Cfare eshte per ju letersia?

bella

Anëtar i Nderuar
Po lexoja tani duke pritur te me kape gjumi dhe me erdhi ne mendje kjo si tem e thash ta shkruaj para se te me ik frymezimi :p

Ajo qe doja te dija eshte se cfare eshte per ju letersia??? :po:

Me kujtohet kur profesori i letersis na vinte te lexonim strofa poezie me rradhe te gjithe. E me pas na jepte si detyre shtepie te mesonim mbi 3 faqe poezi ose na jepte detyre vere te lexonin libra jasht shkollore...Apo diktimet dhe hartimet qe benin me tetvjecare (koha ime ...eh ishin te arta vitet e shkolles:p). ..Personalisht nuk eshte se kam nje lloj te percaktuar leterare apo shkrimtari.....me pelqen cdo gje e shkruar me thellesi dhe me aftesin e sugjestionimit te fjales e historis. Por ato narrative dhe klasike i ve tek te preferuarit e mi.

Kush nga ne nuk eshte dashuruar me letersin nga pak, e kush nuk ka hedhur disa rrjeshta ne ditar apo edhe ne leter emocionet e nje momenti. Letersia eshte mjeti i bukur i te shprehurit dhe te komunikuarit e ndjenjave dhe ekperiencave.Eshte nje art, nje art i veshtir dhe i nevojshem per ti then botes ate qe ndjejm.

Cfare ju pelqen nga letersia? Cila form letrare ju pelqen....epike, narrative, komedi, romanx etj etj?....dhe keni shkruar ndonjehere ne jeten tuaj dicka ? pra keni shprehur ndjenjat tuaja, gjendjen tuaj shpirterore ne formen e shkrimit letrar???
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Cfare eshte per ju letersia?

Per mua letersia eshte djepi i njohurive njerzore...!
 
Pe: Cfare eshte per ju letersia?

Letersine sdi pse e kam dashuruar gjithmone.
Edhe zyshen qe kam pasur ne shkolle te mesme kishte te njejtin interpretim me mua te veprave.
Poezite nuk me pelqejne edhe aq per te mos thene qe gati gati disa i urrej.
Jo sepse jane te keqija por me duket sikur eshte nje monotoni ne ca vargje (edhe pse nuk eshte ashtu)

Preferoj romanet ska rendesi lloji i romanit.
Mbaj mend qe merrja librat fshehurazi nga bioblitekat sepse nuk lejonin me sh se dy (i ktheja serish normale )
edhe ne shtepi i lexoja serish fshehurazi :D

Lexoja dhe behesha personazh kryesor, fluturoja mendoja gjithe diten per ate veper.
Me mahnit letersia per mua ishte nje bote tjeter, arratiesha aty, gjeja qetesi, hutim, trembje, frike.
Me magjeps akoma eshte sikur nje dashuri e humbur (per shkak te puneve :( )
Them se nje pjese e guzimit per te pasur endrra vjen nga kjo
dhe po nje pjese e zhgenjimeve vijne serish nga letersia, por edhe pjesa e forces me te madhe nga ajo e merrja.

Dashuri budallaqe :D, per sh kohe ndryshova force te mendimit, te folurit te dashuruarit
Fillova te dashuroja cdo gje qe me dukej mrekulli.
Nuk di nese doja shkrimtaret apo ate cf shkruanin,
por per mua letersia mbetet nje bote akoma per tu zbuluar me shume.
Ua kam lakmi qe shprehen aq bukur.
 
Pe: Cfare eshte per ju letersia?

Thjeshte lexoj, thjeshte shkruaj, thjeshte ne nje bote sa me te komplikuar....
 
Pe: Cfare eshte per ju letersia?

Letersia,.eshte rilindja e shpirtit,.e enderrave,.e ideve e asja qe dashurojm,.e asja qe na lendon na gacmon,.dhe rrjedhshmeria e vagjeve eshte kenga e ketyre situatave njerzore,..pa letersi njerzit do ishin te varfer ne shprehje ne ndjenje dhe ne artin e te folurit te kuptuarit te dashuruarit dhe te perjetuarit te emocioneve njerzore.
 
Titulli: Cfare eshte per ju letersia?

Jam i pasionuar pas leximit, por me endje me te madhe lexoj nga literatura klasike. Disi ke klasikja gjeje veten, nga menyra dhe origjinaliteti se si kan shkruar ata, ata te medhenjet fare, Dostojefski, Tolstoi, Drajzer, Stendal e plot te tjere. Me bene pershtypje pershkrimet e imeta , te bukura, reale qe bejn ata. Ata thjeshte kan shkruar per qejfin e tyre dhe jo per te tjeret. Freskia te cilen e gjene brenda veprave te tyre eshte thujase sikur te ishin shkruar dje e le me kur ke parasysh se ato mbijetuan tani e dy shekuj me radhe. Per mua jan te paarritshem. Bestselleret e koheve te sotme disi jane romane qe lexohen me nje dore :ciaoo:
 
Titulli: Cfare eshte per ju letersia?

Leximi me perben kenaqesi dhe menyre kualitative per ta kaluar kohen. Eshte sikur te shohesh nje film qe nuk zgjat vetem nje ore por vazhdon ndosha me dite apo jave. Thellohem shume kur lexoj dhe ndoshta kjo me ben qe shpesh te dal nga realiteti me te cilin rrethohemi dhe hy ne nje bote tjeter ndoshta me te guzimshme, me te frikshme apo dhe me te lumtur.

Sa kam qene ne shkolle kam lexuar shume vepra si te shkrimtareve tane shqiptare qe jane perla te verteta e po ashtu edhe te shkrimtareve te njohur boteror. Nje kohe lexoja shume libra qe kishin permbajtje psikologjike, kisha nevoj shume per to.

Per te shkruar dicka nuk kam provuar, e kam fjalen per ndonje poezi apo dicka te atille. Mirepo ditar po :), dhe kjo ka qene ne nje periudhe kur pelqeja te shkruaja ate qe e ndjeja tani eshte e kunderta ate qe e ndjej dua ta flas me dike dhe sikur pertoj te shprehem ne nje cop leter. Gjithsesi eshte gje e bukur :).
 
Pe: Cfare eshte per ju letersia?

Mund ta permbledh me nje fjale te vetme : FRYMEZIM !
 
Pe: Cfare eshte per ju letersia?

Eshte qetesim i trupit dhe i shpirtit. Me çliron nga merzia dhe shpesh here ne zhgarravinat per veten e mesoj nje gje te re per veten qe nuk e dija...
 
Titulli: Cfare eshte per ju letersia?

Letersia per mua eshte llapazan tefter :D
 
Titulli: Cfare eshte per ju letersia?

letersia per mua eshte :
kenaqesi, clodhje, enderrim, njohje, ballafaqimi , kurjozitet, eshte si nje pjate qe me jep gjithmone oreks per tu ushqyer me te.....
po kam shkruar dy libra...
 
Titulli: Cfare eshte per ju letersia?

I ke botuar jana? Kush jane titujt?
Cfare rshte letersia?
Dashuri eshte dashuri....mga ato me shikim te pare
O e dashuron , o e urren..
 
Titulli: Cfare eshte per ju letersia?

Nuk eshte e preferuara e Ime , Por nuk eshte qe nuk jam e dhene pas saj ... Me pelqen Vetem kur pasqyron realitetin dhe perputhet me ate .
 
Titulli: Cfare eshte per ju letersia?

Letersia nuk eshte tjeter vecse mjeshteri e marangozit ka thene Marquez!
Une e gjej veten mjaft,me pelqen te humbas duke i lexuar ato me vemendje,ndonjehere me terheqin aq shume sa e rilexoj dhe e rilexoj sikur te kete dale nga shpirti im nje proze... Preferoj te lexoj me shume,dikur shkruaja e une ne moshen e adoloshences me shume poezi me sarkazem mes shoqerise dhe e kam akoma fletoren mbas kaq vitesh.
 
Titulli: Cfare eshte per ju letersia?

Ka situata ku letersia te lodh,dhe njeriu ka nevoje per nje dore racionle dhe fjale pake, te forte qe ta zgjoje nga "gjumi endrrimtar" letrar :))
Por perpos kesaj ngelet ajo cfare paskam thene ne i postim pak me siper.
 
Letersia eshte nje dore emocionesh qe i ngrine neper germa ,per tua thene tjerve pa fjale por me shkrim.
 
Shpirti yt rikrijohet dhe riformohet fosilizohet nepermjet letersise erotike... ;) :p
 
Letersine sdi pse e kam dashuruar gjithmone.
Edhe zyshen qe kam pasur ne shkolle te mesme kishte te njejtin interpretim me mua te veprave.
Poezite nuk me pelqejne edhe aq per te mos thene qe gati gati disa i urrej.
Jo sepse jane te keqija por me duket sikur eshte nje monotoni ne ca vargje (edhe pse nuk eshte ashtu)

Preferoj romanet ska rendesi lloji i romanit.
Mbaj mend qe merrja librat fshehurazi nga bioblitekat sepse nuk lejonin me sh se dy (i ktheja serish normale )
edhe ne shtepi i lexoja serish fshehurazi :D

Lexoja dhe behesha personazh kryesor, fluturoja mendoja gjithe diten per ate veper.
Me mahnit letersia per mua ishte nje bote tjeter, arratiesha aty, gjeja qetesi, hutim, trembje, frike.
Me magjeps akoma eshte sikur nje dashuri e humbur (per shkak te puneve :( )
Them se nje pjese e guzimit per te pasur endrra vjen nga kjo
dhe po nje pjese e zhgenjimeve vijne serish nga letersia, por edhe pjesa e forces me te madhe nga ajo e merrja.

Dashuri budallaqe :D, per sh kohe ndryshova force te mendimit, te folurit te dashuruarit
Fillova te dashuroja cdo gje qe me dukej mrekulli.
Nuk di nese doja shkrimtaret apo ate cf shkruanin,
por per mua letersia mbetet nje bote akoma per tu zbuluar me shume.
Ua kam lakmi qe shprehen aq bukur.

Po mua qe ende sot me ndodh ky fenomen, mos do thuash se jam me shume sec duhet iracionale?
 
Po mua qe ende sot me ndodh ky fenomen, mos do thuash se jam me shume sec duhet iracionale?

Ne fakt dje doja te shkruaja pastaj harrova.

I kam lakmi njerezit qe nuk ndryshon me ky admirim ndaj librave.
Tani jo vetem qe sme terheqin me..por gjej difekte gjithkund.
Disa kane teper detaje..disa pak.
Skam gjetur asnje ekuiliber mjaftueshem te mire...por ne fund jam une qe kam ndryshuar ✌
 
Letërsia është një shkarkim ndjenjash e mendimesh në letër. Të gjitha artet janë shkarkime ndjenjash, por në rrugë të ndryshme. Letërsia i shkarkon në letër, prandaj edhe quhet letërsi.
 
Nrysho rryme leximi kalo te filozofia tani.
Aty hutohet robi fare hahahahahahahaa.
 
Letërsia është një shkarkim ndjenjash e mendimesh në letër. Të gjitha artet janë shkarkime ndjenjash, por në rrugë të ndryshme. Letërsia i shkarkon në letër, prandaj edhe quhet letërsi.

Kjo vlen per ne diletantet qe mund te konsiderohet shkarkim ndjenjash apo emocionesh, por shkrimtaret e medhenj....ose fjala shkarkim nuk eshte e duhura!
 
Kjo vlen per ne diletantet qe mund te konsiderohet shkarkim ndjenjash apo emocionesh, por shkrimtaret e medhenj....ose fjala shkarkim nuk eshte e duhura!
Fjala shkarkim, me kuptimin hedh ose shkruaj, nuk është gabim, kurse për ndjenjat dhe emocionet, kjo duhet shtjelluar pak.

Një poezi, tregim apo çfarëdo qoftë, duhet të ketë patjetër ndjenjë që të jetë e bukur, përndryshe është një shkrim robotik, të cilin mund ta shkruajë edhe një robot.

Ndjenjë nuk quhet vetëm dashuria. Edhe boshllëku, mërzia, dhimbja, urrejtja, pendimi, krenaria etj. quhen ndjenja. اdo gjendje shpirtërore dhe emocionale quhet ndjenjë.

Të gjithë njerëzit kanë ndjenja, por jo të gjithë kanë aftësi për t'i shkruar. Disa i shprehin më mirë e disa më keq. Mbase përcaktimi i saktë është ky: Letërsia është aftësia për të hedhur ndjenjat në letër.
 
se di. ndonjeher me terheq, ndonjeher jo. ndonjeher mbushem me frymezim qe po se hodha ne leter do plas, ndonjeher skam pike emocioni... gjthss i mbetem besnike poezive. ndoshta sepse me pak vargje thua shume
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top