Cfare ju beri nostalgjik sot?(ose dhe dje) :P

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Nje hap i qete ne park,ne kufje nje kenge,nje gjethe vjeshte qe puth token...
Nje diell i kuq vjeshtor,puth rete e kuqrremta ne perendim,
nje mendim shkeputet,dhe keshtu behemi pjese e nje mendimi nostalgjik....momente,kujtime,peisazhe,,,,,,
Mua disa foto qe i pash qe pare....mu duke sikur e djeshmja trokiti dhe me pershendeti me te njejten butesi,dashuri te atyre momenteve, vite me pare. :))


1700318132399.png
 
Ka momente qe me duket sikur jetoj ne kohen e femijrise,muaji Dhjetor zakonisht gjithnje me udhton ne ate kohe,pastaj shpesh here gjendem neper faqet e jetes,dhe me ngjallen kujtime shpirti,dhe mbushem lumturi,dhe pse nuk do mundem ti perseris nga afer kurre me tilla momente,qesh me veten tek pa kuptuar imitoj ne shume veprime tim AT,qe dikur qeshja kur ai i bente. :))
Jeta!!
 
Ky reel 😢
Mu kujtua gjyshja ime ( nëndaja) , sa mall te madh kam për të, sa here kisha shqetësime ajo më gatuante gjëra aq të thjeshta por si me magji më kalonte çdo siklet. Ajo aroma e saj era borzilok që më mbushte shpirtin sa here e përqafoja, ato mollzat e saj që i kishtë më të bukura se ato që i bëjn tani me botox
Ah gjyshet jan shërim shpirti ♥️
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://www.instagram.com/reel/C2fk7PQMDaA/?igsh=bWducDh2MjFyOHh2
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top