Çfarë duhet një shkop e një deve ?

Çfarë do të bënit me një pus, një shkop dhe një deve?
IMG_20221125_164035.jpg
Filozofi Eratosthenes (276 para Krishtit)i përdori ato për të matur perimetrin e Tokës mbi dy mijë vjet më parë.

Në atë kohë tashmë ishte e vetëdijshme se Toka ishte sferike dhe Eratosthenes e dinte që ditën e solsticit të verës (21 qershor), në qytetin Syene në jug të Egjiptit (sot Assuan), Dielli ndriçonte në ujërat e një pusi të thellë. Rrezet e diellii ishin saktësisht pingul mbrenda në pusi dhe një shkop i ngulur drejt në tokë nuk prodhonte asnjë hije.
MISURA-ERASTOTENE.jpeg
Në të njëjtën ditë në pusin e Syene, dielli nuk ishte pingul si Aleksandri, qytetin ku ai jetonte. Po ashtu edhe shkopi i ngulur në tokë bënte hije kësajë here.
Eratosthenes mati distancën këndore të diellit në lidhje me pikën ku duhej të ishte në mënyrë që të mos gjeneronte ndonjë hije edhe në Aleksandri e vlerësoi këtë distancë në 7.2 gradë, që është një e pesëdhjeta e një rrethi, prej 360 gradë.

Për të identifikuar perimetrin e tokës, gjithçka që mbetej ishte matja e distancës midis dy qyteteve ... por në atë kohë nuk kishte navigatorë satelitorë, por kishte ... deve. Këto kafshë kanë një ecje pothuajse konstante duke mbuluar mesatarisht rreth 100 stadium (unitet mizure 1s = 177,60m në ditë, dhe meqenëse një karvani duhej 50 ditë për të udhëtuar distanca ishte rreth 5000 stadium.

Për të marrë perimetrin e Tokës, gjithçka që mbeti ishte vetëm të shumëzojë 5000 stadium (distanca midis dy qyteteve) me 50 (7,2 ° me 50 është 360 °, pra një "perimetër") dhe ky shumëzim jep si rezultat 250,000 stadiume të cilat , e përkthyer në km, është e barabartë me një vlerë të ndryshueshme midis 39,690 km dhe 46,000 km në varësi të përkufizimeve të ndryshme të stadiumit të pranishëm në burimet antike.
Por, gjithsesi shumë afër vlerës aktuale ë njohim sot që është rreth 40,000 km
Në shqip by Lauri 👍
 
Ja se ç'mund të bënin të lashtët me një shkop dhe një deve!
Po kur thuhet se ishte grek, këtë nuk e besoj.
Në mendjen time, kombësia e tij përkthehet automatikisht në një tjetër.
 
Top