Çfarë i ndodh trupit tuaj, kur e urreni punën

Kur-urren-punen.png

Të gjithë kanë ditë të këqija në punë, por punonjësit duhet të tregohen të vëmendshëm, në mënyrë që kjo ditë e keqe të mos kthehet në diçka rutinë dhe të ndodhë vazhdimisht.

Një gjë e tillë nuk do të ketë pasoja vetëm mbi ecurinë dhe rezultatet në punë por mbi të gjitha në shëndetin tuaj.

Puna toksike është një problem që si punëdhënësit ashtu edhe punonjësit duhet ta marrin më seriozisht. Jeffrey Pfeffer, një profesor i sjelljes organizative në Stanford, i cili shkroi librin “Dying for a Paycheck”, zbuloi përmes kërkimeve të tij se menaxhimi i dobët në kompanitë amerikane shkaktonte deri në 8 për qind të pasojave shëndetësore tek punonjësit dhe rreth 120,000 vdekje çdo vit.

Trupi juaj e zbulon përpara jush se puna që po bëni nuk është e duhura për ju sepse ajo është shkaktarja e stresit dhe simptomave të tjera që po përjetoni.

Nuk mund të flini

Një ndër gjërat që do të dëgjoni më shpesh është “net pa gjumë”, tha psikologia klinike Monique Reynolds nga Qendra për Ndryshimin e Gjendjes së Ankthit dhe Sjelljes, me bazë në Maryland. “Njerëzit janë shprehur se ose nuk arrijnë të flenë ose pasi i zë gjumi, zgjohen menjëherë. Ata zgjohen duke menduar për listën me punë që duhet të përfundojnë”, tha psikologia.

Dhembje koke

Ku ju e konsideroni vendin e punës si një “zonë rreziku”, të gjithë muskujt e trupit tensionohen. Sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, dhembjet kronike në qafë, shpatulla dhe kokë mund të shoqërohen me migrenë dhe të shkaktojnë lëvizje të tensionit.

Dhembje muskujsh në përgjithësi

Kur puna juaj është toksike, mund të duket sikur po luftoni me një tigër gjatë kohës që ndodheni në tryezën tuaj të punës. I ndodhur vazhdimisht nën një trysni të lartë, truri dërgon në të gjithë organizmin e trupit tuaj hormone të stresit. “Sistemi nervor do të jetë vazhdimisht nën presion dhe asnjëherë i qetë, në një mjedis pune toksik”, tha znj. Reynolds.

Shëndeti mendor përkeqësohet

Znj. Reynolds vuri në dukje se stresi i lartë mund të ndikojë në përkeqësimin e shëndetit mendor.

Dikush që mund të jetë vazhdimisht i shqetësuar nga një mjedis pune toksik mund të përkeqësohet me kalimin e kohës, gjë që ndikon padyshim edhe në shëndetin mendor.

Sëmureni më shpesh

Nëse jeni duke u sëmurë vazhdimisht, merrni parasysh se si ndiheni në punën tuaj. Një numër i madh kërkimesh tregojnë se stresi kronik mund të rrezikojë sistemin imunitar, duke ju bërë më të prekshëm ndaj sëmundjeve.

Ndiheni vazhdimisht të lodhur

Puna toksike mund të krijojë një cikël të tillë që të na bëjë të ndihemi vazhdimisht të lodhur. Studiuesit thonë se punonjësit nuk reagojnë njësoj ndaj një mjedisi pune toksik, por lodhja është një prej simptomave që të gjithë punonjësit mund ta ndiejnë.

Disa simptoma të tjera që shkaktohen si pasojë e një mjedisi pune toksik janë: dhembje stomaku, ndryshime në oreks etj.

Çfarë mund të bëjmë për ta ndryshuar situatën:

Bëni pushime herë pas here. Duke qenë se trupi juaj është në gatishmëri të lartë për t’ju mbrojtur nga kërkesat e paarsyeshme dhe shefat e këqij, duhet të pushoni për ta rimarrë veten.

Ose, largohuni! Shikojini të gjitha simptomat e mësipërme si paralajmërim që ju duhet të kërkoni për një punë të re. / Huffington Post.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top