Cfare eshte ateizmi dhe si ta kuptojme ate..!!

LoSsT

VIP
V.I.P
Ateizmi

Përkufizimi

Ateizmi është shprehimisht mohimi i të qënies së një "perëndie" ose shumë "perëndive" apo të një "krijese hyjnore" në përgjithësi. Kjo fjalë rrjedh nga greqishtja (لtheos - α θ ε ος) dhe d.m.th. fjalë për fjalë : pa perëndi, pa zot (a - parashtesë mohuese = pa, jo, nuk, mos dhe theos = perëndi, zot). Në trajtën e vet latine del si përcaktim për herë të parë i përmendur nga Ciceroni.

Përkufizimi "ateist" ishte për shumë kohë një përcaktim i kundërshtueshëm, që nuk u pranua në fillim nga mosbesimtarët, pra ateistët. Ishte një pritmëri fjalëkrijuese, që përdorej prej atyre që cilësoheshin si besimtarë të vërtetë kundër ose gjoja jobesimtarëve të vërtetë. Ateizëm në kuptimin e "i paperëndi, i pafe" përmendej në këndvështrimet që binin në kundërshtim me fetë themelore egjiptiano-judaike. Shpesh, rryma fetare me një përfytyrim vetjak mbi perëndinë emërtoheshin si ateistike në kohët e hershme, p.sh. përfaqësues të feve monoteiste (besim në një "zot") të krishterimit, myslimanizmit dhe të judaizmit cilësoheshin pjesërisht nga kundërshtarët e tyre politeistë si ateistë.
Shumë prej tyre që vetëquhen ateistë kanë ide të përbashkëta skeptike lidhur me pretendimet ndaj supernatyrores, duke vënë në dukje mungesën e evidencave empirike për ekzistencën e ndonjë lloj perëndie. Argumenta të tjerë për ateizmin janë me natyrë filozofike, sociale apo historike. Ndonëse shumë të vetëquajtur ateistë orientohen drejt filozofove sekulare, si psh Humanizmi, Racionalizmi dhe Natyralizmi, nuk ekziston një ideologji apo terezi praktikash dhe sjelljesh që ateistët t'i konsiderojnë thelbësore në ideologjinë e tyre dhe t'u referohen me pas rigorozisht. Arsyetimet e tyre janë praktikisht të pavarura dhe vetjake, me bindje të ndërtuar nga secili prej tyre në veçanti. Elementi i panevojshmerisë se ekzistencës së një dogme qendrore drejtuese, i bën shumë prej tyre krenarë për këto bindje dhë shprehen për vërtetësinë e tyre : njerëz të ndryshëm, kudo në botë dhe totalisht të panjohur për njëri tjetrin dhe ambientin e tyre kulturor, pa patur një udhëzues të përbashkët, duke aplikuar vetëm arsyetime të pastra natyrore në mënyrë të pavarur dhe duke u bazuar secili në fakte që shpesh as nuk disponohen në njohurinë e një ateisti tjetër, përsëri mbërrijnë në përfundime të njëjta.
Kjo situate sot është në kontrast të fortë me të shkuarën. Termi ateizëm lindi si një term ofendues dhe i aplikohej çdo lloj personi idetë e të cilit kundërshtonin fenë e pranuar si normalitet nga shumica. Me shpërhapjen mendimit të lirë, skepticizmin shkencor dhe kriticizmin ndaj fesë, ky term filloi të marrë një kuptim më specifik dhe filloi përherë e më shpesh të përdoret si vetë-përshkrues nga ateistët.

Etimologjia

Në Greqinë e lashtë, fjala atheos (ἄθεος, nga përvetësuesja ἀ- + θεός "god") kishte kuptim "pa zot". Fillimisht u përdor për arsye censurimi dhe pak a shumë kishte kuptimin "i pafe'". Në shekullin e 5 p.e.s kjo fjalë filloi të nënkuptojë një orientim më aktiv drejt idesë që s'ka perëndi, në sensin e "prerje e marrëdhënieve me zotat" apo "refuzim i zotave". Më vone filloi të përdoret dhe termi ἀσεβής (asebēs) kundrejt atyre që hidhnin poshtë apo nuk respektonin zotat lokale, ndonëse mund të besonin në zota të tjerë. Përkthimet e sotme të teksteve antike e njësojnë fjalën atheos si "ateistik" apo "ateist". Një tjetër fjalë abstrakte ishte dhe ἀθεότης (atheotēs), "ateizëm". Ishte Ciceroni që përshtati këtë fjalë greke në fjalën latine atheos. Ky term u përdor shumë në debatet ndërmjet Kristianëve të hershëm dhe Helenikëve, të dy palët quanin kështu njëri tjetrin.
Fjala ateizëm është përdorur në Francë që në 1587 athéisme, dhe me këtë kuptohej "dikush që refuzon apo nuk beson në ekzistencën e Zotit". Fjala Ateist si një emër për mospranimin praktik të perëndive është përdorur të paktën që në 1577, dhe më pas u shfaqën dhe fjalë të tjera nën të njëjtin kontekst : deist në 1621, teist në 1662, teizëm në 1678 dhe deizëm në 1682. Deizëm dhe teizëm ndryshuan kuptim diku rreth 1700, arsyeja kryesore për këtë u bë ateizmi ; kuptimi origjinal i deizmit ishte ai që sot përdoret për teizmin, por ndryshoi për të treguar një doktrinë të veçantë filozofike.
Sipas Karen Armstrong, "gjatë shekujve XVI dhe XVII fjala ateist ishte e rezervuar për polemika... termi 'ateist' ishte një ofendim. Askush nuk ëndërronte të quhej një ateist." Ateizmi në fund të shekullit XVIII filloi të përdorej në Evropë për të treguar një besim të vetëzgjedhur, në mënyrë specifike për të përcaktuar mosbesim në Zotin Abrahamistik. Në shekullin XX, globalizimi kontribuoi në përhapjen kuptimit të ateizmit për tiu referuar mosbesimit në të tëra perënditë, ndonëse në kulturat perëndimore vazhdon të kuptohet thjesht si "mosbesim në Zot".

Historia

Ateizmi është "aq i vjetër sa mendimi njerëzor, aq i vjetër sa besimi, dhe konflikti në mes të dy është një tipar të përhershëm i qytetërimit perëndimor," [43] shprehet Georges Minois, duke u perpjekur te trajtuar ateizmin nga dy ane, si nga historia e ideve ashu edhe nga ana e historise se sjelljes . Për qytetërimet e hershme ka, megjithatë, vështirësia që disa monumente fetare dhe shkrimet e kultike në dëshmitë mbizotëruese tradita ishin gjithmonë në kërkimin shkencor, ndërsa provat më pak të spikatur e mosbesimit dhe të skepticizmit fetar indiferenca vetëm kohët e fundit intensifikuar është në proces dhe ka të bëjë edhe rajonin e Azisë përmban. Ateizmi praktik dhe teorik, por kishte dhe ende kanë kuptimet e tyre të veçanta dhe plotësuese:

Ateizmi sot

Në kuptimin bashkëkohor, termi ateizëm, si qëndrim dhe si pikëpamje filozofike, do të thotë mosteizëm, të mosqenit teist, të mosqenit besimtar, të mospasurit besim në ato çfarë beson një teist, që jo përjashtimisht, por të paktën tradicionalisht, për kontinentin evropian kuptohet si të mosbesuarit në "zotin" monoteist të feve meslindore. Kjo, sepse vetë qëndrimi varet thelbësisht nga përkufizimi përkatës që teisti i jep fjalës "zot" për t'u bërë i kuptueshëm për çfarë flet dhe ky është një përkufizim që buron nga fetë në fjalë dhe deri më sot nuk qëndron gjatë zbërthimit logjik.
"Jam ateist" përmbledh në radhë të parë frazën "nuk jam teist", pasi qëndrimi është në vetvete mohues i pohimeve teologjike, dhe së dyti frazën "nuk besoj në ekzistencën e "zotit"", duke përfshirë në të të gjithë ata që nuk kanë besim në asnjë "zot", apo në asnjë fuqi "mbinatyrore".
Dallimi i kuptimit të sotëm nga kuptimi historik, sidomos atij mesjetar që i është dhënë nga fetarët, është se ateizmi përfshin gjithçka që nuk është teizëm dhe si e tillë gjendja nuk lë mundësi të tjera zgjedhjeje veç teizmit, apo ateizmit, pasi është një rast pyetjeje me përgjigje po ose jo. Shkurtimisht, pra, me përkufizim, nëse nuk je teist, je ateist; nëse nuk je besimtar, je mosbesimtar.
Një keqkuptim që është kryer në përcaktimin e ateizmit për disa shekuj me radhë është ai se ateizëm do të thotë "besimi se nuk ka zot". Kjo kryhej në lidhje me atë kategori të ateistëve që pohojnë hapur se "zoti" nuk ekziston, në dallim nga pjesa që thjesht nuk beson në "zot" e që nuk niset të pohojë asgjë në lidhje me "zotin". Ndërsa është e diskutueshme nëse pohimi se "zoti" nuk ekziston është shprehje besimi ose jo, reduktimi i ateizmit në thjesht një pjesë të ateizmit eksplicit (teorik, pozitiv) nuk e paraqet të plotë qëndrimin ateist, ndaj dhe shihet në çdo rast si shtrembërim i qëllimshëm. Ateizmi (si term përmbledhës për krejt qëndrimet joteiste) nuk thotë "besoj se nuk", por ka kuptimin "nuk besoj se", një dallim ky thelbësor, pasi i dyti e përfshin të parin, por nuk barazon me të dhe nuk vlen anasjelltas.

Burimi: wikipedia

Ps: Urime dhe te rroni vete, Lol
 

Attachments

  • bes.jpg
    bes.jpg
    24.5 KB · Shikime: 93
Last edited by a moderator:
Titulli: C`far eshte ateizm,i dhe si ta kuptojme ate..!!

citim: Arsyetimet e tyre janë praktikisht të pavarura dhe vetjake, me bindje të ndërtuar nga secili prej tyre në veçanti.

Ky eshte pikerisht besimi me e shendetshmje mendoj une...hahahahah ku ka me mire se keshtu.. ;p
Ne fund e fundit,fete jan filozofi te hershme miresie :) qe u pasuruan ne kohe me rryma besimtaresh,,perse kete doktrine filozofie (me sekte fetare te ndryshme) mos ta pasurojme me ateizem,ku turma nuk beson ne nje postulat te veteme fetare ,por gjithesecili ne llogjiken e tij,e duke qene qe ateistet pergjethsisht bazohen ne racionalitete vertetimi,i bie qe kjo e fundit te jete shume me frytdhense ne shoqerin njerzore.. :)
 
Titulli: C`far eshte ateizm,i dhe si ta kuptojme ate..!!

Marre shkas nga shkrimi i Neves e pa kundershtuar apo dashur te krijoj nje ide ndryshe ne bindjet e saj apo askujt prej nesh doja te shtoja se, askush nuk duhet te gjykoje ne bindjet fetare mbi baze turmash; Kafshet ikin pas turmash, njerezit ikin pas llogjikes, dhe nje ndjenje qe sdo dija si ta pershkruaja me mire se e pershkruajti nje anetare e forumit tone ne nje post ( dicka private, personale ) mund ta quajme si te duam. Jemi aq te lire te bejme gjithcka sa qe bindjet fetare nuk mund te kene asnje lloj influence tek ne, perderi sa dikush nuk e gjen veten mire tek to apo i pelqen ajo menyre jetese ne menyre teresisht individuale, e per te pershkruar turmen kur disa njerez kane ide te perbashketa, ( menyre jetese, veshje, rite, etj ) do ti quaja komunitet, kjo me duket fjala me duhur per te percjelle mesazhin e ketyre grupimeve te kujt do religjoni apo sekti qofshin ato. Fundja llogjika dhe ndjenjat jane ato me kryesorja qe na diferencon nga c`do gje tjeter ne bote, pastaj eshte zgjedhje personale "menaxhimi" i ketyre te dyjave.
 
Titulli: C`far eshte ateizm,i dhe si ta kuptojme ate..!!

Ateistet(Te pafete) jane persona qe besojne tek shpjegimi shkencor i dukurive dhe jo nga krijimi i tyre prej zotit,

Krijimi i gjithesise ( teoria e big banj-ut ) eshte nje nga provat shkencore qe vendos fene per shpatullash mbas muri.

Ka dhe te tjere qe besojne ne zot pra tek e mbinatyrshmja por nuk besojne kultet e adhurimit si kisha xhami prifterinj e hoxhallare.

Me pak fjale ashtu sic jemi te ndryshem ne gjini ngjyre e prejardhje ashtu jemi te ndryshem dhe tek liria e besimit.
 
Titulli: C`far eshte ateizm,i dhe si ta kuptojme ate..!!

Krijimi i gjithesise ( teoria e big banj-ut ) eshte nje nga provat shkencore qe vendos fene per shpatullash mbas muri.

Kete nuk e kuptova, mos ndoshta doje te thoje te kunderten ?!
 
Titulli: C`far eshte ateizm,i dhe si ta kuptojme ate..!!

Thashe qe shkencerisht (Georges Lemaitre) u vertetua nga eshte formuar gjithesia. Pra nuk ishte zoti me shkopin magjik qe e krijoi.
 
Titulli: C`far eshte ateizm,i dhe si ta kuptojme ate..!!

Po dhe te kish qene Zoti me shkopin magjik Georges Lemaitre ska c`te thote se nuk kish lindur akoma atehere... Lol
 
Titulli: C`far eshte ateizm,i dhe si ta kuptojme ate..!!

Kam lexuar ate qe ke sjelle me lart, por edhe me shum se aq...

Nje pershkrim fare te shkurter per te mos e zgjatur dhe mos dale nga tema rreth asaj per te cilen po flas


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: C`far eshte ateizm,i dhe si ta kuptojme ate..!!

Pra sic thote dhe tema :) kush beson ne shkence nuk beson ne zot.
 
Titulli: C`far eshte ateizm,i dhe si ta kuptojme ate..!!

Bing Bengu vetem se e ka deshmuar Krijimin e Universit nga Krijuesi.

Besoj se as forumi virtual nuk eshte formuar vetvetiu me rregullore, anetare, ngjyre etj etj :p
 
Titulli: C`far eshte ateizm,i dhe si ta kuptojme ate..!!

Bing Bengu vetem se e ka deshmuar Krijimin e Universit nga Krijuesi.

Besoj se as forumi virtual nuk eshte formuar vetvetiu me rregullore, anetare, ngjyre etj etj :p

Nuk jam ateiste per faktin, e llogjikshem qe ateistet nuk kane vertetuar akoma mos egzistencen e Zotit!:)

Ps: lover djali , te krahasosh fv me zanafillen e rruzullit kjo ishte e madhe lol

Imagjino Didi si profete ahahahaha
 
Titulli: Cfare eshte ateizmi dhe si ta kuptojme ate..!!

Enderr, mora shembull te thjeshte, sepse ke shembuj edhe te tjere. Nese nje ateist beson se universi u krijua rastesisht, atehere ai e ka patjeter te besoj se edhe ky forum u formua/krijua rastesisht, me ngjyra, me rregullore, me anetare, me t'gjitha :D
 
Titulli: Cfare eshte ateizmi dhe si ta kuptojme ate..!!

Me kujtohet fjalia e te madhit Nietzsche: Mallkuar qofte ai qe ha nje vakt buke me nje prift apo murg, sepse ai eshte i denuar te jetoje ne shkretetirat me te ashpra, perfshi ketu edhe shkretetiren e shpirtit, ai eshte i denuar te digjet pikerisht ne ferrin qe ndertoi vete.
 
Titulli: C`far eshte ateizm,i dhe si ta kuptojme ate..!!

Si e ka vertetuar? Jam kurioze ta di shpjegimin


Ne formen e saj standarte, teoria e Big Bengut pohon se universi ka filluar me zgjerimin e menjehershem te te gjitha pjeseve. Po si arriten te zgjeroheshin ne te njejtin rast, te sinkronizuar te gjitha pjeset e universit? Kush ua dha komanden atyre?
(Andrei Linde, profesor kozmologjie)

Mua me lind pyetja tjeter tani !

Cfare ishte ajo force qe krijoi universin me nje shperthim te madh ne mosekzistence ?


Filozofi i shquar ateist Antoni Flu per kete ka thene:

"Thone se shpifjet i bejne mire gjendjes shpirterore te njeriut. Une do te rrefehem: Modeli i Big Bengut eshte shume shqetesues per sa i perket nje ateisti. Sepse shkenca ka vertetuar nje pretendim te perkrahur nga burime fetare: Tezen mbi ekzistencen e nje zanafille te universit. Une i besoj akoma ateizmit por duhet te theksoj se nuk eshte fare e lehte dhe e qete te mbrohet perball Big Bengut".

E shume e shume shkencetare, njerez te dijes e kane vertetuar kete Marla.


Ps:

Sipas kozmologeve, termi Big Bang ne pergjithesi lidhet me idene se Universi eshte zgjeruar prej nje gjendjeje fillestare t'nxehte dhe te dendur ne nje kohe te caktuar ne te kaluaren. Ndersa Zoti Fuqiplote, per zgjerimin e universit na ka treguar ne ne Kuran para 14 shekujve ku thote:

“Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë. (Dharijat 47)”
 
Titulli: Cfare eshte ateizmi dhe si ta kuptojme ate..!!

Kam lexuar diku ... zoti ekziston, kur njeriu lodhet se menduari. :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top