Çfarë është një Monolit ?

"Ne kemi humbur mundësinë për të ditur dhe për një kohë të gjatë jemi detyruar të besojmë."
IMG_20230214_082124.jpg
Erich Von Daniken
 
"Dashuria nuk është materie. Është energji.
Është ndjenja që ke në një dhomë, në një situatë me një person.
Paratë nuk mund ta blejnë atë. Seksi nuk e garanton atë. Nuk ka asnjë lidhje me botën fizike, por megjithatë mund të shprehet konkretisht.
Ne e përjetojmë atë përmes mirësisë, dhënies, mëshirës, dhembshurisë, paqes, gëzimit, pranimit, mosgjykimit, bashkimit dhe intimitetit."
IMG_20230124_183543.jpg
(Marienne Williamson, Kthimi në dashuri)
by Lauri 👍
 
"Ju nuk keni shpirt.
Ju jeni një shpirt.
Ju keni një trup"
IMG_20230217_133641.jpg
Thënie gnostike✨👌
 
Të gjithë mjeshtrit e mëdhenj të botës kanë përsëritur vetëm një gjë ndër shekuj: “Keni mendjen dhe individualitetin tuaj.
Mos u bëni pjesë e turmës, mos u bëni një rrotë me ingranazhe të një shoqërie të sëmurë.
Jini individë, qëndroni në këmbë.
Shihni jetën me sytë tuaj.
Dëgjoni muzikën me veshët tuaj".
Ne, nga ana tjetër, nuk bëjmë asgjë me veshët tanë, sytë tanë, mendjen tonë: ne jemi mësuar t'i marrim gjërat të gatshme dhe ne e ndjekim.
Problemi është si të mësojmë të bëhemi natyralë: Problemi është se sa pamësuar të jesh i panatyrshëm.
Ajo që është e natyrshme është gjithmonë e pranishme, e fshehur nën mbeturina. Pasi të hiqet e panatyrshmja, natyralja del vetvetiu." (Osho)
IMG_20221210_135005.jpg
 
“Jini të vëmendshëm ndaj çdo fjale që shqiptoni, sepse në natyrë është gjithmonë një nga katër elementët – toka, uji, ajri ose zjarri – duke pritur momentin kur do të jetë në gjendje të mbulojë me materie gjithçka që shprehni. Realizimi ndodh shpesh larg nga personi që i ka dhënë mikrobet e tij, dhe ndodh në mënyrë të pa falimetueshme . Ashtu si era i bart farat dhe i shpërndan ato larg, fjalët tuaja fluturojnë dhe japin rezultate të mira ose të këqija diku në sipërfaqe të tokës.
Prandaj, bëjeni zakon t'u flisni me dashuri luleve, zogjve, pemëve, kafshëve dhe qenieve njerëzore, sepse ky është një zakon hyjnor. Kushdo që mund të shqiptojë fjalë që ngrohin, gjallërojnë, frymëzojnë dhe ndezin zjarrin e shenjtë, ka një shkop magjik në gojë”.
IMG_20221019_175457.jpg
(Omraam Mikhaël Aïvanhov)
By Lauri 👍
 
Nëse nuk e bëni veten të barabartë me Zotin, nuk mund ta kuptoni Zotin: sepse e ngjashmja është e kuptueshme vetëm për të ngjashmën.
Ju rriteni në një madhështi të pamasë, duke u çliruar nga trupi; i ngritur mbi të gjitha kohërat, bëhet Përjetësia; atëherë do ta kuptoni Zotin.
Besoni se asgjë nuk është e pamundur për ju, mendoni veten të pavdekshëm dhe të aftë për të kuptuar gjithçka, të gjitha artet, të gjitha shkencat, natyrën e çdo qenieje të gjallë.
Shkoni gjithnjë e më lart përtej lartësisë maksimale; zbrisni më tej nën thellësitë më të errëta.
Vizato në vetvete të gjitha ndjesitë e çdo gjëje të krijuar, zjarri e uji, i thatë dhe i lagësht, duke imagjinuar se je kudo, në tokë, në det, në qiell, që nuk ke lindur ende, në bark, adoleshent, plak, i vdekur, përtej vdekjes.
Nëse përqafoni në të menduarit tuaj të gjitha gjërat menjëherë, kohët, vendet, substancat, cilësitë, sasitë, atëherë mund ta kuptoni Zotin.
IMG_20230302_132847.jpg
(Giordano Bruno)
 
"Mosbindja kërkon inteligjencë të një niveli pak më të lartë. Çdo idiot mund të jetë i bindur, në të vërtetë vetëm idiotët mund të jenë të bindur. Nuk do të thotë të mos bindesh vetëm të mos bindesh... edhe kjo do të ishte idiote.
Personi inteligjent herët a vonë do të pyesë: PSE? Pse duhet ta bëj këtë? Nëse arsyet janë të paarsyeshme dhe pasojat janë të këqija, nuk dua të përfshihem. Kështu që ju bëheni përgjegjës për veten tuaj"
(Osho)
IMG_20230303_082903.jpg
By Lauri 👍
 
"Derisa nuk bëheni të vetëdijshëm, ju nuk do të rebeloheni kurrë, dhe derisa nuk bëheni rebelues nuk mund të bëheni kurrë të vetëdijshëm"
IMG_20230309_044321.jpg
George Orwell, 1984
 
"Unë jam ti dhe ti je unë, dhe kudo që të jesh, atje jam unë, dhe unë jam i shpërndarë në të gjitha gjërat, dhe nga ku të duash mund të më marrësh, por duke më mbledhur mua, ti do të mbledhësh veten”.
IMG_20230324_162332.jpg
(Teksti Gnostik, Korpusi Nag Hammadi)
 
"Liria e vërtetë pushtohet me Zemër ose me Dije"
IMG_20230325_121542.jpg
Monolit ✨👌
 
Një fëmijë mund të marrë hundën, sytë, madje edhe inteligjencën nga prindëri i tij, por jo shpirtin.
Shpirti është i ri, në çdo njeri.
IMG_20230311_111936.jpg
Hermann Hesse
 
"Një gjë që budallenjtë duhet të kuptojnë është se nëse njerëzit janë jashtëzakonisht të sjellshëm, të mirë dhe të dashur, ana tjetër e tyre është po aq ekstreme.
Është ferri ku mbijetojnë që i bën ata të sjellshëm.
Mos e ngatërroni kontrollin e tyre me dobësi. Bisha në to është zbutur, jo e vdekur"
IMG_20230408_110701.jpg
MonolituM
 
“Njerëzit kanë frikë nga liria dhe përgjegjësitë, prandaj ata parapëlqejnë të fshihen pas hekurave të burgut që ndërtojnë përreth vetes.
Iluzioni i rremë i lirisë së arritur përmes mjetesh të jashme është fatalitet, pështjellim, është një humbëtirë në të cilën nuk gjallon asgjë tjetër përveç frikës dhe dëshpërimit.
Njeriu nuk rritet nga poshtë-lart, por nga brenda-jashtë, ky është kushti themelor i të gjithë lirive në jetë.”
IMG_20230318_132738.jpg
Franc Kafka
 
"Cili është gëzimi më i madh i një njeriu iluminat?
Të takohesh me një tjetër të ndritur dhe të jesh në gjendje të flasësh në të njëjtin nivel, të përjetosh kënaqësinë e të qenit përballë dikujt për të mos folur për vetëveten, por për të vibruar së bashku në të njëjtin regjistër"
IMG_20230517_062559.jpg
Alejandro Jodorowsky
Bro @Tartarian ✨👌
 
“Unë e di që ekziston vërtet ajo që ju e quani "Zot", por jo në formën që ju mendoni; Zoti është energjia primordiale kozmike, dashuria në trupin tuaj, tërësia juaj dhe perceptimi juaj i natyrës brenda jush dhe jashtë jush"
IMG_20230517_073705.jpg
William Reich

Këti posti i bashkangjitet edhe një nga shumë thënjet e shkencëtarit ✨Carl Segan 👌
"Nqs për Zot nënkuptojmë një seri ligjesh fizike që qeverisnin universin, atëherë them pa dyshim që Zoti ekziston, por nuk ka sens që ligjet gravitacionale të universit të kenë nevojë për lutje"
download.jpeg
 
"Nuk ka më maestro, as dishepuj. Nuk ka habi dhe etje për dije.
Mbizotëron mendimi për pyetjet që duhen bërë. Të gjithë kanë bindje për të vënë në vend ç'do gjë...
Kush dëgjon? Askush.
Thënja: “Të dishë që nuk e di” duket se është zhdukur nga kjo botë.
(Raimon Panikkar)
So-di-non-sapere.jpeg
"Di që nuk di" 🤔
Në fakt, Sokrati me këtë moto donte të thoshte të jesh i vetëdijshëm për të mos ditur gjërat plotësisht, pra për të qenurit injorant.
Kjo nuk është diçka negative përkundrazi, është një mënyrë për t'u përfshirë, jo të gjithë do të deklaronin hapur para dikujt tjetër se nuk e dinë se çfarë po flasin, kjo tregon se ata që "përqafojnë" këtë thënje: "di që nuk di"🙄 kanë një mendje të hapur, një atribut themelor për rritjen personale. 🤷
 
Shumica e njerëzimit është e predispozuar për nënshtrim. Njerëz të pavetëdijshëm, plotësisht të menaxhuar.
Ata që kuptojnë, kuptojnë, nuk kanë nevojë për këshilla.
Ata që nuk kuptojnë nuk do ta kuptojnë kurrë. Unë nuk i fajësoj këta njerëz, sepse ata janë ndërtuar vetëm për të jetuar.
Çfarë do të thotë vetëm të jetosh? Ngrënia, pirja, frymëmarrja, puna, shikimi i televizorit, ngrënia e picave të shtunën në mbrëmje, shkuarja në një ndeshje futbolli. Bota e tyre përfundon atje.
Unë nuk jam në gjendje të perceptoj asgjë tjetër. Në vend të kësaj, ekziston një grup shumë i vogël qeniesh njerëzore që janë "defekt fabrikimi": ata i kanë shpëtuar kontrollit të cilësisë së linjës së prodhimit. Ata janë të paktë, janë heretikë, janë luftëtarë.
(Carlos Castaneda)
164917724_3895623580461161_5342104664058293609_n.jpg
 
"Vetëm kush ka brenda vetës një dritë shumë intensive, arrinë të jetë i vetëdijshëm nga pjesët e veta të errëta që ka.
Ai i pranon ato. Kur drita dhe errësira gjejnë ekuilibrin e duhur, kontrastet fillojnë vallen e jetës.
IMG_20230609_105357.jpg
Augustine Degas
@vajza e detit kjo është për ty.
Për punën tënde them 😁
 
"Vetëm kush ka brenda vetës një dritë shumë intensive, arrinë të jetë i vetëdijshëm nga pjesët e veta të errëta që ka.
Ai i pranon ato. Kur drita dhe errësira gjejnë ekuilibrin e duhur, kontrastet fillojnë vallen e jetës.
Shiko fotografinë 2195979
Augustine Degas
@vajza e detit kjo është për ty.
Për punën tënde them 😁
Faleminderit Lauri...
Dualitetin e kemi te gjithe brenda nesh...dhe kurrsesi nuk duhet te luftojme,nenvlersojme,shtypim hijen tone Shadow qe kemi brenda vetes....
duhet te punojme me te ne menyre qe te kuptojme se pa erresiren nuk ka drite...
Te punosh me Shadow tend...duhet te futesh thelle benda vetes....nga periudha e femijerise...duke filluar nga mosha 7 vjece...(por ndonjehere edhe ne embrion) sepse edhe menyra se si vijme ne jete...regjistrohet ne trupin tone...emocionet regjistrohen ne trup..dhe trupi i perserit...e ti rikthen derisa ti te punosh me to...ne ate pjese ne te cilen eshte regjistruar....
Eshte pune intensive..nuk mund ta besh ne nje kohe te shkurter...pooor nese ti fillon ta besh qe sot...atehere dite pas dite...ti do arrish te pranosh hijen tend...ta duash...por sigurisht ti japesh ate forme qe ti do...pra te jete pro dhe jo kunder teje....te te sherbej ty per nje qellim me te larte....
 
Vajza detit. Ke potencial mendimi xhan. Frekuentoje më tepër në këtë temë 🤗
Posti yt i përputhet një posti të më hershëm ✨👌

"Unë i kam ushqyer demonët e mi me pranim dhe dëgjim.
I bëra të ulen përreth meje, duke i thirrur ata në emër.
Që atëherë nuk më frikësojnë më, dhe më janë bërë aleatë të fuqishëm.
Ata kishin shumë emra:
Shantazhe, zemërim, padukshmëri, pamjaftueshmëri, faj, plagë dashurie, dhimbje, humbjeje, frikë ...
Për sa kohë që i luftova ose i injorova ata gllabëruan jetën dhe marrëdhëniet e mia.
Ata duhet të përqafohen ... vetëm në këtë mënyrë ata do të hapin dyert e rilindjes.
Secili prej tyre ka një histori për të treguar, dëgjojeni atë.
Demonët janë si dragoit, ata duhet të qetësohen, nuk duhet të vriten."

(Përpunuar nga një tekst të Bride An Geal)
 
I pakënaqur është njeriu që nuk është përballur kurrë me fatkeqësi dhe vuajtje, sepse nuk ka pasur kurrë mundësi të testojë aftësitë e tij dhe t'i njohë ato. Njeriut i është dhënë diçka më shumë se përjashtimi nga të këqijat: fuqia për të triumfuar brenda vetes.
(Seneka)
IMG_20230201_125608.jpg
 
"Vetëm kur të gjeni guxoni të shikoni me zemër bota dhe njerëzit kush ju drejton, do të jeni në gjendje të zbuloni se çfarë ka me të vërtetë rëndësi dhe do të mrekulloheni nga mrekullitë e shumta të pabesueshme qe nuk mund te shihje me pare"
IMG_20230620_180306.jpg
Chiara Amirante
 
"Mora në dorë veten, e shërova vetëveten"

"Ëndërro jetën tënde me ngjyra. Është sekreti i lumturisë"

"Ju mendoni se do të jetë dikush që do t'ju dojë për t'ju sjellë dashuri .... por do të jetë dashuria juaj ajo që do t'ju sjellë dikë që do t'ju dojë"
 
Dove ti trovi oggi è dove dovresti essere per vivere ciò che sei venuto a vivere e imparare ciò che sei venuto ad imparare. Fidati... Tutti i posti sono solo parte del viaggio..
IMG_20230123_214052.jpg
Ada Luz Marquez
 
"Mos u mërzit duke kërkuar për ta bërë veten të kuptueshëm nga kushdo, vetëm ata që kanë një shpirt të ngjashëm me ty, do t'ju kuptojë."
IMG_20230719_085658.jpg
(Mari Na)
 
“E pashë Zotin tim me sytë e zemrës dhe e pyeta: “Kush je ti?
Ai u përgjigj: "Ti".
IMG_20230807_145242.jpg
Al Hllaj, sufi persian
 
"Para se të shëroni dikë, pyesni nëse është i gatshëm të heqë dorë nga gjërat që e kanë sëmurë."

(Hipokrati)
 

Attachments

  • IMG_20230811_114302.jpg
    IMG_20230811_114302.jpg
    371.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top