Çfarë është një Monolit ?

E vërteta jetohet, nuk mësohet.
FB_IMG_1650001305414_1.jpg
Hermann Hesse
 
"Zgjohuni, nuk keni asgjë për të humbur përveç zinxhirëve tuaj"
4.jpg
Osho
 
“Të jesh shpirtëror nuk do të thotë të jesh i mirë, do të thotë të jesh i vërtetë.
Nuk mund të ketë spiritualitet nëse nuk përfshin të gjithë sferën e emocioneve njerëzore.
Ne jemi shpirtërorë kur jemi të bazuar në vetvete, të lidhur me brendësinë tonë të thellë dhe me të gjitha emocionet tona.
Shpirtëror nuk është ai që braktis ndjenjën tokësore, mishërimin, por ai që e bën ndjenjën një përvojë të mishëruar.
yin_yang.jpg
Është vetë trupi që bëhet lutje dhe rrënjë. Mirësia me çdo kusht, pozitiviteti me çdo kusht, nuk na bëjnë më të mirë nëse këta emocione nuk janë një lëvizje e natyrshme e zemrës sonë.
Shpesh e kemi ngulitur ndjenjën e fajit nëse ndiejmë zemërim, nëse nuk jemi mjaftueshëm të mirë, nëse ndjejmë zili, nëse kënaqemi me të gjitha ato emocione që konsiderohen “negative”.

Jemi shpirtëror edhe kur jemi të zemëruar apo të frikësuar, le të mos mendojmë ndryshe.
Në vend të kësaj, ne duhet të mësojmë të qëndrojmë edhe në emocionet("negative"), sepse çdo emocion duhet parë, mirëpritur dhe integruar, pa pasur nevojë të ndihesh në gabim apo fajtor.
Nuk mund të pretendojmë se nuk kami mëri nëse jemi të zemëruar, por mund ta marrim atë zemërim brenda vetes pa e mohuar, dhe pastaj ta transformojë duke e ndryshuar.

Të gjitha këta emocione duke i mohuar, bëhen pakënaqësi, çdo gjë që e errësojmë për një kohë të gjatë rrezikojmë ta kthejmë në frikë, panik, depresion.
Ky është spiritualiteti i emocioneve, mirëpritja e së mirës dhe së keqës, hijes dhe e dritës për të qenë i tërë.”

Bride An Geal.
Në shqip by Lauri 👍
 
Rëndësia të jeshë vetëvetja.
Për disa, ju do të jeni një mistik.
Për të tjerët, do të jeni i çmendur.
Për disa, ju do të jeni një i urtë.
Për të tjerët do të keqkuptoheni.
Për disa, ju do të jeni një shembull i mirë.
Për të tjerët, ju do të jeni një rrezik.
Për disa njerëz do të jeni një mik i mirë.
Për të tjerët, ju do të jeni fajtorë për gjithçka.

E kuptoni?
Ju do jeni vetëm reflektimi i gjendjes së vetëdijes i të tjerëve..🤷
sei-il-risultato-alex-fabbri.jpgPrandaj, bëhu gjithmonë VETJA, pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët për ty, sepse nuk ka madhështi në të gjithë ekzistencën, përveç lirisë për të shprehur thelbin tënd.
 
"Çdo qenie ka një shpirt të lidhur me pastërtinë e Thelbit të Tërësisë. Dhe ky shpirt - të cilin e quajmë Vetja hyjnore - gjendet brenda një veshjeje që ne e quajmë trup. Ky i fundit, ashtu si një kallëp mbi të cilin derdhet ari i shkrirë, ka një pamje materiale, por në të njëjtën kohë ka vlerë të pamasë brenda. Trupi ynë është tempulli i shpirtit tonë të pafund: ne i hapemi asaj dhe ajo na pëshpërit. Ndonjëherë jemi të shurdhër dhe të verbër ndaj këtij zëri primordial, herë të tjera e mirëpresim atë. Dhe ja ku më në fund shkëlqejmë..."
IMG_20220505_081337.jpg
 
Në fakt, nuk ka qasje në të pandërgjegjshmen në realitetin tonë përveçse nëpërmjet hijes. Vetëm kur të kuptojmë atë pjesë të vetes që deri më tani nuk e kemi parë ose nuk kemi preferuar të shohim, mund të vazhdojmë të pyesim veten dhe të gjejmë burimet nga të cilat ushqehet dhe themelet mbi të cilat mbështetet. Pra, asnjë përparim apo rritje nuk është e mundur derisa hija të përballet në mënyrë adekuate dhe përballja do të thotë më shumë sesa thjesht ta njohësh atë. Vetëm kur jemi vërtet të tronditur kur e shohim veten ashtu siç jemi në të vërtetë, në vend që të dëshirojmë apo shpresojmë të jemi, atëherë mund të bëjmë hapin e parë drejt realitetit individual.
(Connie Cvajg)
ricercatore-spirituale-o76z7inf9z67u5m12w023erv7gonzj9u6z7x9ieyza.jpg
 
Disa dishepuj ju ankuan Jezusit dhe i thanë: "Shumë nga mendimet e tua na duken ende të paqarta, jo gjithçka që thua është e qartë. Kur do të mund të të shohim pa perde?".
Jezusi u përgjigj: "Perdet nuk janë të miat, por tuajat."

Ungjilli i Thomait
IMG_20220506_150846.jpg
 
"Kabala thotë se vetëm kur Shpirti prek fundin mund t'i japë vetes shtytje për të arritur një nivel më të lartë. Tani rëniet në jetën tonë prodhohen nga Vetja jonë e Lartë. Ata nuk janë produkt i egos. Në realitet, egoja është e tmerruar nga ideja e një rënieje, sepse është në këtë fazë që ne gjejmë Hyjnë.
Bëhesh më shpirtëror, më i sjellshëm, më i kujdesshëm. Një rënie mund të përfaqësohet nga shumë gjëra: një ndarje dashurie, një aksident, një traumë e çdo lloji. Ajo që duhet të dimë, jo të besojmë, por të dimë, se pikërisht në momentin e rënies ne po gjenerojmë energjinë e nevojshme për të arritur një nivel më të lartë. Në vend që të vendosim energji në mendimet tona negative, duhet të jemi mirënjohës për mundësinë që na jepet për t'u bërë individë më të mirë dhe për të arritur një nivel më të lartë. Nëse e kemi këtë vetëdije, ne mund t'i interpretojmë rëniet tona me një mençuri të re."
IMG_20220507_194436.jpg
Wayne Walter Dyer
 
"Sistemi do të shembet nëse ne refuzojmë të blejmë atë që ata duan të na shesin, idetë e tyre, anën e tyre të historisë, luftërat e tyre, armët e tyre, nocionin e tyre të pashmangshmërisë. Mos harroni këtë: ne jemi shumë dhe ata janë pak. Ata kanë nevojë për ne më shumë se ne për ta. Një botë tjetër jo vetëm që është e mundur, por po vjen. Në ditët e qeta e dëgjoj duke marrë frymë"
IMG_20211224_191729.jpg
( Arundhati Roy)
 
"Si lart ashtu edhe më poshtë. Qiejt pasqyrojnë tokën ashtu si toka pasqyron qiejt... Ndërsa krijoni botën tuaj të jashtme nga bota juaj e brendshme, ndërsa ju ndërtoheni dhe formoheni nga bota që ju ndikon dhe ju ndryshon.
Dhe ka luftë në parajsë. Zotat janë bërë prej nesh ashtu si ne jemi bërë prej tyre"
images (12).jpeg
 
“Kur si drita ashtu edhe errësira ndihen të padukshme, procesi i shërimit dështon, pasi i gjithë qëllimi i shërimit është të përhapë vetëdijen për elementët tuaj më të thellë të errësirës dhe thesaret tuaja më të pasura të brendshme të dritës. Ata që nuk duan të ndiejnë cenueshmërinë e këtyre dy polariteteve shpesh pretendojnë se po bëjnë punën shëruese, por pa njohur plotësisht polaritetet brenda tyre, kjo vepër shëruese do të jetë vetëm krijimi i një personi të "shëruar" të rremë. Meqenëse një artisti kërkon kohë për të përzier dy ngjyra në mënyrë perfekte, ne duhet të gjejmë kohë për të balancuar nuancat e errëta dhe të ndritshme brenda nesh. Shërimi është një art dhe sa më shumë të mësojmë të balancojmë nuancat, të kuptojmë ngjyrat e shpirtit, aq më i lehtë dhe pothuajse relaksues bëhet procesi i shërimit.
(Mary Allison)
IMG_20220509_211157.jpg
 
Nëse ata që ju udhëheqin ju thonë: «Ja! Mbretëria është në qiell”, atëherë zogjtë e qiellit do të jenë atje para jush. Nëse ju thonë: "Mbretëria është në det", atëherë peshku do të jetë atje para jush. Por Mbretëria është brenda jush dhe është jashtë jush. Kur ta njihni veten, do të njiheni dhe do ta dini se jeni fëmijë të Atit të Gjallë. Por nëse nuk e njeh veten, atëherë do të jesh në privim dhe do të jesh vetë privim.
connessioneiosono01.jpg
(Jezus Krishti Nga Ungjilli i Thomait)
 
Nga Jugu, nga Lindja, nga Perëndimi, nga Veriu, rrugët që ndoqa bashkohen në qendrën time sekrete.
Ato shtigje ishin jehona dhe hapa, femra, meshkuj, agoni, ringjallje, ditë dhe netë, gjysmë gjumë dhe gjysmë ëndrra, çdo moment i vogël i së djeshmes dhe të gjitha të djeshmit e botës, shpata e fortë e danesit dhe hëna e persianit, veprat e të vdekurve, dashuria e përbashkët, fjalët, shiu dhe bora dhe shume gjëra të tjera. Tani mund t'i harroj.

Arrij në qendrën time, algjebrën time, çelësin tim, pasqyrën time.
Së shpejti do ta di se kush jam..
IMG_20220520_071056.jpg
(Jorge Luis Borges)
 
"Në Indi thuhet se ora më e bukur është ajo e agimit, kur nata ende rri pezull në ajër dhe dita ende nuk është mbushur, kur dallimi midis errësirës dhe dritës nuk është ende i qartë dhe për pak çaste njeriu , nëse dëshiron, nëse di të kushtojë vëmendje, mund të hamendësojë se gjithçka në jetë që i duket në kontrast, errësira dhe drita, e rreme dhe e vërteta nuk janë veçse dy aspekte të së njëjtës gjë. Ato janë të ndryshme, por jo lehtësisht të ndashme, janë të dallueshme, por nuk janë dy. Si një burrë dhe një grua, të cilët janë kaq të ndryshëm, por që bëhen Një në dashuri."
IMG_20220526_085323.jpg
 
Uria e shndërron shpirtin në një bishë që gllabëron gjërat që nuk i duron dhe nga të cilat mbetet i helmuar. Miqtë e mi, është e mençur të ushqesh shpirtin në pastërti, jo të rritësh dragonj dhe djaj në zemrën tënde.
Carl Gustav JungFB_IMG_1616080342389.jpg
 
"Shumica e njerëzimit është e predispozuar për nënshtrim. Njerëz të pavetëdijshëm, plotësisht të menaxhuar. Kush ka kuptuar, ka kuptuar, e nuk ka nevojë për këshilla. Kush nuk e ka kuptuar nuk do ta kuptojë kurrë. Unë nuk i fajësoj këta njerëz, sepse ata janë thjesht të strukturuar për të jetuar. Çdo të thotë vetëm të jetosh? Hani, pini, merrni frymë, lindni, punoni, shikoni televizor, hani pica të shtunave në mbrëmje, shkoni në stadium. Bota e tyre përfundon atje. Nuk janë në gjendje të perceptoj asgjë tjetër.
Në vend të kësaj, ekziston një grup shumë i vogël qeniesh njerëzore që janë "defekt fabrike": ata i kanë shpëtuar kontrollit të cilësisë së linjës së prodhimit. Ata janë të paktë, janë heretikë, janë luftëtarë.."
IMG_20220622_215910.jpg
 
Kur dikush pyet se për çfarë shërben filozofia, përgjigja duhet të jetë agresive, pasi pyetja është ironike dhe thumbuese. Filozofia nuk i shërben as shtetit dhe as kishës, të cilët kanë shqetësime të tjera. Nuk i shërben asnjë pushteti të vendosur. Filozofia shërben për të shqetësuar trurin e njerzëve. Një filozofi që nuk mërzit askënd dhe nuk zemëron askënd nuk është filozofi.
Ajo shërben për të dëmtuar idiotët, e bën idiotsirën diçka të turpshme. Nuk ka dobi tjetër veç kësaj: të denoncojë poshtërsinë e mendimit në të gjitha format e tij.
(Nietzsche)
IMG_20220630_201038.jpg
 
Pas vdekjes ata takojnë të dashurit dhe kalojnë në një formë tjetër të jetës. Format fizike tokësore janë lënë pas, sepse nuk nevojiten më. Por fillimisht përjetohet një fenomen tjetër, i cili mund të shfaqet me karakteristika të ndryshme, si fluturimi nëpër tunel, kalimi i një porte, kalimi i një ure etj.
IMG_20220710_141639.jpg
Pas kësaj, ju jeni të mbështjellë në Dritë. Kjo Dritë është më e bardhë se e bardha. Është jashtëzakonisht e ndritshme dhe ndërsa i afrohesh, rrethohesh nga dashuria më e madhe, më e papërshkrueshme dhe e pakushtëzuar që mund të imagjinosh. Nëse keni vetëm një përvojë afër vdekjes, ju mund ta shihni këtë Dritë vetëm për një moment. Pas së cilës duhet të kthehemi. Por kur vërtet vdes dhe lidhja midis trupit fizik dhe shpirtit prishet, atëherë nuk ke më mundësinë të rikthehesh në trupin tokësor. Dhe në asnjë rrethanë nuk do të dëshironit të ktheheshit, sepse pasi ta keni përjetuar këtë Dritë, nuk keni më asnjë interes për jetën fizike në Tokë. Në këtë Dritë ku ka mirëkuptim të plotë (dhe kurrë gjykim) dhe një dashuri të pakushtëzuar që tejkalon çdo përshkrim, ne arrijmë të kuptojmë se jeta në Tokë nuk është gjë tjetër veçse një shkollë, e nevojshme për të kapërcyer disa prova dhe për të nxjerrë disa mësime. . Një gjë në veçanti duhet të mësojmë të gjithë përpara se të kthehemi nga kemi ardhur: dashuria e pakushtëzuar. Nëse ky mësim është mësuar dhe praktikuar, testi më i madh është kaluar. Në këtë Dritë, njeriu fillon të rishikojë dhe rishqyrtojë tërë jetën e tij, nga dita e parë deri në ditën e fundit. Në këtë nivel, nuk ka më vetëdije. Tani ju keni njohuri. Tani ju e dini çdo mendim në jetën tokësore në detaje, jeni të vetëdijshëm për çdo gjest dhe çdo fjalë të thënë. Pikërisht në momentin kur njeriu e sheh jetën e tij në këtë mënyrë, njeriu i di edhe të gjitha pasojat e mendimeve, veprimeve dhe fjalëve të tij, duke qenë i vetëdijshëm se ne kemi qenë armiqtë tanë më të këqij.
 
“Do të vijë dita kur njeriu do të zgjohet nga harresa dhe më në fund do të kuptojë se kush është në të vërtetë dhe kujt ia ka dorëzuar frerët e ekzistencës së tij, një mendjeje mashtruese, gënjeshtare, e cila e bën dhe e mban skllav. Njeriu nuk ka kufi dhe kur një ditë ta kuptojë do të jetë i lirë edhe këtu në këtë botë.
Na pëlqen apo jo, ne jemi shkaku i vetvetes. Duke qenë të lindur në këtë botë, ne biem në iluzionin e shqisave; ne besojmë atë që duket. Ne injorojmë se jemi të verbër dhe të shurdhër. Atëherë frika na sulmon dhe harrojmë se jemi hyjnor, se mund të ndryshojmë rrjedhën e ngjarjeve, madje edhe Zodiakun. Nuk e di kur, por e di që shumë prej nesh kanë ardhur në këtë shekull për të zhvilluar artet dhe shkencat, për të mbjellë farat e kulturës së re që do të lulëzojë, papritur, pikërisht kur pushteti mashtron veten se ka fituar."
Giordano_Bruno_Campo_dei_Fiori.jpg
(Giordano Bruno)
 
"Ju keni fuqi mbi fuqitë që janë në ju."
FB_IMG_1659375063494.jpg
"Libri i të Vdekurve"
 
"Unë jam ti dhe ti je unë dhe kudo që të jesh, atje jam dhe jam i shpërndarë në të gjitha gjërat, dhe ku të duash mund të më mbledhësh, por duke më mbledhur mua, do të mbledhësh veten”.
FB_IMG_1659375082785.jpg
(Osiris, Teksti i Sarkofagëve)
 
Me habit fakti qe lexoj ca gjera qe kane thene tjere para meje. :p
Nderkohe qe une i di pa i lexuar diku gjeti,thjesht nepermjet vetvetes.
je e zgjut ti je e zgjut 🤣🤣 do thoshte goca ime
 
"Më lejo, o Shpirt i Madh, të mësoj mësimin që ke fshehur në çdo gjethe në çdo gur. Unë dua të jem i fortë, jo të dominoj vëllain tim, por të luftoj armikun tim më të madh: veten time. Bëj të mundur që të jemë gjithmonë gati për të ardhur tek Ti me duar të pastra dhe sy besnikë. Kur jeta ime të mbarojë në perëndimin e diellit, shpirti im të paraqitet para Teje pa turp."
IMG_20220821_122218.jpg
 
"Një fëmijë mund t'i marrë hundën, sytë, madje edhe inteligjencën nga babai i tij, por jo shpirtin. Shpirti është i ri, në çdo njeri"
IMG_20220825_085956.jpg
Hermann Hesse
 
"Një maestro, nëse është vërtet i mençur, nuk të fton të hysh në shtëpinë e mençurisë së tij, por të udhëheq në pragun e mendjes tënde"
IMG_20220902_102636.jpg
Khalil Gibran
 
"Hidheni veten në zjarrin e vetë-zbulimit. Ky zjarr nuk do t'ju djegë. Do të djegë vetëm atë që nuk jeni."
8ee3b6880d8a7a22195779931520a1bf.jpg
Mooji
 
"Mbylli sytë dhe do të shohësh më qartë.
Ndalo së dëgjuari dhe do të dëgjosh të vërtetën.
Qëndro i heshtur dhe zemra jote mund të këndojë.
Mos kërko kontaktin dhe do ta gjesh bashkimin.
Rri i qetë dhe do të ecësh në valën e shpirtit.
Të jeshë i butë dhe nuk do të keshë nevojë për forcë.
Bëhu i durueshëm dhe do të keshë gjithçka.
Të jeshë i përulur dhe do të ruash integritetin tënd"
FB_IMG_1636697176448.jpg
Meditimi Cheyenne
 
"Mbylli sytë dhe do të shohësh më qartë.
Ndalo së dëgjuari dhe do të dëgjosh të vërtetën.
Qëndro i heshtur dhe zemra jote mund të këndojë.
Mos kërko kontaktin dhe do ta gjesh bashkimin.
Rri i qetë dhe do të ecësh në valën e shpirtit.
Të jeshë i butë dhe nuk do të keshë nevojë për forcë.
Bëhu i durueshëm dhe do të keshë gjithçka.
Të jeshë i përulur dhe do të ruash integritetin tënd"
Shiko fotografinë 1950686
Meditimi Cheyenne
Kjo qenka per mua. :))
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top