Cfarë duhet të bëj nëse fëmijën e mban lemza?

ida angel

:)
V.I.P
Lemza është një fenomen fiziologjik që shfaqet shpesh tek fëmijët dhe nuk përbën një situatë të rrezikshme. Ju mund ta kaloni këtë situatë të shfaqur më shpesh tek fëmijët 0-6 muajsh me anë të disa këshillave të thjeshta. Ja rrugët e shpëtimit nga lemza…
bebe3.jpg

Lemza tek fëmijët përkufizohet si një tkurrje e menjëhershme në mes hapësirës së barkut me atë të kraharorit. Si rezultat i kësaj tkurrjeje kordat zanore ngjiten me njëri tjetrin dhe zëri që nxjerrin quhet lemzë.
Lemza tek të rriturit shkaktohet nga disa faktorë. Një lemzë që zgjat shumë mund të jetë shenjë paralajmëruese e sëmundjeve serioze si ato të zemrës. Por lemza tek fëmijët nën moshën 1-vjeçare është një situatë normale. Zakonisht lemza tek fëmijët shkaktohet nga një emocionim i menjëhershëm, gëlltitje ajri dhe ftohje e ajrit. Nëse lemza nuk kalon shpejt mund ta ushqeni fëmijën me gji apo t”i jepni ujë me lugë. Fëmija është e mira të mbahet drejt.

اfarë duhet të bëni nëse lemza zgjat shumë?

Lemza shihet si një shenjë paralajmëruese e shumë sëmundjeve tek të rriturit. Nëse lemza nuk ndalon atëherë duhet të kontaktoni mjekun. Por fëmijët nën moshën 1-vjeçare nuk është ë nevojshme të vizitohen nëse lemza i vazhdon gjatë. Lemza tek fëmijët mund të zgjasë nga 1 minutë në 1 orë. Vetëm në rast se lemza zgjat më shumë se 1 orë mund të kontaktoni mjekun.

Kujdes ushqimet që konsumoni gjate ushqyerjes me gji!

Lemza mund të nxitet dhe nga ushqimet e konsumuara nga nëna në rast se fëmija ushqehet me gji. Nëse fëmija ka alergji ndaj qumështit të lopës apo produkteve të tjera atëherë edhe nëna duhet të tregohet e kujdesshme ndaj tyre./tryeza.org
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top