Çfarë e pret Tokën në 30 vitet e ardhshme? Paralajmërimi i shkencës: Dimër 12 muaj, temperatura deri në – 50 gradë

Hera

Έτερος εγώ
Çfarë e pret Tokën në 30 vitet e ardhshme? Paralajmërimi i shkencës: Dimër 12 muaj, temperatura deri në – 50 gradë

Shiko fotografinë 1895193

Toka mund të përballet me një mot shumë të ftohtë dhe stuhi dëborë gjatë 30 viteve të ardhshëm.
Madje planeti ynë me ndryshimet e shumta klimatike të kohëve të fundit mund të futet në “Mini-epokën e Akullnajave”, ka paralajmërua një shkencëtar sipas “The sun”.
I ftohti do të shkaktohet pasi Dielli do të hyjë në një “letargji” natyrale, ndërsa kjo pritet të shkaktojë mungesa të ushqimit dhe temperaturat do të bien ndjeshëm në të gjithë planetin.
Sipas shkencëtarëve, Toka do të përballet me një minimum nxehtësie diellore, ku Dielli do të përçojë më pak energji se zakonisht në planetin tonë.
Sipas NASA-as, në 2020 Dielli do të arrijë aktivitetin e tij më të ulët që prej 200 vjetësh.
Kjo do të bëjë që temperaturat mesatare të bien dhe kjo mund të zgjasë për 12 muaj.
Minimumet diellore janë pjesë e ciklit natyror të jetës së Diellit dhe ndodhin një herë në 11 vjet. Sidoqoftë, pritet që viti 2020 të jetë veçanërisht më i ftohtë. Shkencëtarët paralajmërojnë se në rajonet e ftohta, temperaturat mund të shkojnë deri në -50 gradë.
Kjo periudhë rikthen edhe "Grand Solar Minimum", ngjarje e rrallë, në të cilën energjia e lëshuar nga Dielli bie edhe më shumë se zakonisht. Kjo ndodh vetëm një herë në 400 vjet. /NOA.al
 
2020 thote mor... Lexoje mire tu bofsha se nuk bohem gjyshe mrena ores lol
 
Nuk besoj se shkencëtatët kanë arritur të zbulojnë aktivitetin e diellit, sigurisht, ata mund të bëjnë parashikime dhe asgjë më shumë.
Theksoj se kemi dukuri në tokë si tërmetet që nuk i parashikojmë dot, diellin as që mund ta mendojnë.
Këto janë lajme "fake" që gazetarët shqiptarë i lançojnë për klikime.
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Gjithesesi muaji i pare i 2020 ishte sh i ngrohte...
 
Like!
 
Back
Top