ا'është marihuana?
Ajo është droga ilegale më e shpërndarë mes tinejxherëve-sipas disa statistikave më shumë se 1/3 e kanë provuar të paktën një herë. Fitohet nga bima Kanabis sativa. Marihuana bëhet nga majat (kokat) dhe nga gjethet e bimës së tharë. Hashishi dhe vaji i hashishit gjithashtu fitohen nga pjesë të bimës Kanabis.
Si duket marihuana?
Ekzistojnë më shumë forma të kanabisit:
- Marihuana-forma më e shpeshtë dhe më e dobët e kanabisit. Bëhet nga gjethet e thara dhe lulet e bimës kanabis. Lulet (gjegjësisht kokat) janë forma më potente e bimës. Marihuana ngjason në kullosë të prerë ngjyra e së cilës mund të jetë e përhimtë-e gjelbërt ose e gjelbërt-e kafenjtë. Zakonisht pihet me llullë uji (bong), me llullë të zakonshme ose e mbështjellur me dorë (xhoint).
- Hashishi bëhet nga rrëshira e bimës. Rrëshira presohet në blloqe të vogla. Ngjyra është mes të këfenjtës së çelur dhe të zezës. Koncentrimi i THC në hashishin është më e lartë se sa te marihuna.
- Vaji i hashishit-paraqet ekstrakt i dendur i yndyrshëm nga hashishi i cili me ngjyrë mund të jetë nga i kafenjtë në të artë gjer te i zeza. Zakonisht vendoset në majën e cigares ose në letrën e cigares dhe pastaj pihet. Vaji i hashishit është drogë më e fortë nga format e kanabisit.
Si përdoret?
Kanabisi përdoret në mënyra të ndryshme. Marihuana, hashishi dhe vaji i hashishit munt të pihen. Mënyra të tjera janë përmes ushqimit/pijes, mund edhe e përzier me përbërje tjera. Nëse pihet, ndikon shpejtë, por nëse haet ndikon shumë më gjatë.
Si ndikon kanabisi mbi organizmin?
Substanca kimike psikoaktive në kanabisin që bën të ndjeheni mirë (‘high”), quhet THC (delta-9 tetrahydrocannabinol). Nëse kanabisi pihet, THC-ja shkon në mushkëri, e pastaj përmes gjakut në tru. Nëse pranohet përmes stomakut THC-ja kalon nëpër stomak në mëlçi e pastaj në gjak dhe tru.
Pse njerëzit përdorin kanabis?
- Kanabisi shkakton njerëzit të ndjehen mirë ("high") ose euforik, të relaksuar ("stoned"). Ndihmon të ndjehen më të lumtur, më të relaksuar, të zhytur në fantazi të bukura, qeshin, flasin më shumë.
- Në disa shtete kanabisi shfrytëzohet gjatë shërimit të disa sëmundjeve: e përmirëson disponimin te të sëmurët nga kanceri që janë në hemoterapi, te të sëmurët nga SIDA e në disa eksperimente ndihmon për shërimin e glaukomit (sëmundje e syrit). Te të sëmurët e tillë jepen sasi të kontrolluara të marihuanës përmes gojës (jo me thithje, pasi që është e dëmshme oër mushkëritë).
A ka efekte të padëshirueshme?
Efekte të padëshirueshme - afatshkurte
Efektet e kanabisit ndryshojnë nga njeriu në njeri.
- Efekti i menjëhershëm zgjat prej 2-3 orë dhe përskaj disponimit të mirë përfshin edhe disa efekte të padëshirueshme. Nëse përdoret me alkool, këto efekte janë shumë më të shprehura dhe më të rënda. Paraqitet kjo: koncentrim i zvogluar, koordinim i çrregulluar, çrregullim i percepcionit për kohë, hapësirë dhe distancë, puls i përshpejtuar, ndryshim në shtypjen e gjakut, përgjumësi, ndjenjë e apetiti të zmadhuar, sy të skuqura.
- Doza më të mëdha të kanabisit i përforcojnë efektet paraprake, por e mundshme është edhe paraqitje e efekteve plotësuese si: konfuzion, shqetësim, ekscitim, panik, shkëputje nga realiteti, paranojë, neveri. - Nëse merret rregullisht dhe në doza më të mëdha mund të shkaktojë simptoma psikotike që zgjasin disa ditë. Këto epizoda shpesh karakterizohen si halucinacione pamore dhe dëgjuese. Psikoza është sëmudje mendore dhe do të thotë që ndonjë person beson në imanigjata, që nuk janë reale. Te personat që kane predispozicion për sëmundje mendore, kanabisi mund të shkaktojë shfaqjet të sëmundjes.
Si rezultat i përdorimit të gjatë mund të shfaqen efektet që vijonë:
- Rrezik për astmë, emfizemë, frymëmarrje të shkurtuar, infeksione të mushkërive, infeksione të fytit, gojës dhe kancer të mushkërive.
- Koncentracion i dobësuar, humbje të memories dhe vështirësi na mësim.
- Depresion i sistemit të imunitetit, me të cilin zmadhohet rreziku për shfaqje të infeksioneve.
- Sëmundje mendore serioze siç është skizofrenia.
- Gratë shtatëzëna që përdorin kanabis kanë rrezik të lindin fëmijë me peshë trupore më të vogël, të lindur para kohe, ose fëmijë me anomali të lindura.
- Kanabisi përmban më shumë tar dhe koncentrime të larta të disa substancave kancerogjene se sa duhani. Një xhoint marihuanë përgjigjet për 8 cigare.
ا'nënkuptohet nën tolerancë dhe varësi nga kanabisi?
Gjatë përdorimit të rregullt të kanabisit zhvillohet toleranca, kjo do të thotë që ta arrijë efektin e njëjtë personi doemos të merr sasi më të madhe. Personat e tillë janë të varur nga kanabisi psiqikisht dhe fizikisht. Nëse nuk kanë kanabis vjen deri te vuajtja fizike, shfaqen probleme me gjumin, ndjenjë frike, humbje të oreksit dhe mundime në bark. Këta simptoma humben për disa ditë, edhe pse problemet me gjumin mund të zgjasin më gjatë.
Si të parandalohen efektet negative shëndetësore?
Mënyra më e mirë që të menjanohen efektet e dëmshme e kanabisit është që të mos pëdoret-kjo sidomos vlen për njerëzit që kanë pasur epizoda psiqike ose që kanë histori familjare pozitive për psikozë.
Nëse shoku yt përdor kanabis, si t'i ndihmosh?
Mund të provosh të bisedosh me të. Ai mund të hidhërohet dhe ta mohojë problemin. Zgjidhe çastin kur të dy jeni të qetë. Nuk ka dobi nga biseda kur ai është nën ndikim të drogës. Ki ndër mend se nuk mund ta ndryshosh. Mund t'i japësh vetëm informata korekte rreth asaj se si ndikon droga mbi shëndetin dhe jetën e tij.
Si të rrefuzosh nëse dikush të ofron të provosh kanabis?
Duhet të jeshë i përgatitur që më përpara si do të reagosh. Shumë njerëz të rinj ndjehen në një farë mënyre të detyruar nga shokët të përdorin kanabis. Mund të thuash thjesht “jo falemnderit, nuk pi” ose “jo, nuk hyj në atë shok” dhe hiqu anësh. Mundesh paraprakisht në shtëpi në zë të ushtrosh si do të refuzosh, që të të duket më reale. Duhet të jeshë i fortë, e jo agresiv dhe pasiv. Mirë është të largohen situatat sociale ku përdoret kanabisi, si edhe njerëzit që mund të bëjnë shtypje.
Heqja dorë nga kanabisi
Ekzistojnë dy mënyra: të zvogëlohet sasia dhe të ndërpritet gradualisht ose të ndërpritet përnjëherë. Mënyra e dytë është më efikase. ثshtë e dobishme që paraprakisht të mendoni cili është shkaku për ndërprerjen, dhe kjo të shkruhet si përkujtimore dhe të caktohet dita. Që t'i përmbahet vendimit dhe më pak të mendojë për drogën, është e dobishme që personi që heq dorë të jetë maksimalisht i angazhuar me aktivitete plotësuese. Duhet të largohen situatat e njohura që kanë sjell deri te droga. Nuk është turp të kërkohet ndihmë nga shoku. Duhet haptazi t'u tregohet të tjerëve se më nuk bëhet fjalë për personin e njejtë. Mund të jetë më lehtë se sa mendoni.
Si t'i ndihmohet një të varuri nga kanabisi?
Ekzistojnë reparte për shërimin e të varurve.
Ku të drejtoheni për ndihmë?
Mjeku juaj
Repartet Emergjente të spitaleve
Spitali Psikiatrik, apo Qendra për Keqpërdorim dhe Varësisë nga Drogat dhe Substancat e tjera psikoaktive.
Përgatiti: Bardhyl I.