Cfar po ndodh me boten

MasteR

I'm offline
Shiko fotografinë 1423345

Ndryshimet klimatike globale po ndodhin më shpejt seç ishte besuar më parë dhe efektet e saj janë më të këqija seç ishte pritur, zbulohet në informatat nga një skicë ende e pabotuar e pjesës së dytë aq të pritur, të një raporti të Kombeve të Bashkuara, të siguruar nga zzSPIEGEL ONLINEzz. Asnjë rajon në botë nuk do të kursehet dhe disa prej tyre do të goditen shumë ashpër.
A ka dalë klima e botës jashtë kontrollit? A është duke ndikuar ndotja e dekadave të kaluara në të sotmen? Kjo është pikërisht ajo së cilës i druhet Paneli ndërqeveritar i Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike. Ndikimet njerëzore gjatë 30 viteve të fundit zzkanë pasur një efekt të dukshëm mbi shumë sisteme fizike dhe biologjikezz, shkruajnë autorët e pjesës së dytë, ende të pabotuar, të raportit për ndryshime klimatike të vitit 2007.
Sipas informacioneve të marra nga zzSPIEGEL ONLINEzz, Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimatike (IPCC) është i bindur se ndryshimet klimatike tashmë po bëjnë botën të djersitet. Së paku ky është thelbi i zzPërmbledhjes për politikëbërësitzz nga grupi i përbërë prej qindra shkencëtarëve.
Pjesa e dytë e raportit do të prezantohet në Bruksel, pas diskutimeve përfundimtare me përfaqësuesit e qeverive anembanë globit. ثshtë e sigurt se metastudimi do të ketë efekt të madh politik mbi debatin e vazhdueshëm rreth ndryshimeve klimatike.

Dëshmi e shtuar: ndryshimet klimatike po ndodhin tani
Konkluzioni kryesor i raportit është se ndryshimet klimatike tashmë janë duke ushtruar një efekt të thellë mbi të gjithë kontinentet dhe mbi shumë nga ekosistemet e botës. Drafti prezanton një listë të gjatë të provave:
" Liqenet e akullta janë duke u rritur si në madhësi ashtu edhe në numra, gjë që potencialishtdo të shkaktojë përmbytje vdekjeprurëse;
" Toka e ngrirë në rajonet malore dhe në gjerësi të larta është duke u ngrohur dhe kështu shton rrezikun e shkarjeve të tokës;
" Derisa rriten temperaturat e lumenjve dhe liqeneve, shtresëzimi i tyre termal dhe cilësia e ujit janë duke u ndryshuar,
" Rrjedhat e lumenjve, të ndikuara nga akullnajat e shkrira, janë duke u përshpejtuar gjatë pranverës;
" Pranvera po fillon më herët, duke shkaktuar lulëzimin e parakohshëm të bimëve dhe shtegtimin e zogjve.
Autorët e raportit kanë analizuar më shumë se 30.000 të dhëna nga më shumë se 70 studime ndërkombëtare, të cilat dokumentojnë ndryshimet në qarkullimin e ujit, në kriosfera (zonat e akullta), si dhe në florë dhe në faunë, gjatë një periudhe prej më së paku 20 viteve.
Hulumtuesit konsiderojnë se është zzshumë e pagjajshmezz se ndryshimet e vëzhguara mund të jenë dukuri të ngjara nga natyra. Ata pohojnë se rrjedhat e ngrohjes klimatike rajonale dhe të ndryshimeve mjedisore përputhen me njëra-tjetrën.

Kërcënohet natyra
Ekspertët e OKB-së shkojnë përtej gjendjes së tanishme. Ata gjithashtu eksplorojnë se si rajonet dhe ekosistemet e populluara do të zhvillohen në të ardhmen derisa bota bëhet më e nxehtë.
Shumë burime natyrore pritet të bien viktima të ndryshimeve klimatike, sipas draft-raportit të IPCC-së:
" Rreth 20 deri në 30 për qind e të gjitha specieve përballen me një zzrrezik të madh të zhdukjeszz nëse temperaturat mesatare botërore ngrihen për 1.5 deri në 2.5 gradë Celsius nga nivelet e tyre të vitit 1990. Një gjë e tillë mund të ndodhë deri më 2050, paralajmëron raporti,
" Shkembinjtë nënujorë zzpritet të pasojnë rënie të fuqishmezz,
" Moçalet me kripë dhe pyjet rizoforë mund të zhduken, ndërsa nivelet e detit rriten”;
" Shirat tropikalë do të zëvendësohen nga savanat në ato rajone ku ujërat nëntokësorë pakësohen”;
" Zogjtë dhe gjitarët migrues do të pësojnë ndërsa zhvendosen zonat bimëtore në Arktik”
IPCC-ja pret qe rajonet e mëposhtme botërore do të pësojnë më së shumti nga ndryshimet klimatike:
" Arktiku, për shkak të ngrohjes më të madhe relative”
" Shtetet e vogla, ishuj në Oqeanin Paqësor, ndërsa ngrihen nivelet e detit”;
" Afrika në jug të rajonit Sahel, për shkak të thatësisë”;
" Deltat e dendura të lumenjve në Azi, për shkak të vërshimeve”.
Kjo listë veçmas e bën krejtësisht të qartë se njerëzimi nuk do të dalë nga këto ndryshime i padëmtuar.

Vdekjet nga ngrohja, vërshimet, thatësia, shtrëngatat
Paneli i OKB-së për ndryshime klimatike pret zzvdekje të shtuara, lëndime dhe sëmundje nga valët e ngrohjes, vërshimet, stuhitë, zjarret e pyjeve dhe thatësiratzz. Përmbledhja e draftit për politikëbërësit jep hollësi për zzvdekshmëritë që kanë të bëjnë me ngrohjenzz veçanërisht në Evropë dhe në Azi. Disa qindra milionë njerëz në rajonet dendur të populluara bregdetare - posaçërisht deltat e lumenjve në Azi - kërcënohen nga nivelet e ngritura të detit dhe nga rreziku i shtuar i vërshimeve. Sipas raportit, më së shumti se një e gjashta e popullatës së botës jeton në zonat e goditura nga burimet e ujit nga akullnajat dhe nga bora e grumbulluar, e cila, zzsipas të gjitha gjasavezz do të zhduket. Ekspertët për klimë përshkruajnë pasojat e mundshme për pjesën më të madhe të botës, përfshirë Evropën, Azinë, dhe Amerikën, Australinë, Zelandën e Re, rajonet polare dhe ishujt e vegjël të Oqeanit Paqësor. Për pjesën më të madhe, ngrohja globale do të ketë efekte negative, si për njerëzit, ashtu edhe për mjedisin në gati të gjithë planetin. Anët pozitive - siç janë prodhimet më të mira bujqësore dhe pyjore në Evropën veriore - do të tejkalohen shumëfish nga kërcënimet e shfaqura nga temperaturat e ngritura dhe nga rreziqet, të cilat ato i shoqërojnë. Drafti gjithashtu e bën të qartë se sa fuqimisht u qëndrojnë besnikë autorët parashikimeve të tyre. Sumica e konkludimeve të tyre i takojnë kategorisë dy, që nënkupton se hulumtuesit i përkrahin ato me zzsiguri të fortëzz. Disa madje janë të emërtuara zzsiguri shumë të fortëzz, përfshirë shembullin që Amerika Veriore do të goditet nga zjarre më të fuqishme të pyjeve dhe me mot të nxehtë në qytetet e mëdha, sikurse edhe supozimi se ndryshimet klimatike paraqesin rrezikun më të madh ndaj shteteve të vogla ishuj.

Më shumë ushqim në veri dhe një tokë ndoshta
më e gjelbër
Raporti gjithashtu thekson zhvillimet pozitive si rrezultat të ngrohjes globale - por ato priten të jenë të një karakteri jetëshkurtër.
Ekspertët, me sa duket, nuk kanë shqetësime rreth aftësive të planetit për prodhim të ushqimit. Kushtet për bujqësi pritet të përmirësohen në gjerësi më të larta, që do të shkaktojnë prodhime më të mëdha botërore në përgjithësi. Mirëpo, shumë shtete në zhvillim pritet të goditen njëkohësisht nga periudha më të gjata të thatësisë - duke kërcënuar kështu popullatat e tyre me uri. Përqendrimet e shtuara te dyoksidit të karbonit (CO2) në atmosferën e tokës fillimisht do të ndihmojnë botën bimore. Rritja e bimëve do të jetë më e fuqishme dhe planeti do të bëhet më i gjelbër. Thithja e CO2-shit nga jeta e bimëve, deri në një shkallë, do të punojë kundër ndryshimeve klimatike, por jo përgjithmonë. zzNë gjysmën e dytë të shekullit ekosistemet tokësore do të bëhen një burim i karbonit, i cili pastaj do të përshpejtojë ndryshimet klimatikezz, paralajmërohet në raportin e IPCC-së.
Aftësia e oqeaneve të botës për të absorbuar CO2-ishin gjithashtu pritet të shterohet deri në fund të shekullit XXI. Deri atëherë ato do të mund të fillojnë të lirojnë gazra serrë në vend të absorbimit të tyre.

Shtetet e pasura gjithashtu nën rrezik

Ndonëse banorët e shteteve më të varfra në zhvillim pritet të vuajnë më së shumti nga ndryshimet klimatike, raporti i IPCC-së e bën të qartë se shtetet më të pasura industriale, sikur Shtetet e Bashkuara, janë gjithashtu në rrezik. Amerika Veriore, tërheq vëmendjen Raporti, nuk është e përgaditur për zzrreziqet e shtuara dhe humbjet ekonomike të shkaktuara nga detet e shtuara, shtrëngatat dhe vërshimetzz. Raporti i IPCC-së gjithashtu qartësisht detajon kërcënimin e paraqitur nga stuhitë tropikale. Ndryshimet klimatike pritet të rrisin numrin e uraganeve të fuqishme që shkaktojnë shqetësimin se kompanitë e sigurimeve do të mund të refuzojnë tzi mbulojnë dëmet në rajonet e kërcënuara nga stuhitë e tilla, si në New Orleans ashtu edhe në pjesën tjetër të Gjirit të Meksikës. Siç thuhet edhe në pjesën e parë të raportit të IPCC-së, ekspertët e klimës paralajmërojnë se ndotja e ajrit dhe gazërat serrë pritet të shkaktojnë efekte afatgjata ngase klima e planetit reagon ngadalë ndaj ndryshimeve. Tashmë është një zzfakt i kryerzz se temperaturat mesatare afër nivelit të tokës do të ngrihen edhe për 0.6 gradë të Celsiusit deri më 2100, sipas raportit. Njerëzimi nuk do të ketë kurrfarë zgjedhjeje tjetër veçse tzu përshtatet ndryshimeve globale. Sipas informatave të siguruara nga zzSPIEGEL ONLINEzz, paneli për klimë do të kërkojë ndryshime radikale dhe investime masive kundër ngrohjes globale në pjesën e tretë të raportit të IPCC-së, që pritet të publikohet në Bangkok. Rreth 12.1 miliardë euro do të nevojiten deri më 2030 dhe njerëzimi ka kohë vetëm deri në vitin 2020 të ndërrojë kahun e trendit.
Nëse përmbledhja e politikëbërësve do të publikohet në formën e saj të tanishme, nuk është e qartë. Delegatët nga shtete të ndryshme luftuan për formulimin e pjesës së parë të raportit deri në minutën e fundit para publikimit të tij. Sepse, natyrisht, si për shkencëtarët, ashtu edhe për politikanët, ai mund të bëjë një dallim të madh lidhur me çështjen nëse pasojat e ndryshimeve klimatike janë zztë mundshmezz, zzshumë të mundshmezz ose zzpothuajse të sigurtazz.
by Master
Kohapress
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top