Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Çfarë është jeta?

MonaLisa

Less is more
Staf në FV.AL
Adm
• Dostojevski: Është ferr.
• Socrate: Është një provë.
• Aristotele: Është mendja.
• Nietzsche: Është fuqi.
• Freud: Është vdekje.
• Picasso: Është art.
• Gandhi: Është dashuri.
• Schopenhauer: Është vuajtje.
• Bertrand Russell: Është konkurrencë.
• Steve Jobs: Është besim.
• Einstein: Është njohuri.
• Stephen Hawking: Është shpresë.
• Kafka: Është vetëm fillimi.

Jeta është e gjitha kjo dhe shumë më tepër. Dhe drita dhe hija, ëndrra dhe realiteti, kaosi dhe rregulli. Është shuma e përvojave, betejave dhe zbulimeve. Është pyetja për të cilën secili gjen përgjigjen e vet.

IMG_9486.webp
 
Jeta është kjo rreze dielli që sapo doli dhe depërtoj direkt në shpirtin tim, më dha fuqi dhe energjin për të cilën kisha nevojë.
 
Çfarë kryevepre është njeriu! Sa bujar nga arësyeja!
Sa i pakufijshëm nga zotësitë! Nga shtati dhe lëvizjet, sa i hijshëm dhe sa i çuditshëm!
Nga veprimi si engjëll! Nga kuptimi si perëndi! Xhevahir i botës!
Kurora e qënieve të gjalla!

Hamleti, Akti 2, Skena 2
Shekspir 😁
 
Gjithçka dhe asgjë.
 
Cdo dite qe ngrihem ne mengjes;falenderoj Zotin per gjicka qe jetoj.Kjo eshte jeta...
Zot na ler te jetojme!
 
Jeta është vetëm një çast, një pëshpërim kujtimesh në vesh…
Është energjia që lëm tek njeri tjetri, është dhimbja për dashurin e jetuar që lëm të familja ku lindëm e rritemi, është gjurma tek njerzit që takojmë në këtë çast që quhet jetë
Të prehesh në paqe Ardi 🖤
Ti që më mbaje me humor dhe forcë para 3 vite e gjysëm sdo ta harroj kurrë sa te kemë jetë e kujtes
 
Jeta është vetëm një çast, një pëshpërin kujtimesh…
Është energjia që lëm tek njeri tjetri, është dhimbja për dashurin e jetuar që lëm të familja ku lindëm e rritemi, është gjurma tek njerzit që takojmë në këtë çast që quhet jetë
Të prehesh në paqe Ardi 🖤
Ti që më mbaje me humor dhe forcë para 3 vute e gjysëm sdo ta harroj kurrë sa te kemë jetë e kujtes
Te rrosh e ta kujtosh Monalisa!
Qofte shok i yti,qofte mik,qofte i njohur,shpirti ju prehte ne paqe!😌
 
Te rrosh e ta kujtosh Monalisa!
Qofte shok i yti,qofte mik,qofte i njohur,shpirti ju prehte ne paqe!😌
Familjar im
Faleminderit 🖤
 
  • Mërzi
Reactions: Ivy

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top