LeVoyageur
RDM 33 NSOE
Pasi kalon Marsin, pa arritur tek Jupiteri, ndodhet një planet. Ju mbase nuk keni dëgjuar për të, por ai është zbuluar në vitin 1801, 129 vjet përpara se të zbulohej Plutoni.
Më përpara quhej planet, më vonë asteroid dhe tani njihet me emrin “planeti xhuxh”.
Emri i tij është ‘Ceres’ dhe me shumë mundësi do të dëgjoni për të në javët në vijim.
Ceres është një nga 5 planetët ‘xhuxhë’ të njohur nga NASA dhe Unioni Ndërkombëtar Astronomik (IAU). Katër të tjerët janë Eris, Plutoni, Makemake dhe Haumea.
Por Ceres është i pari nga këto planete që është vizituar nga tokësorët.
“Ceres mund të konsiderohet një planet xhuxh, por është objekti më i madh që ndodhet me Marsit dhe Jupiterit, është objekti më i madh ndërmjet diellit dhe plutonit,” tha Marc Rayman, drejtori i Misionit ‘Agimi’ dhe inxhinier i NASA-s.
“Ne jemi shumë të entuziasmuar,” tha Rayman. “Ne e kemi udhëhequr këtë hetim robotic për më shumë se 7 vjet në një udhëtim ndërplanetar në një largësi prej 3 miliardë miljesh. Kaluam Marsin. Ne shpenzuam 14 muaj duke vëzhguar protoplanetin gjigand Vesta. Dhe tani, jemi në përfundim të ekplorimit të planetit të parë xhuxh”.
Imazhe të reja nga Misioni ‘Agimi’, janë marrë nga sonda kur ajo ishte në një largësi rreth 83 mijë kilometra nga planeti Ceres. Sipërfaqja e saj është goxha e rrahur nga përplasja e asteroidëve. I përbërë nga shkëmbijt dhe akulli, Ceres mund të ketë përmbajtje uji thellë nën sipërfaqen e tij.
Rayman tha se Ceres duke se ka qenë në një proçes rritjeje për të marrë formën e tij të plotë kur Jupiteri përfundoi rritjen e tij rreth 4.6 miliardë vjet më parë.
Duke studiuar Ceres-in, shkencëtarët po arrijnë të kuptojnë më mirë se si është formuar pjesa tjetër e sistemit diellor. “Ne duhet të kuptojmë universin në të cilin ndodhemi. Ne duhet ta studiojmë atë sepse jemi të uritur për më shumë dituri,” u shpreh Rayman.
ora news