nga titulli mendova se u bente fjale per teme libido
:gallate:
sa per temen..para 2 vjetesh kam ber 1 detyr kursi n`lidhje me vrimat e zeza, po e postoj dhe ktu ndoshta i hyj n`pun ndo1rit
Informacionin e kam perkthy nga Hubble site HubbleSite: Black Holes: Gravity's Relentless Pull interactive: Encyclopedia
ktu mund te gjeni edhe pamjet per cdo 'nenteme' se po pertoj ti nxjerr
Nje Vrime e Zeze eshte nje object kompakt ( I dendur, I ngjeshur ), eshte nje mase e konsiderueshme ne nje volum te vogel, me nje force gravitacionale aq te madhe sa per te shmangur driten dhe gjithcka tjeter. Ekzistenca e tyre ne fillim u propozua ne shek. 18, bazuar ne ligjet e njohura te gravitetit. Sa me e madhe masa e masa e Vrimes ose sa me e vogel permasa e saj, aq e e madhe eshte forca e gravitetit qe ndihet ne siperfaqen e tij. John Michele dhe Pierre Simon Laplace, te dy te pavarur nga njeri – tjetri, argumentuan se nje trup, qofte I madh apo I vogel, e ka te pamundur ti shpetoje gravitetit te saj. Madje edhe drita do te kapej pergjithmone. Emri Vrime e Zeze u prezantua nga John Archibald Wheeler ne 1967. Ky term mbeti dhe madje filloi te perdorej edhe per cdo grope te pafundme misterioze. Fizikantet dhe matematicienet kane zbuluar se koha dhe hapesira prane Vrimave te Zeza kane karakter te pazakonte. Per kete arsye Vrimat e Zeza jane kthyer ne temat kryesore te shkrimtareve fantastiko shkencor. Por Vrimat e Zeza nuk jane nje fantazi. Ato formaohen kurdoqofte massive, por ne rast te kundert, normale. Ne smund ti shohim vrimat e zeza, por mund te shohim objektet qe bien ne te dhe terhiqen prej gravitetit te saj. Ne kete menyre astronomet kane identifikuar dhe kane matur masen e shume vriamve te zeza ne Univers nepermjet mbikqyrjes se kujdesshme te qiellit. Ne tani e dime qe Universi yne eshte I mbushur me biliona Vrima te Zeza.
A I binden Vrimat e Zeza ligjeve te gravitetit?
Vrimat e Zeza I binden te gjitha ligjeve te fizikes, duke perfshire edhe ato te gravitetit. Ne fakt, karakteristikat e tyre te jashtzakonshme e te vecanta, jane pasoje e drejtperdrejte e gravitetit. Graviteti eshte ne fakt nje nga forcat me te dobeta te njohura nga fizika. Ne jeten tone te perditshme, forcat e tjera, duke nisur nga Forca elektrike, magnetike ose trysnia, zakonisht ushtrojne nje influence me te forte. Megjithate Graviteti I jep forme Universit tone sepse ndihet ne distance shume te medha. Prsh Njutoni tregoi se ligjet e tij te gravitetit mund te shpjegojne levizjen e rregullt te henes dhe planeteve te Sistemit Diellor. Ajnshtajni persosi njohurite tona mbi gravitetin nepermjet teorise se pergjithshme te relativitetit. Ai ne fillim tregoi ( duke u bazuar e faktin qe drita leviz me shpejtesi fikse c= 671 milion milje /h ) qe hapesira dhe koha jane te lidhura. Ne 1915 ai tregoi qe objektet massive shformojne vazhdimesine hapesire – kohe, 4-dimensionale dhe qe eshte ky shformim ajo qe ne e perceptojme si gravitet. Parashikimet e Ajnshtajnit tashme jane testuar dhe verifikuar nepermjet shume eksperimenteve te ndryshme. Per fusha gravitacionale relativisht te vogla, si ato prane tokes, parashikimet e teorise se Ajnshtajnit dhe Njutonit jane pothuajse identike. Por per fusha gravitacionale teper te medha, si ato qe ndeshim prane vrimave te zeza , teoria e Ajnshtajnit parashikon shume fenomene te reja mahnitese.
Sa e madhe eshte nje vrime e zeze?
E gjithe materia e Vrimes se Zeze eshte e ngjeshur me volum pambarimisht te vogel e quajtur ‘qendra e vecante’, ‘central singularity’. Te Vrimat e Zeza eshte percaktuar nje zone si nje sfere imagjinare qe tregon se sa prane qendres se vecante ndodhemi. Sapo te kaloni kte sfere imagjinare, do te jete e pamundur qe te shpetoni: ju do thitheni, do terhiqeni dhe do shtypeni nga graviteti I vrimes se zeze. Madhesia e kesaj sfere imagjinare eshte ne perpjestim me masen e vrimes se zeze. Astronomet kane gjetur vrima te zeza me madhesi qe vijojne nga 6 milje deri ne madhesine e sistemit tone diellor. Disa vrima te zeza kryejne levizje rrethore rreth nje boshti te percaktuar dhe situata e tyre eshte shume e komplikuar. Kjo zone e rrethuar eshte si e zhytur duke krijuar nje vorbull kozmike. Gjithashtu eshte edhe nje zone e quajtur ergosfere, e kufizuar nga nje limit static, ku objektet jane te detyruara te levizin net e njejtin sens me vrimen e zeze, edhe pse rreth kesaj zone kane akoma mundesi per ti shpetuar gravitetit.
Si rriten Vrimat e Zeza?
Vrimat e Zeza rriten ne mase duke kapur materiale prane tyre. Cdo gje qe hyn net e ashtuquajturen, sfere imagjinare, nuk mund ti shpetoje gravitetit te vrimave te zeza. Pra objektet qe nuk ruajne nje distance te sigurt, gelltiten. Pavaresisht nga pushteti qe zoterojne, ato nuk mbushen me cfaredo lloj objekti. Ato kapin vetem objektet qe kalojne shume prane tyre. Ato ngjajne me shume me ‘Grackat-Fluturuese’ te Venusit ( Fly-traps ), sesa me fshesat thithese qesharake. Prsh. imagjinoni sikur te zevendsojme diellin me nje vrime te zeze. Toka do binte ne erresire te plote por do vazhdonte te rretullohej rreth vrimes se zeze net e njejten distance dhe shpejtesi si tani. Asnje nga planetet sdo thithej nga vrima e zeze. Toka jone do ishte ne rrezik vetem nese do ti afrohet vrimes se zeze me disa 10-tra milje, pra shume me pak se distance aktuale e tokes ndaj diellit ( rreth 93 milion milje). Dieta e nje vrime te zeze konsiston me teper ne gaz dhe pluhurin qe mbushin hapesiren boshe neper Univers. Vrimat e Zeza mund te konsumojne edhe materiale te shkeputura nga yjet aty prane. Ne fakt vrimat e zeza me permasa te medha mund te gelltisin edhe yje te tere. Vrimat e Zeza gjithashtu mund te rriten edhe duke u ndeshur e duke u bashkuar me te tjera vrima te zeza. Ky process I rritjes eshte ai qe mund te zbuloje prezencen e nje vrime te zeze. Ndersa gazrat bien ne gropen e zeze, kjo shoqerohet me rritje temperature, me radiovale dhe rreze X.
A munden vrimat e zeza te perkulin rrezet e drites?
Imaginoni sikur jeni ne nje orbite rreth vrimes se zeze ne nje distance te sigurt. Si do ju dukej qielli? Normalisht, ju duhej te shihnit vetem sfondin e yje qe rreshqasin rregullisht, shkaktuar kjo nga zhvendosja orbitale vetjake. Por forca gravitacionale e vrimes se zeze I ndryshon gjerat ne menyre te konsiderueshme. Rrezet e drites qe kalojne prane vrimes se zeze kapen dhe nuk mund te shpetojne. Zona perreth vrimes se zeze eshte nje disk I erret. Rrezet e drites qe kalojne pak me afer, por jo aq sa per tu kapur, perku;en nga forca e gravitetit. Kjo e ben fushen e yllit te duket e shformuar, tamam si neper pasqyrat gazmore. Kjo gjithashtu prodhon edhe pamje komplekse. Ju do te shihnit pamje te dyfishte te te njejtit yll ne ane te kunderta te vrimes se zeze.
Teoria e pergjithshme e relativiteti e Ajnshtajnit, predikon qe cdo object I perkul rrezet e drites perreth gravitetit te tij. Kjo eshte quajtur “Therrezimi I Gravitetit” – “Gravitational Lensing”. Per diellin tone ky efekt eshte shume I vogel, por eshte matur. Ky efekt eshte vene re fuqishem ne shume objekte massive dhe te largeta te Universit tone.
Sa lloje vrimash te zeza ka?
Vrimat e zeza shpesh duken ndryshe nga njera tjetra. Kjo per shkak te asaj qe ndosh ne rrethinat e saj. Vrimat e zeza jane te gjitha identike, duke perjashtuar 3 karakteristika te tyre: masen e vrimes se zeze (nga sa lende eshte e perbere ajo), spini I saj (sa shpejt rrtullohet rreth aksit) dhe ngarkesa elektrike. Mrekullisht vrimat e zeza I fshijne komplet karakteristikat komplekse te objekteve qe ato thithin.
Astronomet mund te matin masen e vrimave te zeza duke studjuar materialet qe rrotullohen rreth orbites se tyre. Deri tani jane gjetur 2 lloje vrimash te zeza:
1. Vrima yjore, pra vrima te zeza me madhesi yjore, vetem disa here me te renda se dielli yne
2. Supermasive, te renda pothuajse sa nje galaksi e vogel.
Por vrimat e zeza mund te ekzistojne edhe ne madhesi te rendeve te tjera. Prsh vezhgimet e shpeshta kohet e fundit sygjerojne se mund te ekzistojne vrima te zeza me masa te ndermjetme te dy te parave.
Vrimat e zeza mund te rrotullohen rreth nje aksi edhe pse shpejtesia e rrotullimit nuk mund ti kaloje disa kufinj. Astronomet mendojne se shume vrima te zeza ne Univers me siguri rrotullohen, sepse objektet nga te cilat ato formohen (yjet prsh), ne pergjithesi rrotullohen. Vezhgimet kane filluar te hedhin drite mbi kete ceshtje, por akoma nuk eshte ngritur nje perfundim. Vrimat e zeza gjithashtu duhej te ishin te ngarkuara elektrikisht. Gjithsesi ato do ta neutralizonin menjehere kte ngarkese duke gelltitur objekte me polaritet te kundert. Keshtu astronomet mendojne se te gjitha vrimat e zeza ne Univers jane te pangarkuara.
Si lindin vrimat e zeza?
Nje vrime e zeze lind kur nje object nuk eshte ne gjendje ti rezistoje forces shtypese te gravitetit te vet. Shume objekte, duke perfshire Token dhe Diellin, nuk mund te behen kurre vrima te zeza. Graviteti I tyre nuk eshte I mjaftueshem qe te mposhti forcat e brendshme atomike dhe nukleare te cilat I rezistojne shtypjes. Por, ne shume objekte massive, graviteti perfundimisht fiton.
Vrimat yjore lindin me shperthim. Ato formohen kur nje ylli, te pakten 25 here me I rende se Dielli yne, I mbaron lenda nukleare. Atehere ylli shperthen si nje Supernova. Ajo qe mbetet eshte nje vrime e zeze, zakonisht vetem disa here me e rende se dielli yne, nderkohe qe shperthimi ka larguar shume pjese nga material yjore.
Ne dime shume pak per lindjen e vrimave te zeza supermasive qe jane me te renda se vrimat yjore dhe jetojne ne qendrat e galaksive. Nje mundesi eshte qe nje shperthim Supernova ne fillimet e Universit te kete formuar nje vrime te zeze, e cila pergjate biliona vjeteve, eshte rritur supermasive. Nje vrime e zeze yjore mund te rritet me shpejtesi duke konsumuar yje dhe gazra ose duke u bashkuar me vrima te tjera. Astronomet po bejne kerkime rreth kesaj ceshtje nepermjet vezhgimeve.
Si mundet nje yll te kthehet ne nje vrime te zeze?
Nje yll shkelqen sepse qendra e tij eshte aq e nxehte dhe e dendur sa shperthimi I hidrogjenit nukleik, duke krijuar nje energji super te madhe. Jeton per miliona ose biliona vjet. Jeta e tij perfundon kur lenda e tij nukleare eshte perdorur e gjitha. Ne fillim ylli fryhet, ftohet, shkelqen duke u kthyer ne nje gjigand te kuq. Pasta jai shkaterrohet ne nje mbetje yjore, shume me e vogel se dielli yne por me te njejten mase.
Yjet qe peshojne me pak se 8fishi I pashes se diellit tone vdesin ne menyre paqesore. Mbetja yjore e tyre eshte ne permasat e tokes dhe quhet “xhuxh I bardhe”.
Yjet me te renda vdesin me nje shperthim spektakolar Supernova. Nese ylli ka qene mesatarisht I rende, mbetja do jete nje neutron yjor. Yjet tmerresisht te medhenj, me shume se 25 here me te medhenj se dielli yne, nuk e perballojne dot gravitetin e tyre dhe shnderrihen totalist ne vrima te zeza
Si e masin astronomet masen e vrimes se zeze?
Vrimat e zeza zakonisht kane yje dhe gaze qe rrotulohen rreth tyre. Keshtu pra, mund te matet masa e vrimes se zeze, thjesht duke matur shpejtesine e materiale qe rrotullohen. Edhe pse ne smund ta shohim vrimen e zeze, ne mund te shohim yllin. Me ane te vezhgimeve te sakta, ne mund te masim shpejtesine e yllit gjithashtu edhe madhesine e orbites. Pasi keto te jene percaktuar, ligjet e gravitetit do ten a tregojne saktesisht masen e vrimes se zeze.
Pershembull, le te supozojme se nje yll si dielli yne, rrotullohet rreth nje vrime te zeze. Supozojme se kemi matur shpejtesine e yllit, pra 117 milje/s, dhe diametrin e orbites se tij e cila eshte sa distanca e planetit Merkur nga Dielli. Kjo na nxjerr ne faktin qe ylli ben nje rrotullim rreth vrimes cdo 12 dite. Atehere ligjet e gravitetit na tregojne se vrima e zeze duhet te jete rreth 10 here me e madhe se dielli jone.
Vrimat e zeza supermasive ne qendrat e galaksive shpesh maten ne kete menyre. Prsh masa e vrimes se zeze ne qender te Galaktikes se Rruges se Qumeshtit eshte gjetur duke matur shpejtesine e yjeve qe sillen rrotull saj. Kjo tregoi qe vrima e zeze ne qender te Galaktikes sone eshte 3 milion here me e madhe se dielli jone. Edhe masa e vrimes se zeze ne qender te galaktikes Andromeda eshte matur me ane te shpejtesise mesatare te yjeve ne orbiten e saj. Keshtu ka rezultuar se vrima e zeze e Andromedes eshte 30 milion here me e madhe se dielli yne.
Sa vrima te zeza ndodhen?
Jane qa shume vrima te zeza ne Univers, sa eshte e pamundur te numerohen. Eshte njesoj sit e pyesesh sa kokrriza rere ka ne plazh. Fatmiresisht Universi jone eshte shume I madh dhe asnjera nga vrimat e zeza te njohura nuk ndodhet aq prane sa per te shkaktuar rrezik per token.
Galaktika e Rruges se Qumeshtit permban rreth 100 bilion yje. Afersisht 1 ne 1000 yje eshte aq I madh sa per tu shnderruar ne nje vrime te zeze. Keshtu galaktika jone strehon rreth 100 milion vrima te zeza yjore. Pjesa me e madhe e tyre jane te padukshme nga ne dhe vetemnje duzine prej tyre jane identifikuar. Me e aferta eshte 1600 vitidrite larg nga toka. Ne zonen e dukshme te Universit nga toka jone, ndodhen ndoshta 100 bilion galaksi. Secila prej tyre ka rreth 100 milion vrima te zeza yjore. Dhe diku atje tej, nje vrime e zeze lind nga shperthimi Supernova cdo sekonde.
Vrimat e zeza supermasive jane miliona dhe biliona here me te medha se dielli yne dhe gjenden ne qender te galaksive. Shumica e galaksive, ose ndoshta te gjitha strehojne te tilla vrima te zeza. Keshtu mendohet qe ne Univers te kete rreth 100 bilion vrima te zeza supermasive. Me e aferta ndodhet ne qender te Galakrikes se Rruges se Qumeshtit, 28 mije vitedrite larg. Me e largeta qe ne njohim ndodhet ne Galaktiken “Kuasar” biliona vitedrite larg.
A jetojne vrimat e zeza pergjithmone?
Perderisa asgje smund ti shpetoje forces se gravitetit te vrimave te zeza, per nje kohe te gjate mendohej se ato ishte e pamundur te shkaterroheshin. Por ne tani e dime qe vrimat e zeza shterojne, avullojne dalengadale duke ia rikthyer gjithe energjine Universit. Fizikanti I mirnjohur Stephen Hawking e provoi kete ne 1974 duke perdorur ligjet e mekanikes kuantike per te studjuar zonen rreth vrimes se zeze.