Cfare ju acaron ne boten e virtualitetit?

Helloo Folks ^_^ Erdha una prap me 1 teme tjeter e gjeneruar nga bisedat ne pergjithsi :D (pra nuk eshte teme origjinale e imja)


Ideja eshte ketu, qe u lodhem duke shprehur sa gjera te bukura e sa mire ja kalojme me njeri tjetrin, por puna eshte qe ndonjehere edhe acarohemi e na merzit ndonje gje, apo na ben pershtypje si fenomen virtual.. Ju tani, cfare ju merzit me teper, cfare nuk ju pelqen, cfare do donit te mos egzistonte?? Etj etj :D


Mua psh. nder vite me ka bere pershtypje shuuume ky fenomeni:
1- Dje XY persona ishin shpirt e zemer, dhe pas ca ditesh kthehen ne armiq e nuk lene gje pa share. :oops: (pershtypje)
2- S'me pelqejne fare shakate banale, apo sharjeeeeet. I urrej!🙊🙈🙉 (acarim)
3- Hatermbetjet dhe qe ikin nga forumi me lajmerime. 🙋‍♂️haha.🙋‍♀️ Mbaj mend para shume vitesh kur iknin hapnin teme: Po e leme forumin per XY arsye, dhe pastaj vinin prap pas ca muajsh! Dhe pastaj prap hapnin teme qe po iknin, e prap ktheheshin. (pershtypje)
4- S'me pelqen po ashtu kur kapen kot me anetare me nxjerre merzine apo problemet e tyre.🏑🏸🏓🥅 (pershtypje)
5- Kur devijojne diskutimet, "kon e kon" vetem qe tmos pranojne se ja fusin najher kot. loolloollool (acarim)
6- Plotesojini vete tani se s'do i rreshtoj te gjitha une! 😁 lool


p.s.1. Se mos mendoni: Kush e ka merzit Solin qe po hap kete teme? Po ju bej paraprite: Asnje po kot per hir te diskutimit!😇
p.s.2. mund te bej pjese dhe vete tek pikat siper ;p:unsure:
 
Redaktimi i fundit:
Thashethemet lart e poshtë. I transformojnë dhe bëjnë sikur ta dinë jetën përtej forumit.
Kur ndajmë diçka në momente dobësie, e marrin për viktimizim dhe të godasin me kunja dhe ironi.
Grupet që ndahen dhe sillen si gango a thua ta kanë jetën në dorë.
Mënyra arrogante e stafistëve, fakti që kanë një komandë plus, i bien gjoksit, duke lartësuar veten dhe ulur userat kur nuk kanë kulturën e debatit.
Etj etj
Njerezit pa kellqe i bejn kta . Qe skan jete reale dhe merren me jeten e te tjereve .
Ne djall shkofshin po he e kam then njerez si réal si virtual kush ben keq do e paguaj nje dite .
 
Thashethemet lart e poshtë. I transformojnë dhe bëjnë sikur ta dinë jetën përtej forumit.
Kur ndajmë diçka në momente dobësie, e marrin për viktimizim dhe të godasin me kunja dhe ironi.
Grupet që ndahen dhe sillen si gango a thua ta kanë jetën në dorë.
Mënyra arrogante e stafistëve, fakti që kanë një komandë plus, i bien gjoksit, duke lartësuar veten dhe ulur userat kur nuk kanë kulturën e debatit.
Etj etj
He se ato "gangot"kanë kohë që kanë ikur me gjithë stafin "arrogantë". 😜
 
Ahaaa mundët.

Se unë zakonisht shprehem për forumin që ndodhem në moment :p
Po qe ke filluar po me hyn ne zemer ti 😜
Sa gabim kam bere , qe s te doja ne ate kohe qe mbase me doje edhe ti 😁
Kuptova gje apo prap hic ? 🤣
 
Top