Çfarë nuk dinit për Mikelanxhelo.

Lauri

Anunnak
Ajo çfarë ishte tjetër Michelangelo

Ishte sa i jashtëzakonshëm si krijues, aq dhe hileqar dhe shpirtngushtë, sa i talentuar si mjeshtër aq dhe i zakonshëm si produkt i kohës. Jetoi 89 vjet dhe punoi për krijimet artistike të jashtëzakonshme deri në vdekjen e tij, në Romë më 18 shkurt 1564. Kishte jo vetëm një ambicie e pakufishme artistike, por edhe një autonomi të mendimit, që nuk ka të barabartë, dhe jo vetëm në shekullin e gjashtëmbëdhjetë. Michelangelo ishte artisti më i paguar dhe i admiruar i Rilindjes. Vetëm Raphael ishte ai që e lëkundi pozitën e tij dominuese, për fat të keq për një periudhë të shkurtër, sepse vdekja e tij do ta rivendoste Michelangelo sërish në pozita të pacënueshme të kreut.
Te mjeshtri dallonte miti i gjeniut intolerant, të pazgjidhshëm, të papërmbajtshëm, një mospranues i egër i bashkëkohësve të tij.
Për para ai ishte në gjendje të bënte gjithçka, edhe të dilte nga vetja. Ishte i vetëdijshëm se çfarë tipi dhe karakteri refuzues ishte. Më shumë se me mjeshtrat bashkëkohës të tij, ai duhej të pajtohej, duke e ulur paksa hundëpërpjetjen për t'u shërbyer klientëve, politikanëve dhe autoriteteve fetare, qeset e të të cilëve peshonin rëndë. Pavarësisht se ishte një talent i jashtëzakonshëm, një gjeni në kuptimin e plotë të fjalës, kishin ca dobësi që e "përndoqën" deri në varr, ata ishin lakmia dhe koprracia, të cilat e çuan atë disa herë të mashtronte dhe të përdorte lojëra të dyfishta që nuk përputhen me papajtueshmërinë e tij shprehëse. Por në fund të fundit, në punë, ai gjithmonë zbulonte veten të jetë i lirë, më i fortë se çdo kushtëzim.
Albert Vataj
FB_IMG_1616442938314.jpg
(Portreti i Mikelanxhelos, nga Daniele da Volterra (1509-1566), nxënës dhe mik i mjeshtrit deri në vdekjen e tij.)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top