Cfare gjuhe flisnin pellazget?

Patjetër që grekët nuk kanë mohuar pellazgët që ishin para tyre sepse i takonte të mohojnë vetveten por nuk kuptoj pse ne si popull citohemi shumë pak sesa duhet në histori .
 
Kane shkruar shume autore te ndryshem por ne skemi akademi shkencash ashtu dhe si edhe paraardhesit tane e kane pasur mendjen ke lufta jo ke pena.
Marla mese e vertete. I vetmi problem eshte qe shqiptaret ende se kane kuptuar kete gje.
 
Patjetër që grekët nuk kanë mohuar pellazgët që ishin para tyre sepse i takonte të mohojnë vetveten por nuk kuptoj pse ne si popull citohemi shumë pak sesa duhet në histori .

se me bere te hap librat e puhurosur tani te rifreskoj kujtesen :p
problemi eshte qe greket na kane vjedhur historine

Gjuha pellazge nuk eshte hipoteze sic e quajne por eshte nje gjuhe qe vete autoret e lashte antike si Dionisi i Halikarnasit, Polibi Straboni Herodoti apo Tuqididi POHOJNE qe: Pellazget banonin ne kete vend qe do te behej greqia perpara mberritjes se heleneve - se Pellazget flisnin gjuhen barbare dmth jo greke se ata ishin me zanafille te nje etnie joniane ...

Atehere perse studiuesit nuk perqasin gjuhen mikeniane hipotetike (gjuhen parahelene) me pellazgjishten e lashte me dialektin gege te veriut dhe me shqipen e sotme qe te zgjidhet ky mister perfundimisht?

Ne kohen e dikatures komuniste nuk pati asnje interes per te hedhur drite mbi keto fakte qe gjejme neper literatura te ndryshme madje as tani, akademiket tane te nderuar te shkencave jane aq te zene me idiotesira dhe nuk kane kohe te merren me ceshtje te rendesishme si kjo dhe mjaftohemi vetem me shkrimet qe bejne te huajt per ne.

Xhanem dhe pellazget parardhesit tane te njejten gje kane bere jane marre me ndertime art lufte etj por kane harru gjene me kryesore harruan te dokumentojne me shkrim egzistencen e tyre ne brezat qe do vinin me vone. Ose ndoshta parashikuan levizjen e lire dhe nje bote pa kufinj shteteror dhe thane hajd mo ska cna duhet



Zhan Klod Faveirial - Historia e Shqiperise ft 41


Ne pergjithesi eshte pranuar se Shqipetaret i perkasin races pellazgjike - thote Kantu (vell 1 fq. 544)Pellazget ishin shume me te lashte per greket, me te lashtet, te cilet perbenin nje race mitike, si Titanet dhe Ciklopet. Por. historia e tyre na eshte percjelle ecse nga pushtuesit e tyre. Gjithashtu, shfaqen ne traditat klasike, si nje sfond i erret qe i humbet veshtrimit.
Nuk eshte pra e cuditshme qe autoret greke i pershkruajne ata si barbare. "

Por pergjigjet Kantu - faktet deshmojne se pellazet sollen ne greqi jo vetem disa arte,por nje sistem te tere besimi, artesh dhe germash.Ajo ishte nje race po aq bujare sa dhe e pafat.Gjuha e tyre me e ngjashme me latinishten se sa me greqishten u ruajt ne dialektin eolian dhe ne ate epirot qe helenet i cilesonin si barbare. "

- Ne disa treva te greqise, aq me teper ne epir, gjenden gjurme te mbizoterimit dhe qyteterimit te pellazgeve. 45 qytete ofrojne rrenojat e ndertimeve pellazgjike. Midis ketyre qyteteve permenden: Dodona Efiri Ambrazia Elateu Pandozia Buketi etj (Saktesim i historise se lashte nga Poirson dhe Cayx fq 195)

- Ne fjalorin e tyre te historise, Dezobri dhe Bashele thone: - Gjithcka deshmon ne Thesali vendqendrimin e Pellazgeve majat ne shpatet lindore te Pindit jane te rrethuara nga muret e tyre masive, dhe fusha e Peneut qe me sa duket ka qene e kultivuar se pari prej tyre, dhe qe quhet nga Homeri Argosi pellazgjik.Larisa ze qendren e nje pellgu te pasur ku dhe ndeshen fragmente te xhadeve dhe digat, me te hershme te koheve se helenet. Treva me qendrore dhe me pjellore e vendit ka mbajtur emrin Pellazgjiotide....
 
Patjetër që grekët nuk kanë mohuar pellazgët që ishin para tyre sepse i takonte të mohojnë vetveten por nuk kuptoj pse ne si popull citohemi shumë pak sesa duhet në histori .

Ky po qe eshte i koment i qelluar! Madje, do doja qe te hapej i teme pikerisht lidhur me komentin qe ke bere; Perse per ne si popull historia flet fare pak?

Qe, une, per vete, besoj, ka shume te beje me kryesisht dy faktore; armiqte tane shekullor dhe analfabetizmin.
 
Patjetër që grekët nuk kanë mohuar pellazgët që ishin para tyre sepse i takonte të mohojnë vetveten por nuk kuptoj pse ne si popull citohemi shumë pak sesa duhet në histori .

Sepse ne kemi qene dhe jemi nje komb mercenaresh.

Kontribuam ne pushtimin e botes me Aleksandin e madh.
Kontribuam ne perandorine osmane per 400 vjet duke i dhene ajken dhe trurin.
Kontribuam ne revolucionin grek te 1821 me Marko Bocarin me shoke, dhe sot i biem kokes me grushta pse na ka mohuar historia.

Por ajo qe t'vjen keq sic e permenden dhe parafolsit eshte reflektimi jone karshi se kaluares ku nje helmete ilire te zbulohet me vrap ja shesim grekve duke mohuar dhe vete ekzistencen tone ?‍♂️.
 
Ne kohen e perandorise osmane koncepti i shteteve nuk ekzistonte ndaj dhe Shqipot kane qene secili per hesap te vete, vetem Skenderbeu arriti ti bente bashke.
E njejta gje vlen per Suliotet dhe arvanitet qe luftuan per pavarsine e Greqise.
Ne fakt qe ata luftuan per pavarsine e Greqise eshte nje rrene e madhe, ata luftuan per te mbrojtur veten e familjet e tyre nga pushtuesit e jo per te bere shtetin Grek.
Historikisht kemi qene popull i panenshtruar dhe pse te percare kemi bere kryengritje dhe te njejten gje bene dhe arvanitet ne Greqi.
 
@Marla siç e the shumë mirë me pare " nuk kemi akademik shqiptar për ti bërë jehonë disa fakteve"
vazhdojme ...

Gotfrik Lajbnik (1646-1717) - ishte fil olog dhe deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.

Hans Tunman (1746-1778) - historian suedez profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë, ishte albanologu i parë që studioi shkencërisht origjinën e gjuhës së popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burimet greke, latine, bizantine dhe studioi fjalorin tre gjuhësh sllav-grek-shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770.

Hans Tunman - arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autokton të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mëvonshme.

Johan Fon Han (1811-1869) - austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë. Johani iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me të ndriturin gjuhëtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin. Botoi tre vëllime ‘Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë’ dhe nxori përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.

Franc Bop (1791-1867) - profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoevropiane. Botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxori përfundimin se shqipja bënë pjesë në familjen indoevropiane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër.

Dhimitër Kamarda - fil olog italian me origjinë shqiptare botoi veprën ‘Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’ më 1864, vërtetoi me dokumente lashtësinë e gjuhës shqipe. Si një gjuhë ndër më të vjetra në botë.

Gustav Majer (1850-1900) - profesor austriak në Universitetin e Gracit, anëtar i akademisë së shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin ‘Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoevropiane’ në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.

Eduard Shnajder - një studiues francez që shërbeu në qeverinë osmane të Shkodrës, shtoi në librin e tij për ‘Pellazgët dhe pasardhësit e tyre’ më 1894 një leksion i hollësishëm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si ‘tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazge’.

Holder Pedersen (1867-1953) - danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhësisë së krahasuese indoevropiane në Universitetin e Kopenhagës. Për 35 vjet me radhë botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën shqipe, duke dhënë analiza të vlefshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.

Norbert Jokli (1887-1942) - gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute, bibliotekar në Universitetin e Vjenës i kushtoi gjithë jetën studimeve të gjuhës shqipe. Para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore, atë e ftuan t’u mësonte albanologjinë studiuesve shqiptar, mirëpo vdekja e tij në një kamp përqendrimi nazist e privoi Shqipërinë nga shërbimet e këtij studiuesi të madh.

Zef Skiroi (1865-1927) - fil olog i shquar italian me origjinë shqiptare bashkë me, Joklin dhe danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologët më të shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorën në dritë librin e tij ‘’Gjuha shqipe’’ në Romë më 1932.

Conrad Malte-Brun (1755-1826) Gjeograf danez. Sipas tij gjuha Ilire, maqedonase dhe epiriote ishin te familjes pellazge.
 
Iliada dhe Odisea

Jane shkruar ne gjuhen shqipe, gjuhe e cila ishte e vetmja ne te gjithe konitnentin europian ne ate kohe.
Kjo gje vertetohen sa here qe nje studiues, merr ne analize dhe Iliaden dhe Odeisene, pervec studiuesve, qe shume prej te cileve e kane quajtur veten gjuhetare dhe nuk kane ditur shqipen.
Odisea = udhe-sheu.
Etimologjia e ketij emri eshte direkt per nje njeri i cili nuk sheh rrugen, ngatarrohet etj.
Dhe e verteta eshte se Odisea, u end neper dete per nje kohe te gjate, pasi nuk gjente rrugen e kthimit ne Atdheun etij.
Kjo, ka perseri lidhje dhe me Poseidonin,(perendia e deteve) i cili ishte babai i Polifemit, qiklopit, te cilit Odisesa i nxorri syrin e vetem.
Sa per emrin Iliada.
Ne kete emer, nuk kemi asgje tjeter vetem fjalen shqipe ''yll''
Sot greket diellit i thone Ilios.
Kurse yjeve u thone ''asteri''
Ne shqip atyre qe dalin naten dhe ndricojne u thone ''yje''
Atij qe na ngroh dhe na jep jete i thone ''Diell''
Ne dialekt, kemi dhe fjalen ''dill''
Shtesa e germes ''d'' ka bere qe dielli te ndahet nga yjet e zakoshme qe dalin vetem naten, sepse rrenja e fjales tek termi ''dill'' eshte ''ill''
Pikerisht kete fjale gjuha greke e ka marre duke emertuar diellin pra = ilios.
Nga ketu dalim se dhe vete titulli i Iliades (ylliades) nuk eshte asgje tjeter vetem nje titull shqip.
Po perse qenka shqip ky titull?
Sepse pikerisht shqipja ka qene gjuha e atehershme.
Dhe vete poeti Homeri (i mjeri) ka kenduar ne gjuhen e tij amtare, e cila ka qene shqipja.

Fakte qe flasin vetem shqip.



Iliada dhe Odisea u kendua ne pellazgjisht. Origjinali i vepres fillon me fjalen shqipe mëni = mëri
.
Aty tek origjinali i vepres kemi fjalet; Tin mëni
Pjesa ''tin'' eshte artikull, ashtu sic e kane italianet ''la'' apo anglezet ''the''
Por, sidomos ne dialektin e jugut, thuhet edhe ne ditet tona permeri vetor i vetes se dyte ... ti = tinë ose ty = tyja = tynë
Por fjalen nuk e kemi ketu.
E kemi tek fjala mëni qe ti edhe une e perdorim edhe sot e kesaj dite.
Por, cfar kishte pra poeti Homeri = (I mjeri) qe e filloi keshtu kete kryeveper? ( Homeri = I mjeri...ka qene i verber. )
Mos valle ne ketu na duhet te sjellim te gjithe librin dhe ta nalizojme?
E kane bere te tjeret kete pune.
Librin e Homerit qe e kane grekizuar komplet, blegerima e deleve te Polifemit eshte...Vi...vi....vi...vi, ne nje kohe qe e dime shume mire se delet nuk blegerine ne kete menyre, por, beee be beee ose...bëë...bëë...bëëë...bëë.
Si shpjegohet qe emrat e heronjve tek Homeri, zberthehen me shqipen?
Kush kane qene shume emra te kesaj bote, ne lashtesi dhe se cfar gjuhe kane folur ata. Kjo gje, jo e shpikur nga mendja ime.
Qe nga Cezari, qe fliste shqip, dhe i vuri emrin kryeqytetit te Rumanise Bukur-eshte ( Bukureshti)
Ka folur shqip Cezari djem....mos t'ju duket hiperbole kjo gje. Nuk eshte Cezari si Perendia...por, ka qene nje njeri qe hante buke dhe pinte uje. Nuk duhet idealizur si mbi njeri, si figure e pa kapshme, jashte fuqive njerezore...haha...ishte si ne edhe ai! Si dhe shume te tjere keshtu.
Ndoshta, shume ketu, nuk jane dakort me mua, sepse kane nje te keqe...nuk u besohet qe i perkasin nje populli te lashte, nga i cili kane dale shume emra qe atyre iu duket si te larget dhe te mistershem, te huaj dhe legjendare...deri ne mitike dhe ne kete menyre, nuk kane guximin dhe fuqine ta mbajne kete peshe kaq te madhe, kaq te vjeter, kaq te forte, kaq madheshtore.
Kjo vjen nga shtypja psikike qe i kane bere ketij populli qe ende flet pellazgjishten e vjeter. Qe ende zona ''toske = etruske'' ka si dialekt te saj etruskishten, qe studiues te pa afte nuk ngurruan te thonin qe ; etrusket nuk kane egzistuar.
Pasi ata nuk kishin as idene me te vogel te gjuhes shqipe.
Shume nuk jane dakort, por, asnjeri nuk po me hedh poshte...te kuptohemi...jo mua, por, studiuesit e afte ne kete fushe, qe ne baze te fakteve te pa kundershtueshme e kane sjelle si ne pjate te verteten duke deshifruar ''rebuse'' te vjetra mijera vjecare vetem me kete gjuhen e mallkuar shqipe.
Ky popull ende nuk e di se kush eshte...ndaj dhe ka skepticizem.
 
THOTI FLISTE SHQIP

Filo.logu i shquar nga Roma Giuseppe Catapano, botoi si rezuitat të punës së tij kërkimore - shkencore 40 vjeçare, një vepër kapitale nga fusha, e shkencave i filo.logjike, të cilës i vuri një titull mjaft interesant: THOT - TAT PARLAVA ALBANESE

Është hartuar në italishte në formë proze dhe poezie, madje në italishte dhe arbërishte. Siç shihet nga vepra, autori, për studimin e vet delikat dhe të vështirë, është mbështetur kryesisht në veprat e shkrimtarëve antikë dhe në përmendoret e egjiptianëve, hititëve, grekëve dhe romakëve të vjetër, respektivisht edhe në shkrimet e ilirëve - shqiptarëve të lashtë. Duhet theksuar që në fillim se pohimet e Giuseppe Catapanos janë në harmoni me pohimet e shumë filo.logëve, historianëve dhe arkeologëve anglezë, francezë, turq, arabë dhe shqiptarë. Qëllimi im themelor është që me këtë shkrim t'ua prezentoj lexuesve tanë një vepër vërtet me rëndësi kolosale, e cila i dedikohet kulturës së lashtë të ilirëve shqiptarëve. Nga ana tjetër, shpresojmë se kjo do ta nxisë kritikën shkencore në këto fusha të dijes, e cila për fat të keq, deri në ditët tona nuk ka arritur të jetë në nivel të duhur. Sipas mendimit të Catapanos, shqipja, më drejtë, ilirishtja, po u flitka më se 12000 vjet, ndërsa sipas Horald Whitehall-it, profesor i linguistikës anglo gjermane në universitetin Indiana (SHBA), shqipja është dega më e vjetër e trungut të familjes së gjuhëve indoevropiane. Si e tillë, ajo nuk është degëzuar më tutje, por ka mbetur si gjuhë e parë dhe e vetmuar. Kemi lexuar dhe dëgjuar për hieroglifet e egjiptianëve të lashtë, të cilët si skalitje të shenjta, janë krijuar para 4000 vjetëve para e.s., por deri në ditët tona, nuk kemi ditur se hieroglifet egjiptiane kanë domethënie shqipe. Këtë dukuri na e zbuloi filo.logu Giuseppe Catapano në veprën e vet "Thoti - Tati fliste shqip". Po kush ishte THOT - i ? THOT-i (ose TOT-i) (lat., gr. Thoth; egjip. Tehuti) ishte perëndia e mësimit, e shkathtësisë së të shkruarit, e shkencës dhe e magjisë së egjiptianëve të lashtë; pastaj ishte matës i kohës dhe zbulues i numrave dhe përpilues i hieroglifeve. Ai përshkruhej si qenie me trup të njeriut e me kokë të ibisit, përkatësisht të shqipes (shqiponjës). Ndërkaq, sipas Giuseppe Catapanos, Thot-i, i cili e "fliste shqipen", i përpiloi hieroglifet, alfabetin fonetik të egjiptianëve të lashtë, duke u mbështetur në gjuhën e vet amtare" - në gjuhën shqipe.
Jo vetëm kaq, konstaton Catapanoja - nga hieroglifet egjiptiane u formuan edhe alfabetet, shkronjat tjera, ato të shqipes (të cilat njihen si shkronja latine, shih tabelën, të hebraishtes, samaritano - palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe të greqishtes. Thoti ishte edhe krijues i shkencës antike. Ai dhe dijetarët tjerë, flitnin shqip qysh para 12000 vjetëve, meqë ajo periudhë historike (parahistorike) konsiderohej si erë ilire, apo kuturë pellazgjiko - ilire e shqiptarëve të lashtë. Sipas Giuseppe Catapanos, emërtimi Thot, padyshim, rrjedh nga folja e shqipes: thom, thua, thotë = me thënë, besim, lajm, etj. me kuptim "lajmëtar i zotave" (messagero degli dei). Për më tepër, emri Thot, në gjuhën shqipe ka edhe domethënien: me i thënë, të gjitha dituritë (urtësitë) e Atlantidës Atlasit - Atlashit, e cila, poashtu, shpjegohet, nga autori në fjalë, me shqipen: AT = at - baba, dhe LASH(TË) = i vjetër, që do të thotë: stërgjysh. Por, çfarë paraqiste Atlantida? Ajo sipas Platonit (427 - 347 p.e.s.) ishte vend i madh dhe i fuqishëm, i cili, 9000 vjet para tij, ishte mbytur në Oqeanin Atlantik. Sipas G.Catapanos, Atlasi - Atlantida ishte një nga vendet më të zhvilluara të stërgjyshëve të shqiptarëve të sotëm, të cilët, pas zhdukjes së saj (Atlantidës) para 12000 vjetëve, atlantidasit e mbetur gjallë kaluan në luginën e Nilit, ku e krijuan një kulturë të re, kulturën e egjiptianëve të lashtë, e cila, si duket, qe vazhdim i kulturës së Atlantidës. Në të mirë të këtij mendimi flasin edhe rezultatet shkencore të punës shumëvjeçare të G.Catapanos, i cili, përkitazi me këtë çështje, thotë: Atlantida quhej edhe Borei, d.m.th. e bardhë, nga fjala iliro shqipe: borë. Kjo fjalë përdorej te egjiptianët e lashtë në formë borea; në frëngjishte të vjetër si bore, kurse në italishte si borea. Nga ana tjetër borea në Egjiptin e lashtë identifikohej me sfingën. Sfinga në Egjipt ishte një amblemë guri, adhurues i DRITËS, që e personifikonte Zotin. Prandaj Thoti, sipas gjykimit të Catapanos, nuk i takonte erës egjiptiane, por asaj të boreo-s, d.m.th., të erës së Atlantidës. Sepse Thoti konsiderohej krijues i doktrinës VERBALO - DRITËS, që u manifestua në Tokë.
Mendimi mbi prejardhjen e njëjtë të shqiptarëve, hebrejve dhe arabëve është vallë fakt historik, apo fantazi? Në vështrim të pare duket si endërr, por nëse merren parasysh burimet historike, kërkimet arkeologjike, të dhënat gjuhesore dhe Bibla e Kur'ani, atëhere mund të bindemi mjaft edhe për këtë pohim jo aq të zakonshëm.



Këto lidhje të shqiptarëve me popujt më të lashtë të Afrikës dhe të Azisë së Afërme janë shumë të hershmë, më të hershmë se sa është menduar deri tash, çka tregon fakti se perëndia THOT (stërgjysh i shqiptarëve), e barti, pas katastrofës së Atlantidës, që ndodhi para 12000 vjetëve, kuLturën ilire - shpiptare në Afrikë, sigurisht edhe në Azi. Kurse, para 6000 vietëve Thoti e krijoi edhe sistemin e hieroglifeve në bazë të ilirishtes - shgipes, sistem ky që shërbeu si mostër për përpilimin e sistemeve të tjera të alfabeteve, si ai i shqipes, që gabimisht e njohim si alfabet latin, i hebraishtes, samaritaro - palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe i greqishtes! Ky fakt tregon se ilirët, si stërgjyshër të shqiptarëve, nga gjuha e zakonet shtriheshin që moti, jo vetëm në gjithë Siujdhesën Balikanike, por edhe në Siujdhesën Apenine, në ishujt e Detit Mesdhe, Egje, ne Azinë e vogël, në Siujdhesën Arabike, në Gadishullin e Pirinejeve. Shkurt, kultura iliro - shqiotare, Si kulturë e qytetërimit të parë të këtij ambienti, shtrihej nga Irani në lindje, deri në Atlantik në perëndim dhe nga Alpet në veri, deri në Afrikën Veriore në jug.

Në këtë pjesë të vështrimit tim - nënvizon Catapanoja - u demonstrua vetëm THOTI, i cili e krijoi alfabetin hieroglifik fonetik, me çelës të shqipes (të ilirishtes - S.R.), që u muar për çdo hieroglif te tingulFit të parë, vokali ose konsonanti, të qenies së emrit shqip kuptim ky që zbulon shpjegimin e sigurt, i cili nuk mund të mohohet:

1. Që origjina ilire na shpie në kohe më të vjetra, histori kjo e cila na mahnit, apo histori që na shpie në neolit (koha e re e gurit). Ndoshta origjina e civilizimit neolitik fillon me zhdukjen e Atlantidës (para 12000 vjetëve), epokë kjo qe solli nevojën e krijimit të THOT-it në Egjipt, si mënyrë e shpjegimit të fillirnit të punës.

2. Ky studim, si pohim i së vërtetës, korrigjon datën e historisë, korrologjisë (disciplinë që studion ndarjen gjeografike), etnologjisë dhe filo.logjisë.

3. Rishikimi i Thotit zgjeron kufijt e shkencave që deshëm s'deshëm ndikon në metafizikën e cila është me rendësi për njeriun dhe njerëzimin sepse arrihet rishtazi në kuptimin e mendimit së ndjenjës së të vërtetës për jetën që është vërtet natyre shpirtërore, është erë e vërtetë e shkëlqimit të lavdishem të DRITËS SË PARË, përfundon G. Catapano.

Rezultatet shkencore të arkeologëve anglezë, amerikanë, gjermanë dhe turq (J.E. Gauter më 1894, R. Campbell - Thompson më 1910, E. Pitard më 1927, Kurt Bittel më 1831, Shevket Aziz Konsu, Kiliç Kokten, Enver Bostanci, Muzaffer Shanyurek, Fikret Ozansoy, që nga viti 1936 e tutje, Halet Çambel John Brandwood më 1968, etj.) pasqyrojnë në mënyrë plastike në veprat e tyre ketë çështje. Sipas mendimit të këtyre dijetarëve kuptojmë:

-se vala e parë e furishme e dyndjes së hititëve të cilët përfaqësonin, një fis të veçantë të ilirëve, ose i takonin njërit nga fiset e shumta të dardanëve, u shpërngulën, kuptohet në disa faza nga Ballkani i Epërm, apo nga FV, kah brigjet perëndimore dhe veriore të Detit të zi, kah Kaukazi për në Anadollin Qendrore;

- se kjo shpërngulje u bë në kohën e paleolitikut, mezelitikut, neolitikut dhe halkolitikut;

- se hititët e sollën teknologjinë e xehetarisë dhe të metalurgjisë nga Ballkani në Anadoll;

- se kah 2000 - vjetshi para e.s. filloi periudha historike në Anadoll, e cila nga shkencëtarët u quajt "periudhë e hititëve" (2000 - 700 parae.s.);

- se në shekullin XII para e.s. përmenden tre perandorë me emrin Arnuvanda l,II,III, prej të cilit emër si duket, u krijua, sipas ligjit të metastezës, njëri nga siononimet për shqiptarët - arnavudë;

- se në vitin 3000 para e.s. shkaktohet; vala e dytë e furishme e dyndjes së ilirëve dardanë, prej të cilëve u krijua Troja, dhe me emrin e dardanëve u emërtuan: njëra derë e Trojës Dardanos. ngushtica detare mes Anadollit dhe të Ballkanit - Dardanelet, dhe një qytet FV apo Dardanos në veri të Trojës.

- se m; 1200 para e.s. ndodh vala e tretë e dyndjes së ilirëve frigas nga FV e Ballkanit, prej të cilëve u krijua Mbretëria Frigase (750 - 546 para e.s.) në Anadollin Perëndimor;

- dhe se, me sa duket, nga koha e dyndjes së hititëve daton historia e një krahine në Kaukaz, e cila quhej në kohën antike ALBANIA, kurse banorët e saj albanë, sigurisht nga emri i një fisi të ilirëve të Ballkanit, të cilët quheshin albanë.

Tani për tani do t'i vë në pah edhe disa fjalë hitite që kanë lidhje me shqipen e sotme, fjalë këto që janë zbuluar në plisat (tullat) e pjekura, të cilat kanë shërbyer si mjet për të shkruar, me shkronjat e veta karakteristike kunjore dhe hieroglifike......
 
Last edited by a moderator:
Libri - DRITË E RE MBI PELLAZGËT DHE GJUHËN E TYRE ” shkruar nga studiuesit Luftulla dhe Liljana PEZA.

Në pjesën e parë, “ SHKRIMI I “LINEARIT B TË MIKENËS” ËSHTË NË GJUHËN PELLAZGO-SHQIPE”, thuhet se i ashtu quajturi “shkrimi Linear B i Mikenës”, i gjetur në rrasat argjilore në Mikenë, Kretë e gjetkë, në Greqinë e sotme (Koha e Bronzit, shekujt 16-12 p.e.s.), është interpretuar gabimisht, që i përket gjuhës helene. Ky shkrim duket mjaft qartë se është shkruar në gjuhën pellazge-ilire-shqipe. Mbishkrimet janë zbuluar gjatë shekullit 19 nga arkeologët e famshëm H. Shliman dhe A. Evans, të cilët i kanë vlerësuan ato, që i përkasin qytetërimit parahelen.

Por nga këto mbishkrime studiuesit anglezë Ventris dhe Kaduik ndërtuan mjaft ideograme, me të cilat më pas formuan fjalë, që i interpretuan sikur shkrimi i Linearit B të Mikenës i përket gjuhës helene (1950). Mjaft studiues e quajtën këtë interpretim si përpjekje e sforcuar për ta
paraqitur “shkrimin e Linearit B të Mikenës” si të tillë. Por nga historianë dhe gjuhëtarë të tjerë interpretimi i më sipërm u pranua në heshtje dhe kështu u ndërtua historia e lashtësisë: Gjuha e Kohës së Bronzit ka qenë gjuha helene dhe Qytetërimi Parahelen (ai Pellazg), ju bashkëngjit Qytetërimit Helen. Shumë dijetarë e kundërshtuan këtë, por megjithatë interpretimet e dy dijetarëve britanikë hynë në histori dhe përbëjnë mbështetjen më të fortë kundra tezës së qenies së Qytetërimit Pellazg.

Pas studimit tonë disa vjeçar në pllakat argjilore me mbishkrimet e Linearit B të Mikenës u gjetën fjalë mjaft të qarta në gjuhën pellazgo/shqipe dhe shkronja të ABC pellazge. Këto gjetje faktike të sigurta, por jo interpretime, na çuan në përfundimin e mahnitshëm se: Shkrimi Linear B i Mikenës është në gjuhën pellazgo/shqipe.
Në pjesën e dytë: “ ILIADA, NJË VËSHTRIM I SHKURTËR HISTORIK” thuhet se Iliada dhe Odhisea të Homerit përbëjnë dy vepra gjeniale letrare dhe historike më të vjetrat në letërsisë europiane. Iliada fillon me fjalën mënin, dhe kudo shkruhet, që kjo është fjalë greke. Në fakt fjala mëni është fjalë pellazgo/shqipe dhe kjo gjë përbën pohim të rëndësishëm për shkencën në ditët tona. Mënia e Akilit në Luftën e Trojës (rreth 1250 p.e.s.) përbën thelbin e Iliadës.

Gërmimeve arkeologjike në Trojë kanë zbuluar qytetërimin madhështor Pellazg, që fillon në Kohën e vonë të Gurit dhe përfundon në Kohën e Hekurit, kohës helene dhe gjatë Perandorisë Romake. Në 9 shtresa themelore, 9 qytete të shkatërruar nga zjarri, tërmetet ose luftërat, por më pas të ndërtuar njëri mbi tjetrin, është zhvilluar historia e Trojës. Në shtresat Troja I-Troja VII, vitet 3500-600 p.e.s. (Kohët Neolit i vonë, Bakrit, Bronzit dhe e hershme e Hekurit) janë gjetur mjaft armë dhe vegla guri, kocke dhe bronzi, stolira ari, argjendi dhe bronzi si dhe poçeri të Qytetërimit Pellazg. Shtresa Troja VIII, fillon në shek. 6 p.e.s., me ngritjen e kolonisë së fisit pellazg eol dhe përbën qytetin, ku janë gjetur edhe objekte helene, bashkë me ato pellazge, ndërsa në shtresën Troja IX, që fillon në vitin 85 p.e.s. ka objekte të përziera pellazge, helene dhe romake.

Iliada e Homerit përputhet plotësisht me historinë e Trojës. Aty nuk përmenden asnjë herë helenët (grekët), por kudo përmenden Pellazgët Hyjnorë, fise të ndryshme pellazge, perënditë dhe heronjtë pellazgë, filluar me Zeusit me kryeqendrën e tij Dodonën në Çamëri, emrat e njerëzve, vendeve, lumenjve të gjitha janë pellazge. Megjith këto fakte në shumë studime mbi Iliadën thuhet se protagonistët e Luftës së Trojës janë helenët, gjë që përbën shtrembërim trashanik të historisë. Edhe në parathëniet e përkthimeve shqipe të Iliadës po ky gabim trashanik ju transmetohet lexuesve.

Iliada fillimisht është shkruar në dialektin jonian, fis pellazg në Azinë e Vogël, atje ku ka lindur edhe Homeri, prandaj mendohet se ai i përket etnisë pellazge (Straboni). Herodoti njofton se janë shkruar edhe libra të tjerë nga “barbarët” në lëkura delesh dhe dhish, që nuk kanë arritur ditët tona. Rreth shekullit të 5 p.e.s. filloi transkriptimi i Iliadës në dialektin e Athinës dhe me përpunime të mëvonshme ajo ju afrua gjithnjë e më shumë gjuhës helene. Në Iliadë ka edhe shumë të tjera fjalë pellazge-ilire, që shpjegohen me anë të gjuhës shqipe. Bazuar në shumë fakte historike del, që në historinë e sotme ka shumë falsifikime, që mohojnë Qytetërimin Pellazg, djepin e kulturës europiane. Ata kanë luajtur rolin vendimtar në lindjen dhe zhvillimin e qytetërimit Europian dhe në Mesdhe. Ata themeluan fshatrat e parë Sesklo, Dhimini, Maliq (Guri i vonë), qytetet e Trojës, Knosit, Mikenës, Athinës, Spartës, Romës, Epidamni etj. (Koha e Bronzit). Është detyra jonë ta mbrojmë të vërtetën historike dhe të çrrënjosim të pavërtetat në histori.

Në libër sillen mjaft të reja, të panjohura, ose pak të njohura, që përforcojnë përfundimet e dhëna:

1.-Shkrimi i Kohës së Bronzit, i njohur si Lineari B i Mikenës, (shek. 16-12 p.e.s.) është në gjuhën pellazgo/shqipe. Shprehja IZAIZ= ZI ASHT ZI, e gjetur në njërën prej pllakave të dheut, gjetur në Mikenë dhe shkruar me këtë shkrim bustrofedik, e vërteton këtë plotësisht. Kështu vërtetohet se gjuha shqipe del e shkrua qysh nga Koha e Bronzit, që përbën dokumentin më të vjetër të shkruar të shqipes dhe e vendos atë në gjuhën më të vjetër të folur dhe të shkruar ndër gjuhët europiane.

2.-ALFABETI i përdorur në shkrimin e Linearin B është alfabeti pellazg, më i vjetri në Europë, pranuar nga disa studiues, por i harruar nga specialistët e sotëm të alfabeteve. Ky alfabeti i parë në Europë, ka simbole si për zanoret ashtu edhe bashkëtingëlloret, në ndryshim nga alfabetët e mëparshëm, që njihnin vetëm zanoret dhe shërbeu bazë për alfabetin e sotëm grek dhe latin.

3.-ILIADA e Homerit, vepra e parë literare europiane, ka vlera të mëdha jo vetëm artistike dhe letrare, por edhe me vlera të mëdha historike, gjer tani të pavlerësuara.

4.-ILIADA fillon me dy fjalë pellazgo/shqipe. Fjala mëni, me të cilën fillon kënga e parë si dhe vetë titulli Iliadë, që e ka prejardhjen nga mbreti Ili, themeluesi i qytetit Ili ose Ilion. Fjala Odhise, vjen nga fjala pellazgo/shqipe udhës apo udhëtar. Nuk është e vërtetë që fjala mëni është fjalë greke. siç thuhet në botimet e sotme.

5.-Të gjithë emrat në Iliadë, të heronjve, të vendeve, të perëndive etj. janë me prejardhje pellazge dhe shpjegohen mjaft mirë me anë të gjuhës shqipe. Jepen për herë të parë shpjegimet e emrave. Kjo tregon se në Iliadë përshkruhen ngjarje nga jeta dhe veprimtaria e fiseve të ndryshme pellazge. Të gjitha të dhënat flasin për një lidhje të ngushtë midis Gjuhës Pellazge dhe gjuhës së sotme shqipe.

6.-Në Trojë është zbuluar Qytetërimi i madh Pellazg, bazuar në të gjitha dokumentet e mbledhura arkeologjike, ngjarjet e përshkruara në Iliadë dhe Odhise, emrat e përmendur, veshjet etj. Aty gjurmë të qytetërimit helen janë vetëm gjatë shekullit të 5 p.e.s. Jepet shkalla e re kronologjike e Trojës me përmirësime nga ato të paraqitura gjer më sot.
Troja 0-Troja VII, Troja gjatë Kohës së Gurit, Bakrit, Bronzit dhe Hekurit të hershëm d.m.th., viteve 3500 p.e.s.-600 p.e.s. është zhvilluar qytetërimi i vetëm pellazg. Nga kjo provohet se Lufta e Trojës është zhvilluar vetëm ndërmjet fiseve pellazge, sepse në Ballkan ende nuk kishin ardhë fiset grekfolëse.
Troja VIII- gjatë viteve 600-85 p.e.s. krahas objekteve pellazge janë gjetur edhe objekte helene, prandaj quhet Troja gjatë kohës helene. Në këtë fazë qyteti fillon me koloninë e eolëve, fis pellazg, që fillon në shek. 6 p.e.s. Arkeologu Shliman thotë se në Trojë objektet helene nuk janë më të vjetra se sa shek. 5 p.e.s.
Troja IX -85 p.e.s.- 500 e.s., objekteve pellazge, helene dhe romake. Kjo është Troja në kohën romake.

7.-Iliada pranohet e shkruar gjatë shekujve 12-11 p.e.s. në dialektin jonik (Azi e vogël), e mbledhur nga gojëdhënat popullore nga Homeri. Gjatë kësaj kohe shqipja ka qenë shkruar.

8.-Veshjet e luftëtarëve të Trojës, ruajtur në rrasat e Mikenës dhe nëpër poçeritë e ndryshme, janë veshjet e sotme kombëtare shqiptare: fustanella dhe qeleshja janë tipike pellazge/ shqiptare.

9.-Fjalët e shumta shqipe në Iliadë, emrat ndryshëm shqip, libra në lëkura dhensh dhe dhishë kanë qenë shkruar nga pellazgët (Herodoti), fiset pjesëmarrëse në Iliadë janë vetëm pellazge, të dhënat arkeologjike në Trojë etj. tregojnë se Iliada fillimisht është shkruar në shqip, dhe vetëm rreth shek. 4 p.e.s. është transkriptuar në gjuhën helene.

10.-Bujqësia e kultivuar, mbarshtrimi i blegtorisë, ngritja e farmave (fermave) të para, ngritja e fshatrave të parë: si Dhemini dhe Sesklo në Thesali, Maliqi në Korçë etj. gjatë Gurmesmit dhe Gurvonit janë kryer nga Pellazgët Hyjnorë. Ata formuan edhe qytet-shtetet e parë gjatë kohës së Bakrit, Bronzit dhe Hekurit të hershëm: Troja, Knosi (Kretë), Mikena, Sparta, Pylli, Hatusha etj. Më pas ngritën qytet e Athinës, Romës, Epidamnit (Durrës), Buthrotit (Butrint), Apolonisë, Istanbulit, Bukurestit, Madridit, Lisbonës, Barcelonës, Marsejës, Triestes, Odesës etj.

11.-Gjuha Shqipe lindi dhe u zhvillua nga fiset e Pellazgëve Hyjnorë. Ajo fillimit i ka qysh gjatë Gurmesmit (Mezolitit) dhe Gurvonit (Neolitit) me formimin e fisnive, farmave të para, fshatrave dhe jetës kolektive. Ajo u zhvillua më tej me ngritjen e Qytetërimit Pellazg në rajonin e Egjeut dhe Mesdhe, mori formën e disa dialekteve: Mikene, Kretane, Thesalisë, Thrakës, Frigisë, Lidisë, Likisë, Trojës, Jonisë, Etruskëve etj. dhe më pas Ilirëve, Maqedonëve, Epirotëve dhe Dardanëve, që sot përbëjnë gjuhën shqipe.

Kokrrizat e arta të Gjuhës Shqipe janë të shpërndara në të gjithë botën dhe në të gjitha gjuhët e saj. Nga pellazgët trashëguam emrat e kontinenteve: Europa, Azia, Afrika, Amerika dhe Atlantik, Kaukaz, Oslo etj. Emra në Lindjen e Largët si: Tokio, lumi Amur, në Europë, Amerikë si: Andet, Panama, Ekuador, Argjentinë etj. Shumë emra njerëzish gjithashtu sot në botë kanë prejardhje nga pellazgët p.sh. ambasadorja izraelite në Tiranë Armira, ambasadori amerikan Withers etj.

12- Në vend të Grupit Indo-europian të gjuhëve propozohet emërtimi i ri Grupi Pellazgjik i Gjuhëve, sepse kjo është gjuha e parë midis gjuhëve të tjera dhe nga kjo gjuhë rrodhën më pas gjatë antikitetit gjuhët helene, romake dhe gjuhët romane...
 
Sa here e lexoj kete teme, buzeqesh. E lexoj perseri dhe perseri ve buzen ne gaz por kete rradhe me nje doze hidherimi. Sa pak dime per prejardhjen tone dhe sa keq ka zene rrenje perralla e prejardhjes aziatike te pellazgeve. Dhe sidomos mohimi i vazhdimesise tek iliret.

Po nuk sqaruam njeri-tjetrin mbi keto gjera, po nuk mesuan gjithe shqiptaret se çfare manipulimi dhe mashtrimi eshte kryer me historine e popullit shqiptar, eshte e kote per me tej.
 
Ne kete kontekst, termin Greqi e lashte, apo Hella, e perdor per territorin i cili ne veri kufizohet nga Termopoli (anglisht: Thermopylae).

Termi ‘pellazg’ eshte perdorur nga autore te lashte grek per nje popullsi mjaft te gjere. Bazuar ne dimensionet kohore dhe gjeografike, keto fise mund t’i ndajm ne tre grupe:
1. Popullsia para-greke, ose para-helene (pra, ajo qe perkon me Greqine Jugore sot; dmth Peloponezi dhe Atika)
2. Fise te Italise jugore. Me aq sa di une, ne kete rast behej fjale per fise prane kolonive Greke ne jug-perendim te Italise.
3. Fqinjet verior te grekeve te lashte: Thesaliotet, Epirotet, Maqedonet dhe Traket

Studimi i dokumentave historike kerkon gjithmon kujdes mbi besueshmerine e tyre. Ndaj historianet perpiqen qe te kene te pakten tre burime te pavarura per cdo ngjarje/informacion para se t’a konsiderojn shume te besueshme. Pyetja e pare qe duhet bere eshte ‘a ishin keto tre grupe nje popullsi qe flisnte te njejten gjuhe?’. Pergjigja nuk eshte e lehte, sidomos nese kufizohemi vetem te burimet e shkruara (pra te autoreve te lashte grek). Dy grupet e para prezantojn nje veshtiresi te vecant ne kete aspekt. Pellazget e Greqise se lashte ishin asimiluar – dhe/ose debuar – ne kohen e autoreve si Herodoti, Tukitidi, etj. Ndaj, ato burime nuk jane vezhgime bashkekohore por legjenda, gojedhena shume-shekullore. Autoret ne fjale nuk kane pasur mundesi te verifikojn nese pellazget qe banonin ne Hella para dyndjes greke flisnin te njejten gjuhe si pellazet fqinje me ne veri (pra me Thesaliotet, Epirotet, etj.). Ne menyre te ngjashme, mund te ngrihen dyshime mbi ato pak referenca qe ekzistojn per pellazget e Italise. A jane shkruar keto referenca bazuar ne ngjashmeri kulturore – midis Italianeve te jugut dhe pellazgeve ballkanit – apo shkrimtaret ne fjale kane pasur mundesine te verifikojn edhe ngjashmerine gjuhesore? Kesaj pyetje s’mund ti japim pergjigje, ndaj dyshimi mbetet.

Pare ne kete kendveshtrim, perdorimi i termit pellazg per fqinjet e grekeve te lashte jane me te besueshme fal faktit se kontakti midis grekeve dhe fqinjeve te tyre ka qene i shpeshte. Gjithashtu, keto referenca perputhen me vezhgime tejet te rendesishme si ato te Strabonit i cili n’a informon se Epirotet dhe Maqedonet flisnin gjuhe te kuptueshme midis njeri tjetrit. Pra, keta fqinj pellazg kuptoheshin me njeri tjetrin. Dmth, aspekti me i besueshem i ketyre burimeve eshte se keta pellazg benin pjese ne te njejtin grup etno-gjuhesor me njeri tjetrin.

Por edhe pragmatizmi mbi dy grupet e para qe permenda, dmth per para-greket dhe per italianet e jugut, s’do te thote se referencat qe u drejtohen atyre si pellazg jane te pavlefshme. Thjesht duhen trajtuar me kujdes me te lart, dhe duhen krahasuar edhe me me kujdes me studime nga disiplina te tjera, sic jane arkeologjia dhe gjuha (linguistics).

Gjasat qe pellazget para-helen kane qene i njejti popull (qe flsinin te njejten gjuhe) me pellazget qe banonin ne veri te tyre nuk jane te vogla. Shume toponime ne Greqine e lashte tregojn ngjashmeri gjuhesore me toponime te fqinjeve verior. Keto perputhen edhe me ngjashmeri te kultures materiale te zbuluara nga arkeologjia.

Njohuria ime rreth studimeve arkeologjike te Greqise parahistorike eshte e kufizuar. Problem i vecant ne kete rast eshte qasja e akademikeve grek, te cilet kane nje tendence te jashtezakonshme per te manipuluar historine. Ata e dijn fare mire se Greket e lashte ishin te ardhur ne Ballkan, dhe se s’duhet te identifikohen shume me Pellazget autokton.. E urrejn jashte mase kete aspekt, sepse i ben te ndihen te huaj, te ardhur. Ne te njejten menyre, akademiket greke mohojn ne menyre te mahnitshme, ne menyre te pacipe, burimet e shumta historike qe u referohen pellazgeve me ne veri (Epirot, Thesaliot, Maqedon, etj.) si popuj jo-grek. Mungesa e integritetit te akademise greke eshte e tmerrshme. Ndaj, cdo studim arkeologjik qe ata vendosin te publikojn mbi parahistorine e Greqise me bejn te dyshoj se jane selektiv me informacionin, per te fshehur sa me shume natyren jo-greke te saj dhe sidomos ngjashmerite me kulturen e Ilireve dhe Trakeve (pra te fiseve qe edhe nacionalisti me i cmendur grek s’do pretendonte se i perkisnin etnosit grek). Edhe ato raste kur publikojn studime te tilla, i shoqerojn me interpretime qesharake.
 
Redaktimi i fundit:
Ajo qe eshte shkruar dhe mesohet ne shtetin fqinj dihet prej kohesh sikurse dihet dhe aftesia 'mahnitese' per te perdredhur historine sipas qejfit.
Ne shtetin fqinj mesohet dhe qe Epiri ka qene Greqi dhe se vazhdon deri ne Shkumbin. Ne shtetin fqinj mesohet dhe qe greket civilizuan boten dhe se ata jane me te hershmit ne keto treva. Sikurse mesohet dhe çfare ka thene Herodoti i varfer qe si gjehet ne nje version nuk gjehet ne nje tjeter.
E coptuan, prene e riparuan si munden po ja qe nuk ja ndryshojne dot ca thenie dhe nuk dine si ta vertisin.

@Marla sipas Catapanos fjala Pellazg/Pelasgico do te thote Primo Nato ose i linduri i pare ose sic i themi ne Femija i Pare (pra djepi i njerezimit). ;)
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Maksim Zotaj; Orakulli i Dodones.

Humbjet nga e kaluara

Më ndodh që në biseda të ndryshme njerëzit të më pyesin, se përse tani shqiptarët nuk janë më të famshmit e dikurshëm, dhe pse nuk kemi më influencë në ekonominë dhe politikën botërore? Së pari, dua t'ju a theksoj pyetësve të mi se kohët ndryshojnë. Kjo gjë në fakt ka lidhje me fenomenin njeri, por nuk varet nga vullneti i tij! E thënë ndryshe, në mënyrë të dukshme kjo çështje ka lidhje me vullnetin e zotit! Mendoj që edhe për fisin e parë dhe të bukur të shqiptarëve "Krijuesi" nuk ka bërë ndonjë lëshim të madh, qysh kur vendosi, që shqiptarët të jetojnë në tokë bashkë me të tjerët. Në Testamentin e Vjetër përmenden 12+1,fise (tribu) të ndryshme. Pra sado e ndritur që të ketë qënë e kaluara jonë, ne nuk kemi jetuar vetëm, në boshllëk, dhe pa konkurencën e fiseve apo grupeve të tjera.

Kjo logjikë na bën të mendojmë se pavarësisht se ne jemi ndër grupimet e para për nga kontributi i rëndësishëm në stabilizimin e jetës në tokë, prap fati ynë ngjan njësoj si fati i çdo qënie tjetër njerëzore, por në kohë dhe vënde të ndryshme. Të moçmit tanë, i spjegonin këto fenomene thjesht me dy fjalë; "Rrota e Historisë"! Ajo siç dhe e dimë, nuk e ndal rrotullimin e saj asnjëherë! Ne shpesh do të shikojmë gjatë shkrimit se si të vjetrit, më së shumti kanë pasur të drejtë. Eshtë me vënd me këtë rast që të spjegojmë fillimisht me argumenta bazë si ndryshojnë gjërat në Univers, nën lëvizjen e pandërprerë të "Mullirit Kozmik". Filozofi Platon (429-347) gati 2500 vjet më parë i pëlqente të thoshte "Si posht edhe lart"! Me fjalë të tjera sjell vëmëndjen tek Mikro-Kozmosi dhe Makro-Kozmosi. Dy elementët kryesorë në spjegimin e Universit, Pra filozofia e tij ishte se fenomenet tokësore janë të lidhura ngushtë dhe në mënyrë të pazgjidhëshme me ato qiellore! Kështu që nga ky pikëvështrim, mund të themi se Dodona ka qënë qysh nga fillimi i procesit të civilizimit që njohim ne sot!

Priftërinjtë e Dodonës siç do ta shikojmë me shëmbuj këtu më poshtë ishin vetë Zotat në tokë! Me një gjuhë simbolike, quheshin prej disa mijëra- vjetësh si "Perënditë e Olimpit"! Sa për kurreshtjen tuaj emrat e disa prej tyre në periudhën dymijëvjeçare të dominimit të Zeusit në Olimp ishin; Zeusi, Hera, Athinaja, Poseidoni, Hades, Demeter, Artemisi, Apollo, Hermesi, Hephaestusi dhe Aphrodita!

Kur Robert Temple botoi herën e parë librin e tij të famshëm "The Sirius Mistery" në vitin 1976, me nëntitull "Evidencë e Re Shkencore mbi Kontaktin e Alienëve gati 5000 vjet të Shkuara" opinioni botëror u kap në befasi. Vetë R.Temple për punën e tij gjeniale në vënd që të shpërblehej, u persekutua për pesëmbëdhjetë vjet pandërprerë! Persekutorët e tij është interesante ta theksojmë këtu, nuk ishin njerëz të zakonshëm apo fanatikë injorantë. Ata ishin disa individë nga agjensitë dhe grupet sekrete më të fuqishme të botës... Dhe në këtë rast pyetja shtrohet! Po përse vallë…?!

Të gjithë ne e pranojmë se gjërat lëvizin. Që ato ndryshojnë pambarimisht, shpesh dhe jashtë vullnetit tonë edhe këtë gjë ne e kuptojmë. Pamvarësisht prej besimit që ne i përkasim, një gjë pranohet unanimisht; Prezenca e ZOTIT! Ai është Një, dhe i vetëm! Astrologjia, në kohët antike konsiderohej mbretëresha e dijeve, sepse ajo të mësonte llogjikën se si lëvizin gjërat atje lart…! Nëqoftëse ne do të besojmë sinqerisht në shprehjen; "çdo gjë vendoset me vullnetin e Atij", le të vazhdojmë të besojmë si më parë! Prej këtij besimi, do të përfitojmë dy gjëra në praktikë. E para, do i kthejmë stërgjyshëve tanë të urtë një borxh të vonuar shumë gjatë; Respektin e domosdoshëm për çka ata kontribuan për ne, dhe atdheun! Dhe e dyta, sipas "Mullirit Kozmik", ne tani po dalim ose po lemë pas, "shekujt e gjatë të errësirrës së trashë shpirtërore, dhe injorancën tonë të rrezikshme"!

A ishte gabim Sami Frashëri kur na mësonte: "Se drita e diturisë, përpara do të na shpjerë"? Unë jam i sigurtë, - se jo! Po ashtu vëllai tjetër Naimi, gërvishte të njëjtën plagë kur thoshte;

"Hiqu, hiqu, errësirrë!

Pa ja këtu, o dritë"!

Siç shihet rilindasit tanë të mëdhenj e kishin kuptuar gjuhën e Zotit. Eshtë më se e qartë se këtu bëhet fjalë për triumfin e dritës kundra errësirrës në kuptimin simbolik. Prof. Harold Cooke në studimin e tij "Osiris, a Study in Myths, Misteries, and Religion", by Ares Publishing Inc. London, 1931. na kujton; "Konflikti midis të mirës dhe së keqes, është konflikt, fizik dhe shpirtëror"! Ndryshe ne mund ta kuptojmë këtë fenomen si lufta e, "të mirës kundra së keqes"! Por ne siç duket nuk i kuptuam ata krejtësisht, me vonesat dhe zig-zaket tona të turpshme. Eshtë fjala për fatin e Shqiptarit, por edhe për fatin e njeriut në përgjithësi si qënie tokësore. Në dymijë-vjeçarin që po lënë pas, ishin predikuar gjërat, pra ishin parathënë! Dhe ky predikim bëhej në përgjithësi me mekanizmin e njohur të Orakujve por edhe me forma të tjera akoma më praktike.

Duke dalë prej influencës së shenjës së Dashit ne lamë pas edhe karakteristikat e tij gjithashtu! Le të kujtojmë këtu që nën këtë shenjë, njeriu vetë mori pjesë aktive dhe i ndërtoi perandoritë e mëdha. Pra ndryshe njeriu me sjelljen dhe mentalitetin e tij të asaj kohe rrezatoi tendencën ekspansioniste, dhe u krijuan nga ky shkak njëra pas tjetrës perandoritë e Ilirëve, Persëve, Maqedonasve, Romakëve, Bizantinëve, etj; Por duke hyrë nën influencën e Peshqve, po vetë njeriu u bë dëshmitar dhe varrmihës njëkohësisht në shkatërrimin e po këtyre perandorive, njëra pas tjetrës. Milena Gonzales-Wippler e diplomuar në Porto Riko dhe në "Universitin e Kolumbias" respektivisht në Psikologji dhe Antropologji e spjegon kështu fenomenin në librin e saj, "Formulat Magjike, dhe Ceremonitë" bot. i 1997; "Shenja e Ujorit e cila po na afrohet tani, personifikon miqësinë, shpresën dhe dëshirat"! "Ndërsa përpara saj Shenja e Peshqve ishte për dymijë-vjeçarin që po lemë pas, fillimi i kristianizmit, dhe bota u zhyt gati në mënyrë absolute nën influencën e theologjisë Judeo-Kristiane".

Karakteristikë e kësaj shenje ishte Jezu-Krishti, i cili, u ndalua, u burgos, u torturua dhe u kryqëzua nga armiqtë e tij të shpallur dhe të pashpallur"! Kjo gjë pra ishte parashikuar më parë nga Orakujt! Ishte parathënë lindja dhe kryqëzimi i tij! Ai kështu u bë symbol i sakrificës Kristjane. Eshtë interesante ta kujtojmë se në treqind vitet e para Kristjanizmi kishte si simbol të vetin dy Peshq, pra pikërisht shenjën e Oroskopit. Por në 325 A.D, në këshillin e Nikea-s u vendos unifikimi i kishës dhe "Jesu Krishti" u pranua të shpallej Zot! Ja se si na e përshkruan këtë moment të veçantë të historisë studjuesi Simon Cox, në librin e tij "Duke Zbërthyer Kodin e Leonardo Da Vinçit" bot. i vit. 2004, nga "Barnes and Noble":

"Konstandini i Madh, ishte perandori Kristjan i cili megjithëse ende besonte në paganizëm u bë përgjegjës për ruajtjen e perandorisë nga shkatërrimi. Në vitin 325 A.D, ai organizoi të parin këshill të kishës Kristiane në Nikea, dhe e unifikoi atë. Aty u vendos formula i shenjtë e pagëzimit, "Në Emër të Atit, Birit, dhe Shpirtit të Shenjtë, Amin"!

Më vonë kjo formulë u bë doktrina më e rëndësishme për besimin Kristian. Kostandini vetë kishte lindur në 274 A.D. aty ku është territori modern i Shqipërisë së sotme". Gjithnjë me gjuhën e Astrologjisë, nën shenjës e Peshqve, shoqëria njerëzore ishte parashikuar se do të zhytej në anarki, dhe luftëra mizore. Por pasoja më e rëndë do të ishte errësira shpirtërore. Ndryshimi i pozicionit të yjeve, sjell kështu në mënyrë të pakundërshtueshme, ndryshime fizike dhe psikollogjike në jetën e përditshme të njeriut. Ky është një cikël që përsëritet nga një shenjë e Oroskopit në tjetrën, në një periudhë mesatarisht dymijë-vjeçare. Nga të dymbëdhjetë shenjat që ka Oroskopi, përfitojmë një proçes lëvizjeje që zgjat afërsisht 25.975 vjet! Pra kemi me këtë rast, një rrotullim të plotë në 360ŗ të boshtit të tokës. P.sh; në 180ŗ shmangie, Poli i Veriut kalon në pozicionin jugor dhe Poli i Jugut kalon në opozitë. Ky konkluzion arrihet nga vëzhgimi i ngadaltë i shmangjes të tij. Kjo lloj lëvizje(shmangje) prej 1ŗ, e boshtit tokësor, merr pothuajse 72 e 3/4 vjet. Pikërisht kjo distancë e gjatë është e barabartë me jetën mesatare të njeriut në tokë. Astronomët e quajnë këtë fenomen, thjesht, një vit kozmik. Pra në një mesatare gati dymijë-vjeçare në tokë, ne përfitojmë vetëm një shmangje prej 30ŗ të boshtit tokësor.

Le të theksojmë se njeriu i lashtë duhet të ketë qënë mjeshtër i këtyre kalkulimeve. Po mundohem që ti përmend kalimthi gjëra të tilla, sepse neve na duhet që të vimë në të njëjtin nivel të kuptuari me ata që ndërtuan Dodonën. Kjo llogjikë do të na ndihmojë në zbërthimi me lehtësi të rëndësinë së saj. Arësyeja e vërtetë se përse Shqiptarët janë një popull më shumë supersticioz sesa fetar, shfaqet pikërisht tek baza e këtyre njohurive të cilat ata duket se i kanë zotëruar mrekullisht dikur. Supersticioni është një besim, dhe nga më të vjetrit gjithashtu dhe dihet që ai i ka rrënjët drejpërdrejt të lidhura me fuqinë e Zotit. E thënë ndryshe, ata (Shqiptarët) me kujdes e zgjuarsi i shmangen shpesh fanatizmit të sotëm fetar, i cili shumë tragjedi të mëdha ka sjellur në jetën e njeriut. Kështu, duke i analizuar të gjithë elementët në kompleks ne mundemi ti shohim gjërat realisht. Dhe po realisht ne do të kemi shancin që ti përmirësojmë ato!

Dy fjalë mbi gjenezën
Historia e njeriut fillon në të njëjtën kohë me aktivitetin e trurit të tij. Kështu e kanë përcaktuar studjuesit historinë. Gjë kjo që konsiderohet të ketë filluar gati 50.000 vjet të shkuara. Në Fillim zbulimet më të rëndësishme u konsideruan; Muzika, Gramatika, Retorika, Drejtësia, Prudenca, Mathematika dhe Gjeometria, të cilat kanë qënë të lidhura siç thamë pak më sipër, me momentin e formimit të psikologjisë së njeriut të sotëm modern. Ato u quajtën në atë kohë "shtatë artet e lira" që u bënë themel e të gjitha njohurive për shoqërinë njerëzore. Po ta shikojmë me këtë prizëm etimologjinë e fjalës art, ajo siç e dimë ka kuptimin e përsosmërisë, pra Zotit! Përndryshe është elementi bazë, që e bën praninë e Atij, si diçka konkrete në mes njerëzve. Eshtë me vend që të theksojmë këtu se artistët janë misionarë, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër, por me formën e artit që krijojnë, zbresin mesazhe në tokë të cilat influencojnë në mënyrë të pakundërshtueshme në jetën e përditshme të njerëzve. Le të tingëllojë kjo si kujtesë e shkurtër për disa shqiptarë të prapë! Artistët nuk janë kontigjent diskriminimi, dhe aq më keq për tu vrarë, ashtu siç bëhej gjatë rregjimit komunist. Ata janë pasuri kombëtare…!

Duke vazhduar mbi origjinën, dhe mënyrën se si ka filluar civilizimi në tokë, pra periudha e parë e njeriut si qënie inteligjente, nga shkollarët e sotëm ka qasje të kujdesshme në deshifrimin e skripteve të vjetra. Krahas kësaj po i kushtohet gjithnjë e më shumë seriozitet, gjurmëve të shumta të lëna nga vizitorë, "Alien-ët" të ardhur nga distanca të largëta kozmike ku mendohet se jeta atje është më e avancuar se në planetin tonë. Shumë testamente, dhe mbishkrime brënda mureve të piramidave, janë zbërthyer nga përmbajtjet e tyre dhe na kujtojnë shpesh një gjë të tillë megjithatë!

Me pak fjalë, shkollarët po deshifrojnë mendimin, komunikimin dhe vizionin e njeriut të parë, duke u munduar të hyjnë nën lëkurën e tij! Ata po përqëndrohen gjithashtu në rrjedhën apo edhe nënshtresat e civilizimeve të tëra që deri më sot, konsideroheshin krejtësisht të humbura. Nga këto llojpërpjekjesh po arrihen rezultate tepër të rëndësishme! Eshtë fjalë për piramidat e Egjyptit, Stonehence-t, Atlantët, Limurët, Olmikë-t, Ilirët, Sumerët, Babilonasit, Majat-ë, Actekë-t, Inkasit dhe plot enigma të së djeshmes, të cilat janë trajtuar si tabu apo mistere të padeshifrueshme, të zhdukura ose thjesht pjellë e mitheve dhe legjendave. Në këtë kontekst, është shumë me vend që ta theksojmë se historia e shqiptarëve zë një vënd me peshë të madhe në historinë e civilizimit botëror. Por në këtë shkrimin tim, unë do të fokusohem vetëm në një fakt, në misterin e Dodonës… Po ç'farë fshihet brënda guackës së këtij misteri…? Dhe a ja vlen, që ne të gërmojmë rreth kësaj çështjeje?!

Ç'dimë për Dodonën?
Në kuptimin e gjërë të fjalës kurgjë! Arësyet janë të ndryshme, por ato më të rëndësishmet janë historike. Në kujtesën e shqiptarëve Dodona ka ardhur e gjallë dhe e ruajtur vetëm nëpërmjet gojëdhënave, mitheve dhe legjendave. Në fakt, në këto mite e legjenda Dodona përmëndet shpesh si vënd i shenjtë. Intersante gjithashtu është se mali i Tomorrit thirret ende edhe sot; "Mali i Zotit"! Njerëzit e atyre anëve me respekt e quajnë atë "Baba Tomorri"! Tek Iliada, Homeri me gojën e Akilit thotë: "O Zot, mbret Dodonas Pellazgjikë, që banon n'ato vise të largëta e sundon mbi Dodonën dimër-keqe"!

Nga gojëdhënat thonë se "Mali i Tomorrit" quhej më parë "Mali i Të Mirit". Semantika e fjalës " Të Mirit" zbulon krejt funksionin e veçantë të këtij mali! Ndërsa Straboni e përshkruante kështu situatën e terrenit të thyer fizik për të arritur deri në Tomorr; "Sa do që është i ashpër e plot me male të mëdhenj si Tomorri e të tjerë, Epiri dhe Ilirija nxjerrin burra trima e të mençur"! Kështu me këtë llogjikë po të vazhdoj, do të përsëris se ç'thonë të tjerët që janë të shumtë padyshim. Por në fakt më e rëndësishme për ne është zbulimi i funksionit të vërtetë të Dodonës. Tek historianët e vjetër dhe shënimet e tyre historike Dodona përmëndet shkarazi, në mënyrë të zbehtë dhe vetëm si një fakt i përgjithshëm! Le ta quajmë ndryshe këtë gjë si përplasjen e parë me injorancën apo kufizimet të cilat i ka vuajtur jo pak herë historia jonë. Duket pra se në rastin tonë ne kemi më shumë mjegull, sesa informacion. Flasim për Dodonën, dhe për një moment harrojmë që e kemi fjalën për origjinën institucionale të njeriut në tokë! Fakti i madh që Dodona përfshihet e para dhe më e vjetra në listën e 8-të Orakujve të parë dhe më kryesorë, duke bërë pjesë brënda rrjetit territorial të këtyre Orakujve, na shtyn të mendohemi... Dhe në listën e këtyre tetë Orakujve ishin; 1-Dodona, 2- Delphi, 3-Delos, 4-Cythera?…, 5-Omphalos?…, 6-Akrotin?…, Paphos?…,7- Tritoni?…, 8-El Marj?…, 0-Bendet! Emrat dihen, por disave prej tyre ende nuk ju është përcaktuar vënd-ndodhja. Për disa të tjera gjithashtu nuk ju është qartësuar përkatësia, prandaj ato janë me pikpyetje në fund. Funksioni i tyre i cili përveç Dodonës dhe Delphit që kanë përafërsi me njëra-tjetrën, të tjerat janë të ndryshme. Kodi i Orakullit të Dodonës është ky; 1. Vënd-Ndodhja- "Mali i Tomorrit", në Qëndrën Perëndimore, 2. Pema Simbol,-"Lisi" 3. Planeti Simbol,-"Saturni" 4. Lindja Hyjnore,-"Qënia Humane" prej "Ashtit të Tokës"!

Eshtë e pajustifikueshme që në programet apo tekstet e shkollave shqipe Dodona as që zihet me gojë qoftë edhe shkarazi. Sa për shkrimet e autorëve klasikë, të ashtuquajturit Greko-Romak apo Bizantinë, terma që po bëhen gjithnjë edhe më të dyshimta sot, me lehtësi mund të përmendim emra si; Homeri, Eskili, Platoni, Hesiodi, Herodoti, Tukididi, Plutarku, Straboni, Pindari, Plini, Apollodor Tekniku, Polibi, Titus Libius, Stefan Bizanti, Eustathi etj… Disa prej këtyre emrave i përkasin periudhës së dytë asaj Bizantine. Ndërsa në plejadën e rilindjes Evropiane deri në ditët e sotme, kemi emra të shquar shqiptarë dhe të huaj si Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, Shtjefën Gjeçovi, Perikli Ikonomi, Myzafer Korkuti, Skënder Anamali, Aleksandër Stipçeviç, Nermin Vlora (Falaski), Aristidh Kola, Mexhit Kokalari, Rasim Bedo, etj. Nga studjuesit e huaj le të përmëndim; J.G.Fon Han, Edvin Jacques, Michael Grand, Nikolas Hammond, Robert Temple, Erik Von Daniken, Robert D'angely, Enzo Gatti, John Wilkes, Eduard Gibbon, Agnes Savill, dhe plot të tjerë të cilët do ti kujtojmë hera-herës gjatë këtij shkrimi. Por ata të cilët do të mbajnë peshën argumentative të mija në subjektin e Dodonës janë vetëm pak autorë. Për koiçidencë dua të përmend Perikli Ikonomin, Rasim Bedon, Robert Temple, Raymond Moody, Erik Von Daniken, etj. Le të shikojmë tani se si po na afrohen gjërat;
 
Falenderoj shumë për atë çfarë keni shkruar @Marla dhe @Barnaba . Por mua dhe jo vetëm besoj e kap ajo pyetja që e çon në dalldi dhe i gërryen shpirtin, pse ky jo integritet i akademikëve greke është mbështetur dhe vazhdon të mbështetet nga akademikët e botës,
Nuk dua të besoj në teori komplotiste botërore rreth nesh dhe nuk jam i sëmurë me autoracizem të imponuar nga fqinjët tanë por dua të besoj ne metoda empiristike që japin rezultate më realistike të paktën për realitetin në qështje.
 
Falenderoj shumë për atë çfarë keni shkruar @Marla dhe @Barnaba . Por mua dhe jo vetëm besoj e kap ajo pyetja që e çon në dalldi dhe i gërryen shpirtin, pse ky jo integritet i akademikëve greke është mbështetur dhe vazhdon të mbështetet nga akademikët e botës,
Nuk dua të besoj në teori komplotiste botërore rreth nesh dhe nuk jam i sëmurë me autoracizem të imponuar nga fqinjët tanë por dua të besoj ne metoda empiristike që japin rezultate më realistike të paktën për realitetin në qështje.


@Petrit101, me sa di une, akademiket shqiptar jane shume te matur rreth ceshtjes se pellazgeve. Duke qene se informacioni mbi gjuhen e pellazgeve eshte i pamjaftueshem, akademiket s'deshirojn te bejn pretendime qe do rrezikonin reputacionin tone. Ketu e kam fjalen per akademik te mirefillte, jo per kllouna si Eleni Kocaqi. Per ne ka me shume rendesi te mbrojm me dinjitet ceshtje si perkatesia etnike e Epiroteve, dhe vazhdimesia autoktone ne trojet tona.

p.s. beni kujdes me informacione nga burime te dyshimta. Shume artikuj mbi historine tone shkruhen vetem per nje klikim, dhe jane ose te pasakt (gjenjejn duke pretenduar se ka fakte per X apo Y ceshtje), ose perdorin metoda jo-shkencore (zakonisht duke abuzuar me etimologjine, pra me kuptimin e fjaleve).

Historianet perendimor ne shume ceshtje te lashtesise ku kemi mosperputhje me greket n'a japin me shume te drejte neve. Ketu ben perjashtim nje pjese e akademise britanike, qe eshte rreshtuar ne menyre besnike krah grekeve. Prijesi i kesaj rryme ka qene nje autor i quajtur NGL Hammond, oficer i sherbimit informativ ushtarak qe sherbeu ne Greqi gjate Luftes se Dyte Boterore. Gjate luftes, dhe pas saj, Britania ka qene aleate e ngushte Greqise, dhe gjate luftes se ftohte kundershtare e Shqiperise (nuk kishim as marredhenie diplomatike). Per me teper, mbreteresha Elizabet II u martua me princin e Greqise, Filipin. Ndaj struktura te caktuara te akademise britanike mbajn anen greke. Ne i njohim standartet e skuthjeve si puna e Hammond-it. Kur ai vizitoi Shqiperine ne vitet '70, sjellja e tij ngjasonte me shume me nje spiun se sa me nje akademik. Kur vizitonte muzeun, ai ishte i interesuar te bente fotografi te objekteve arkeologjike qe ngjasonin me objekte greke, dhe shperfillte shumicen dermuese te objekteve qe ngjasonin me kulturen ilire. Dhe kur historianet tane e pyesnin pse tregon aq pak interes ne faktet qe tregojn se Epiri ishte ilir, ai pergjigje me arrogance duke thene "s'jam ketu per kulturen ilire, por per kulturen greke". Thjesht nje agjent ushtarak te cilit akademia britanike i dha hapsiren te shkruante cfare t'i donte qejfi per historine e lashtesise se rajonit tone, dhe qe e mbulon me turp ate akademi.
 
Jam shume kurioz te di nese egziston ndonje shkrim (diku ne leter, gur,shpella, lekure kafshe etj) i gjuhes pellazge, do te doja shume te mesoja rreth simboleve shprehese qe perdornin! Di dikush dicka te tille te na e lehtesoj kuriozitetin??
 
se me bere te hap librat e puhurosur tani te rifreskoj kujtesen :p
problemi është qe greket na kane vjedhur historine

Gjuha pellazge nuk është hipoteze sic e quajne por është një gjuhe qe vete autoret e lashte antike si Dionisi i Halikarnasit, Polibi Straboni Herodoti apo Tuqididi POHOJNE qe: Pellazget banonin ne kete vend qe do te behej greqia perpara mberritjes se heleneve - se Pellazget flisnin gjuhen barbare dmth jo greke se ata ishin me zanafille te një etnie joniane ...

Atehere perse studiuesit nuk perqasin gjuhen mikeniane hipotetike (gjuhen parahelene) me pellazgjishten e lashte me dialektin gege te veriut dhe me shqipen e sotme qe te zgjidhet ky mister perfundimisht?

Ne kohen e dikatures komuniste nuk pati asnje interes per te hedhur drite mbi keto fakte qe gjejme neper literatura te ndryshme madje as tani, akademiket tane te nderuar te shkencave jane aq te zene me idiotesira dhe nuk kane kohe te merren me ceshtje te rendesishme si kjo dhe mjaftohemi vetem me shkrimet qe bejne te huajt per ne.

Xhanem dhe pellazget parardhesit tane te njejten gje kane bere jane marre me ndertime art lufte etj por kane harru gjene me kryesore harruan te dokumentojne me shkrim egzistencen e tyre ne brezat qe do vinin me vone. Ose ndoshta parashikuan levizjen e lire dhe një bote pa kufinj shteteror dhe thane hajd mo ska cna duhet



Zhan Klod Faveirial - Historia e Shqiperise ft 41


Ne pergjithesi është pranuar se Shqipetaret i perkasin races pellazgjike - thote Kantu (vell 1 fq. 544)Pellazget ishin shume me te lashte per greket, me te lashtet, te cilet perbenin një race mitike, si Titanet dhe Ciklopet. Por. historia e tyre na është percjelle ecse nga pushtuesit e tyre. Gjithashtu, shfaqen ne traditat klasike, si një sfond i erret qe i humbet veshtrimit.
Nuk është pra e cuditshme qe autoret greke i pershkruajne ata si barbare. "

Por pergjigjet Kantu - faktet deshmojne se pellazet sollen ne greqi jo vetem disa arte,por një sistem te tere besimi, artesh dhe germash.Ajo ishte një race po aq bujare sa dhe e pafat.Gjuha e tyre me e ngjashme me latinishten se sa me greqishten u ruajt ne dialektin eolian dhe ne ate epirot qe helenet i cilesonin si barbare. "

- Ne disa treva te greqise, aq me teper ne epir, gjenden gjurme te mbizoterimit dhe qyteterimit te pellazgeve. 45 qytete ofrojne rrenojat e ndertimeve pellazgjike. Midis ketyre qyteteve permenden: Dodona Efiri Ambrazia Elateu Pandozia Buketi etj (Saktesim i historise se lashte nga Poirson dhe Cayx fq 195)

- Ne fjalorin e tyre te historise, Dezobri dhe Bashele thone: - Gjithcka deshmon ne Thesali vendqendrimin e Pellazgeve majat ne shpatet lindore te Pindit jane te rrethuara nga muret e tyre masive, dhe fusha e Peneut qe me sa duket ka qene e kultivuar se pari prej tyre, dhe qe quhet nga Homeri Argosi pellazgjik.Larisa ze qendren e një pellgu te pasur ku dhe ndeshen fragmente te xhadeve dhe digat, me te hershme te koheve se helenet. Treva me qendrore dhe me pjellore e vendit ka mbajtur emrin Pellazgjiotide....
Ka nje pengese te pakaperxyeshme, nuk ka mbishkrime pellazge. Eshte dicka si disku i Faistos, qe thuhet se i perket kultures Minoike, duket se nuk ngjan me asnje gjuhe. Jane bere perpjekje te panumerta ta deshifrojne me gjuhe te ndryshme( perfshire shqipen dhe greqishten). Te gjitha deshtime spektakolare.
Ky disk eshte gjetur ne jug te kretes.
 
Jam shume kurioz te di nese egziston ndonje shkrim (diku ne leter, gur,shpella, lekure kafshe etj) i gjuhes pellazge, do te doja shume te mesoja rreth simboleve shprehese qe perdornin! Di dikush dicka te tille te na e lehtesoj kuriozitetin??
Jo, nuk ekziston asnje mbishkrim pellazg, ekzistojne mure ciklopike pellazge, si the autore te ndryshem antike te cilet pohojne se ishte gjuhe barbare(jo helene).
 
Ka shum teori te ndryshme por baza osht etruske.... meqen se dhe sot jemi gjuha me e perafert ne perkthimet qe jan ber shkrimeve te gjetura ne ate gjuhe ri hysh thelle pellazget sjetonin vetem ne teevqt e sotme tonat por ishin ne greqi e deri ne puglia itali...
 
Autoret me te lashte antike(kronologjikisht me prane Pellazgeve sesa te tjere qe kishin jetuar per nje kohe te gjate prane tyre si psh. Dionisi i Halikarnasit, Polibi dhe Stroboni) pohojne me Hekaten e Miletit, Hellanikos i Mitelinint, Herodoti apo Tuqididi ne krye, se "Pellazget banonin ne kete vend qe do te behej greqia perpara mberritjes se heleneve"; se Pellazget flisnin nje gjuhe barbare dmth jo greke se ata ishin me zanafille te nje etni joniane mqse Herodoti na thote (VIII, 44 I, 56 - VII, 94, 95) banoret e pare te Athines (ne gjuhen shqipe "E thana" qe do te thote "premtimi" qytet i eprcaktuar nga fati nenkuptohet nga pellazget) ishin Pellazget qe ndertuan murin e pare rrethues te Akropolit te saj (pelargicon) dhe se me mberritjen e Heleneve perdoren gjuhen e ketyre te fundit dhe u quajten Joniane ( ne shqip I one, I oni, nenkupton "i Jone").

Formimi i gjuhes greke u be hap pas hapi nepermjet eksapasionit territorial te pushtuesve helene. Kta te fundit perfunduan duke asimiluar nje pjese te madhe te gjuhes s popullsive autoktone te nenshtruara midis tyre dhe Pellazget. Ja perse ne shohim te shfaqen shume dialekte ne hapesiren e pushtuar me pare nga Pellazget, te cilet parapelqejne ti quajne Mikeniane(emertimi artificial i shpikur nga arkeologet moderne) ose popullsi egjease parahelene: dialekti joniane ne Atike, Eube, Azi e vogel (Joni) disa ishuj te Egjeut, arkado-qipriot n Arkadi, Qipro dhe Pamfili; eolian ne Thesali dorian ne Foside, nder te clet Dlfi ne Lokride Etoli etj etj

- Kur dihet se Jonianet jane Pellazge te kthyer ne "joniane"duke pranuar gjuhen e pushtuesve helene dhe se Arkadianet (Eshte nje nga vatrat e Pellazgeve ku sipas Homerit duhet te kete lindur Zeusi - "Pellazgu") Insularet e Egjeut dhe Eolianet jane gjithashtu Pllazge, nuk mund te mos na shkoje mendja per pellazgjishten e lashte, gjuhe e popullsive te nenshtruara nga pushtuesit helene.
Ne te vertete eshte pranuar qe dialekti arkado - qipriot eshte me i lashti nder dialektet greke dhe se dialekti jonian eshte me i aferti me te.Pervec kesaj gjuha e Homerit cilesohet jonishtja e vjeter dhe grafia e teksteve homerike eshte joniane.
Keshtu te gjitha keto fakte vertetojne nderfutjen e kesaj pellazgjishteje te lashte, ne formimin pikerisht te 2 dialekteve me te vjeter greke arkado - qipriot dhe jonian.
Gjuhetaret moderne e trajtojne "mikenianen" parahelene si gjuhen meme te ketyre 2 dialekteve. Por sa keq, ata nuk kane bere asnje perqasje midis kesaj mikeniane hipotetike dhe pellazgjishtes se lashte, nga e cila kane dale thrako-ilirishtja dhe ajo frigjiane.Pervec kesaj asnje nuk ka ditur ta studioje ose e kane studiuar ne menyre te gabuar perputhshmerine me dialektin gege te Shqiperise se Veriut me gjuhen e sotme Shqipe.

Dy gjuhetare te shquar franceze P. Shanteren (Morfologjia e greqishtes C.Klinckseck, 1964):
"Ne pamje te pare dialekti mikenian radhitet perbri dialekteve qe i kemi quajtur jugore, dmth teresia e formuar nga dialekti joniano-atik dhe arkado - qipriot... Keshtu dialekti mikenian mund te perfaqsonte nje gjendje te lashte te dialekteve jugore qe krijuan ate arkado qipriote dhe joniane-atike.....

A.Meje (Nje veshtrim i shkurter mbi historine e gjuhes greke 1965)
"Nuk dihet asgje per gjuhet e folura ne gadishullin grek perpara dyndjes helene.Pellazget nuk jane vetem nje emer. Qyteterimi qe ndikoi mbi ate grek eshte qyteterimi i botes egjease, per te cilin nuk njihet gjuha.... por nuk duhet ti veshim indo-europianes ate qe ka mundesi te jete egjease...
Homeri pohon ne Iliade se "Zeusi eshte dodonas dhe pellazg" Ai i cileson pothuajse gjithmone pellazget hyjnore.


Studimet dhe hulumtimet e kryera ne disiplina te shumta( histori e lashte arkeologji, antropologji ose etnologji) tregon qe perpara shfaqjes se grekeve ne shekullin e VIII para Krishtit, aty ekzistonte nje qyteterim qe quhej pellaz, ne mungese qe ti ktheja emrin e tij te vertete dhe qe disa e kane quajtur deri me sot "egjeo - kretas, mikenian ose parahelenik. Ky qyteterim kishte gjuhen e tij: PELLAZGJISHTJA E LASHTE, nga e cila gjuha shqipe e sotme eshte e vetmja gjuhe e mbijetuar ne Europe. Pa gjuhen shqipe, me te vertete nje fosile e gjalle, pa zbulimin e monumnteve parahelene te gjetura njesoj ne vende te shumte te pellgut mesdhtar, pa morine e toponimve te sotme te perhapura neper Europe dhe Azine e Vogel dhe qe deshifrohen fale gjuhes shqipe dhe se fundi pe permendjen e Homerit, i cili pohon se Zeusi ishte pellazg si dhe pohimet e autoreve te tjere antike nder te cilet Herodoti dhe Tuqididi, sipas te cileve Pellazget ishin banoret e pare te geqise perpara mberritjes se grekeve dhe qe flisnin gjuhen barbare. Ata u lane trashegim grekeve nje pjese te madhe te kulteve dhe te perendive te tyre.
Asgje me shume se kjo nuk do te mjaftonte per te na bindur se perpara mberritjes se heleneve ka ekzistuar nje qyteterim i madh jo grek.Eshte kuptimi i kesaj fjale te famshme "mberritje" te cilen nuk e kane kuptuar mire autoret moderne. Eshte thene gjithcka kunder kesaj teme.Deri ne zbulimin e tabelezave te mbiquajtura mikeniane, te deshifruara nga Ventris dhe Kadvik kishte shume dyshime per to. Por qysh kur keta 2 dijetare shpallen se Lineari B mikenian ishte ne greqishten e vjeter, gjithcka u permbys ne favor te tezes se vijimesise se 2 qyteterimeve (mikeniane dh greke) dhe ko pavarsisht 4 shekujve heshtje teresore. Ajo cka u quajt mikeniane nuk ishte gje tjeter vecse pellazgjishtja e lashte (gjuha) nga e cila ka dale pjeserisht greqishtja e lashte.


Burimi :

Shqiperia (Historia Gjuha - Odiseja e pabesueshme e nje popullsie parahelene) Mathieu Aref
 
Zhan Klod Faveirial - Historia e Shqiperise ft 41


Ne pergjithesi eshte pranuar se Shqipetaret i perkasin races pellazgjike - thote Kantu (vell 1 fq. 544)Pellazget ishin shume te lashte per greket, me te lashtet, te cilet perbenin nje race mitike, si Titanet dhe Ciklopet. Por. historia e tyre na eshte percjelle ecse nga pushtuesit e tyre. Gjithashtu, shfaqen ne traditat klasike, si nje sfond i erret qe i humbet veshtrimit.
Nuk eshte pra e cuditshme qe autoret greke i pershkruajne ata si barbare. "

Por pergjigjet Kantu - faktet deshmojne se pellazet sollen ne greqi jo vetem disa arte,por nje sistem te tere besimi, artesh dhe germash.Ajo ishte nje race po aq bujare sa dhe e pafat. Gjuha e tyre me e ngjashme me latinishten se sa me greqishten u ruajt ne dialektin eolian dhe ne ate epirot qe helenet i cilesonin si barbare. "

- Ne disa treva te greqise, aq me teper ne epir, gjenden gjurme te mbizoterimit dhe qyteterimit te pellazgeve. 45 qytete ofrojne rrenojat e ndertimeve pellazgjike. Midis ketyre qyteteve permenden: Dodona Efiri Ambrazia Elateu Pandozia Buketi etj (Saktesim i historise se lashte nga Poirson dhe Cayx fq 195)

- Ne fjalorin e tyre te historise, Dezobri dhe Bashele thone: - Gjithcka deshmon ne Thesali vendqendrimin e Pellazgeve majat ne shpatet lindore te Pindit jane te rrethuara nga muret e tyre masive, dhe fusha e Peneut qe me sa duket ka qene e kultivuar se pari prej tyre, dhe qe quhet nga Homeri Argosi pellazgjik.Larisa ze qendren e nje pellgu te pasur ku dhe ndeshen fragmente te xhadeve dhe digat, me te hershme te koheve se helenet. Treva me qendrore dhe me pjellore e vendit ka mbajtur emrin Pellazgjiotide....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top