që ashtu si Napoli e Arsenali ka grumbulluar 6 pikë. Në përballjen tjetër, të kaltërit e Rafa Benitez e kanë të detyruar fitoren me Olympique Marseille, për të fituar kreditet e nevojshme në garën për një vend në fazën tjetër. اdo rezultat tjetër do të vendosë seriozisht në dyshim ecurinë e Napolit për më tej. Një tjetër grup interesant është edhe ai ku Barcelona dhe Milani do të zbresin në “Camp Nou” këtë herë për të sqaruar sërish llogaritë e lëna në mes me barazimin e Milanos. Skuadra e Martinos vazhdon të mos bindë me lojën e saj dhe në këtë aspekt duhet t’u trembet kuqezinjve që më shumë se një paraqitje dinjitoze, kërkojnë të marrin pikë nga Katalonja për t’u vendosur përkohësisht kapakun polemikave që kanë plasur pas disfatës ndaj Fiorentinës.

Po në grupin H, Ajaksi pret Celtic në një sfidë ku dy skuadra luftojnë për vendin e dytë. Kampionët e Holandës kërkojnë revansh pasi numërojnë vetëm një pikë në 3 ndeshjet e para, ndërsa skocezët mund të hedhin kandidaturën për kualifikimin në fazën tjetër nëse dalin me xhepat plot nga “Amsterdam Arena”. Grupi E propozon një tjetër përballje anglo-gjermane ku Chelsea kërkon vazhdimësinë pas atij starti katastrofik ndaj Baselit, ndërsa Schalke synon të mbajë sa më larg Baselin që pret në shtëpi Steauan e Bukureshtit. Në Grupin G, Atletico Madrid pret Austria Wien për të betonuar kualifikimin sepse një sukses i mundshëm do ta ngjiste skuadrën e Simeones në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Zenit dhe Porto luajnë një 90 minutësh ku fituesi do ta ketë më të lehtë misionin për të siguruar vendin e dytë.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back