Çfarë është urrejtja dhe në cilën pjesë të trurit jeton?!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Çfarë është urrejtja dhe në cilën pjesë të trurit jeton?!​

-640-0-40dcf1696ef3edf558f4b8dbfbd3c034.jpeg


Kohët e fundit, sidomos në rrjetet sociale shikojmë që urrejta mbizotëron kudo. Komenti mbi natyrën e urrejtjes mund të ketë filluar me Aristotelin (384–322 p.e.s.), i cili besonte se “urrejtja lind pa fyerje të mëparshme, është e papenduar për personin që e përjeton, e pashërueshme nga koha dhe përpiqet për asgjësimin e objektivit të saj”.
Darvini, në 1872, e përshkroi urrejtjen si një ndjenjë që i mungon një shprehje e veçantë e fytyrës dhe shfaqet si tërbim. Në mënyrë tipike, urrejtja shihet si një formë ekstreme e mospëlqimit, një version i përforcuar i zemërimit, neverisë ose përbuzjes dhe një gadishmëri për të bërë dëm.


Psikologët besojnë se urrejtja ka më shumë gjasa të shfaqet në prani të shkeljeve morale, veçanërisht kur objektivat e urrejtjes perceptohen si të këqija, imorale dhe të rrezikshme. Prandaj, nuk është për t’u habitur që politikanët shpesh shajnë kundërshtarët e tyre duke përdorur terma negativë.
Në studimet që krahasonin urrejtjen me emocionet e tjera, neveria ndante të përbashkëtat më të zakonshme me urrejtjen. Urrejtja nuk ndryshonte ndjeshëm nga neveria për sa i përket intensitetit dhe kohëzgjatjes.
Një studim i fundit skanoi subjekte normale njerëzore ndërsa ata shikonin fytyrën e një personi që e urrenin. Për krahasim, ata panë edhe fytyra të të njohurve për të cilët kishin ndjenja neutrale. Studimi zbuloi një model unik të aktivitetit në tru që është quajtur qarku i urrejtjes. Korteksi izolues, putameni dhe gyrusi ballor sipëror i majtë janë përbërësit kryesorë të qarkut të urrejtjes. Këto tre zona të trurit treguan një lloj specifik aktivizimi kur individët shihnin fotografi të njerëzve që i urrejnë. Interesant ishte fakti se të njëjtat zona në tru aktivizoheshin gjithashtu kur njerëzit shihnin dikë që dikur e donin, por që kohët e fundit ai person i kishte refuzuar.
Studiuesit shpresojnë se këto studime një ditë mund të na ndihmojnë të kuptojmë rrënjët e konfliktit, si dhe mënyrat në të cilat konfliktet shkatërruese midis njerëzve dhe grupeve mund të reduktohen në mënyrë efektive.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top