Ç’është Dashuria

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ç’është dashuria? Dashuria është dorëzimi. Dashuria është shkaku i dashurisë. Dashuria është të kuptosh. Dashuria është një muzikë. Dashuria dhe shpirti fisnik janë e njëjta gjë. Dashuria është poezia e trishtimit. Dashuria është vështrimi i shpirtit të thyer në pasqyrë. Dashuria është kalimtare. Dashuria është të mos thuash kurrë që jam penduar. Dashuria është kristalizim. Dashuria është të japësh. Dashuria është ndarja e një çamçakëzi.

Dashuria kurrë nuk vihet re. Dashuria është një fjalë boshe. Dashuria është të takosh Zotin. Dashuria është një dhimbje. Dashuria është të jesh sy më sy engjëllin. Dashuria është tek lotët. Dashuria është pritja në kokë të telefonit. Dashuria është një botë e tërë. Dashuria është kapja dorë për dore në kinema. Dashuria është një dehje. Dashuria është një bishë. Dashuria është një verbëri. Dashuria është të dëgjosh zërin e zemrës.

Dashuria është një qetësi e shenjtë. Dashuria bëhet temë nëpër këngë. Dashuria i bën mirë fytyrës. Dashuria është malli ndaj një personi që do ta përqafosh fort dhe të duash të rrish me të. Është të dëshirosh se duke përqafuar atë harron gjithçka në botën e jashtme. Është malli i njeriut për të gjetur strehë të sigurt për shpirtin e

Orhan Pamuk.
 
Dashuria eshte mjaft e vjeter, per kete deshmon Habili. Urrejtja jote eshte e hershme, per kete deshmon Kabili.
 
C'me kujtoi 1 poezi te Phil & Sara Kaye " when love arrives" e kam degju me 10tra here e prap nuk merzitem.
 
Kush sdi not te dale perjashte ka thene Tani qy ne 2000. :P
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Mua më ka dalur mbi kokë.
Sa herë që e dëgjoj fjalën, kthej kokën ?

Pak e përzier me matematikë ?

51633D8E-5D27-4C3E-8A15-2B1283CC3A4B.jpeg
 
S’ka udhëtim më të bukur se ai i të dashuruarit që për tek i Dashuri udhëton
S’ka takim më të dashur se ai që dëshmon se ndarja s’ekziston
Të gjitha ndarjet në ekzistencë janë mashtrime që ia bëjmë vetes
Mjalti është dëshmitar i takimit mes lules dhe bletës
Gjërat në ekzistencë fshihen brenda njëra-tjetrës
Rrugët janë bërë nga trupat se trupave u janë dashur
Për zemrat e hapura ndarje kurrë nuk ka pasur
Bëje zemrën tënde rrugë të çdo udhëtimi
Kudo që të shkosh, ti je destinimi. ~ FM
 
Ka dy lloje dashurish..:
Dashuria afër dhe dashuria brenda...
Dashuria afër, të përkëdhel..është gati të mbështesë të ngrihesh edhe kur mund t'ja dalësh vetë.
Por dashuria afër edhe të injoron..ajo është dashuri e çuditshme.
Ajo nuk kërkon të jetë e gjetur, por ta kërkosh.
Dashuria brenda, troket..gërvisht..
..flet me heshtjen e natës dhe ngjitet e bëhet zë i mendimeve..
ke frikë ta dëgjosh zërin e saj, ndërkohë që bën dashuri me dashurinë afër.
Sepse dashuria afër është aty..
dëgjon në sytë e tu..lexon në gënjeshtrat e tua.
Sepse dashuria afër, është më e fortë në brishtësinë e saj...
E vetëdijshme për të qenë një strehë e jo një fole.
Dashuria afër, vishet bashkë me ty.
Dashuria brenda, zhvishet bashkë me ty.
Dashurinë brenda e ke të mbyllur me çelës dhe po atë ditë që çelësin e flake tutje..
I the..që nuk të mjafton, duke i kërkuar më shumë..
edhe pse kjo më shumë, ishte vetëm për të mos ndenjur vetëm afër...
Egzistojnë dy tipe dashurish..:
Dashuri afër dhe dashuri brenda...
Ndonjëherë dashuria afër e harron rolin e hijes e bëhet dielli yt..pak për çdo herë ajo e gjen bravën e shpirtit e jeton brenda teje.
Dy dashuritë nuk rrinë shtrënguar..
brenda ka vetëm një hapësirë të re.
Sepse koha të ka mësuar..:
Po të shijosh një dritë që djeg, po nuk të ngroh..do të përfundojë duke u fikur...
 
Dashuria eshte nje qiell qe nuk bie shi tjeter pervec endrrave
 
Eshte ajo qe na ben ne te jemi ketu.Te jemi duke jetuar cdo dite.Te jemi te sjellshem dhe te mirekuptueshem me cdo kend.Te falim ndjenja te bukura per ti bere ata qe kemi rreth vetes te ndihen te dashuruar dhe si shperblim ta marrim dhe ne.
Dikush do thoshte ne caste inati se skam ce dua dashurine e te tjereve kur jam rehat me veten time.
Pikerisht ketij i duhet dashuria.Ta beje person me te mire dhe te kuptoj se bota pa dashuri duket vetem bardhe e zi.
 
Dashuria nuk paska matës,
gjendet nëpër heshtjet e darkës mendueshëm të dy,
malli që ngroh gjokset në pritje për kthim
Dashuria s'ka unë e ti,
ka hallka jete që lidhen zinxhir cdo ditë.
As ora nuk varet më në mur, i lexojmë akrepat në qerpikë.
Albumi fotografive në sirtarin e fundit të komodinës
është dëshmitari kujtimeve plot dashuri.
 
Nje busull qe te drejton cdo here ne destincion te sakt..
Nje emer pa mbiemer...
Nje nate vere..
Nje val deti..
Njemi flutura me shum ngjyra..
Nje embelsir miks..?
 
Dashuria jemi vet ne. :)) njeriu ne c`do qelize nese din te ujis vetveten eshte i teri dashuri.
 
Dashuria ? Ah dashuria.. nje uragan qe ngreh nje dallge te fuqishme qe te te godet dhe te nxjerr ne breg te detit :p
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Dashuria eshte te jesh i uritur e te durosh.
 
E ka sqaruar mirë Buddha - duke e krahasuar me një lule dhe duke e ndarë nga pëlqimi/dëshira: "nëse një lule e pëlqen, e këput dhe e merr. Nëse e don, e ujit dhe e rit me kujdesin më të madh"
 
Shpate e fshehur ndermjet dy kraheve, mund te te lendoje.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top