Titulli: Cfare eshte (Gonxhe Bojaxhiu) Nene Tereza per ty ?
Kjo eshte një pjesë e filozofisë jetësore me të cilën Nëna Terezë preku thellë në ndërgjegjen e njerëzimit dhe i dha vulë të fuqishme shekullit të 20-të.:
"... Nuk është fjala vetëm për uri buke, egziston dhe uria për dashuri,
i zhveshur nuk do të thotë të jesh pa një copë veshje por do të thotë të jesh pa dinjitetin njerëzor!
Të jesh pa strehë nuk do të thotë të mos kesh një shtëpi të vogël ku të jetosh por domethënë të jesh i braktisur nga të gjithë, i pa dëshiruar, i pa dashur, i lënë pasdore, ku njeriu të ketë harruar cfarë do me thënë dashuria njerëzore, cfarë është gëzimi njerëzor, cfarë është përqafimi njerëzor...”
**************************
Shume personalitete te shquara dhe koka te ndritura jane shprehur shume hapur per mendimet e tyre ne lidhje me Nene Terezen .
Jane keta personalitete qe cdokush nga ne duhet te marri shembull , nga dituria e tyre , nga llogjika , nga dashuria per memedheun e tyre , nga vlerat qe ata i japin kombit tone , gjakut tone , kudo qe ndodhen . Jemi nje popull i lashte ku te gjithe na e kane ziline sepse kemi shume figura te shquara ne historine tone te dashur , edhe pse tashme shume nga mendjen e ndritura nuk jetojne me , edhe pse Shqiperine tone te dashur kane kerkuar gjithmone ta ulin , ta coptojne , ta shkaterrojne , gjithmone Shqiperia jone ka qendruar koken larte , gjithmone kane dale njerez te forte , te ndritur qe ua kane ngritur vlerat kesaj toke te shenjte e te dashur SHQIPERI . Prej shekujsh na kane thyer , na kane vrare me burokracine boterore , me mosperfilljen e tyre ndaj vendit tone por kurre nuk jemi thyer .
Me poshte po ju sjell disa nga komentet e bera nga personalitete te njohura per ne dhe besoj se jane interesante per te gjithe ne ketu ne kete forum dhe ne kete teme qe po merr nje ane rracizmi ndaj njeri-tjetrit dhe diskutimi feje pa lidhje fare ketu .
Doni apo nuk doni , te gjithe ju qe e ofendoni kete femer zemerbardhe , Ajo eshte nje e vertete e historise se popullit Shqipetar , e mohoni apo jo ju qe i kunderviheni perseri ajo do mbetet nje figure e ndritur e popullit Shqipetar , nese kerkoni ti ulni vlerat , nese kerkoni ta zhdukni gjakun e saj , preardhjen e saj te 100% shqipetare atehere po ju them se e keni te KOTE . Mund te genjeni veten tuaj se ajo nuk eshte asgje veçse nje femer e thjeshte dhe nje emer per ju por nuk mund te genjeni dot Shqipetarin e vertete sepse ai / ajo qe e quan veten Shqipetar/e te vertete di gjithmone te vlersoje figurat e shquara te vendit te tyre , di te vlersoj keta njerez qe i kane dhene mundesine SHQIPERISE te njihet ne bote , anembane , si nje popull : TRIM, I DITUR , I DASHUR , BUJAR, KOKELARTE , KRENAR , RESPEKTUES , ATDHETAR , SHKRIMTAR , GJUHETAR e shume e shume te tjera sepse kemi vertet shume vlera . Kam shkruar kete here me gjate se shume here te tjera por mendoj se ishte dicka e rendesishme per mua te thoja keto fjale te gjitheve ju Shqipetare qe ulni figura te kombit .
Ju pershendes
Ismail Kadare:” Nënë Tereza është figurë e madhe emblematike e kombit shqiptar. Me figura si Nënë Tereza historia e njerëzimi, vetë njerëzimi, është bërë më i pasur dhe më i ndritshëm.
Populli shqiptar mund të jetë krenar që i ka dhënë botës një pasuri dhe një dritë të tillë. Me këtë ai dëshmoi edhe një herë se është një popull
që bënë pjesë në qytetërimin e madh evropian. Jam i lumtur që vite më parë e kam takuar këtë shejtore. Cdo popull do të ishte krenar ta kishte pjellë Nënë Terezë. Prandaj krenaria jonë për të është legjitime.
Në çastet tona të vështira ne e kemi kujtuar gjithmonë. Ajo na ka dhënë besim dhe kthjelltësi në shpirt. Në kohë të ashpra ne e kemi kujtuar po ashtu gjithmonë, ajo na ka dhënë fisnikëri dhe paqe.
Nënë Tereza do të jetë e tillë për ne në jetë të jetëve.”
Ibrahim Rugova :“Ne do të mësojmë gjithmonë nga filozofia e dashurisë që e krijoi ajo. Kjo filozofi është dashuria për Zotin, dashuria për njeriun dhe dashuria midis njerëzve. Kjo është dashuria e nënës shqiptare, që Nëna Tereze e ndau edhe me njerëzit e popujve të tjerë . Këtë dashuri e ngriti në planin universal për veprën e bërë të bamirësisë. Nëna Tereze, mund të themi, është themeluese e filozofisë humanitare që aq shumë i duhet njerëzimit. Njerëzit e mëdhenjdashurinë e ndajnë dhe ua dhurojnë të tjerëve. E tillë ishte Nëna Terezë. Nga filozofia e saj ne mësuam të jemi së bashku . Ajo është në zemrat e të gjithë kosovarëve e që krenohen që është Nëna e Njerëzimit...”
"Nëna Terezë është shprehja më e bukur e mirësisë,
e humanitetit, e zemërgjerësisë, e flijimit e tërë asaj që mund të themi që është bujare.”
Këtë vlerësim e ka bërë piktori i njohur Ibrahim Kodra