Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ceremonia martesore që tërhoqi vëmendjen e shtypit perëndimor

Si u organizua ceremonia martesore që tërhoqi vëmendjen e tërë shtypit perëndimor​

Detajet e dasmës madhështore të mbretit Zog me Geraldinën.
Hitleri i dhuroi një makinë Benz kabriolet ngjyrë të kuqe



Dasma mbretërore u planifikua si festa më e madhe më historinë shqiptare. Ahengu çakërqejf kishte qenë gjithnjë pjsë e traditës martesore dhe bejlerët e krerët e fiseve rivalizonin njëri- tjetrin me ekspozimin e bollëkut. Kur Xhemali dhe Sadija u martuan në Burgajet në vitin 1891, festimet zgjatën 40 ditë. Kohët e fundit, në dasmën e djalit të Gjon Marka Gjonit dasmorët kishin konsumuar rreth 2500 kilogramë mish dhe 650 litra raki. Pavarësisht paradave në Tiranë, Shtëpia e Zogut-Mat kishte vënë në jetë pak luks të ngjashëm me hijeshinë mbretërore evropiane. Frika e atentateve i kishte zënë frymën festimeve, por dhjetë vjet më vonë Mbreti ishte në gjendje të vinte në skenë një shfaqje për botën e jashtme, vëmendja e së cilës ishte më e dëshiruar se kurrë. Cilat ishin lajmet e huaja? Hitleri kishte përfshirë Austrinë në Rajh më 12 mars. Forcat nacionaliste në Spanjë po e ndanin kampin republikan në dy. Në prill, nazistët kërkuan në اeki autonominë e Sudetenlandit. Intensifikimi i politikave të fuqisë kërcënonte gjithë kombet e vogla. Shqipëria ishte mësuar të jetonte me rrezikun, por Zogu kuptoi se çdo përkeqësim i pozicionit të saj mund të ishte fatal. Me këshilltarët italianë në sfond, hapësira për të manovruar ishte minimale. Ajo që shpresonte se mund të mbante Shqipërinë në hartën e botës ishte ekspozim i vetes. Të huajit mund të donin t’ia dinin më shumë për pavarësinë e kombit të tij nëse kujtoheshin për ekzistencën e tij. Martesa shërbeu si justifikim për të valëvitur një monarki të stabilizuar në përpjekjet e vonuara për ta bërë Zogun të dukej po aq mbretëror sa Carol Boris. Gjithsesi, evropiano-perëndimorët i shihnin mbretërit e Ballkanit si figura teatrale. Edhe pse në shtypin botëror tashmë zinte më shumë vend se kurrë, ai shpesh herë vihej në hapësirat komike. Një karikaturist e pikturonte Shqipërinë si një vajzë që kërcente në mes të botës së angështuar. Si mund t’i përballonte ai takëmet e pjatave të derdhura në ar dhe lulet nga Riviera? Atyre të së majtës (e jo vetëm atyre) spektakli i luksit në një vend të këputur nga varfëria u dukej gati i turpshëm. Shqiptarët e gjorë e merrnin si të mirëqenë faktin se një mbret duhej të lavdërohej me pushtetin e tij. Shqipërisë i duhej akoma të përftonte një identifikim instinktiv ndërmjet kurorës dhe popullit. Për fshatin e kthyer në kryeqytet dasma ofronte sigurisht një javë metropolitane. Tث ftuarit vinin nga Italia dhe Hungaria së bashku me krerët e 17 misioneve diplomatike. Edhe skuadra e futbollit e Tiranës po përgatitej për të luajtur në Bari. Për të theksuar faktin se Geraldina ishte gjysmë-amerikane, mbreti kishte dërguar tre motrat e tij në SHBA. Demokracia e Madhe nuk kishte ndonjë interesim të veçantë ndaj vendit të shqiponjave, por ngjallja e interesit të shtypit amerikan rezultoi të ishte shumë e lehtë. Kur “Conte di Savoia” zbarkoi në Nju Jork më 28 shkurt, princeshat u përballën me një pritje që zakonisht u atribuohej yjeve të kinemasë. Në një konferencë shtypi të zhurmshme, Faik Konica përktheu siç i vinte më për shtat çështjeve të vendit. Princeshat e reja kishin ardhur të shihnin se si “gjeniu epik kishte kthyer një kontinent të shkretë në një konkurs qytetesh që lulëzonin”. Tre motrat u nisën për Evropë me valixhet plot me rroba amerikane dhe sikur turneu i tyre të mos kishte mjaftuar për ta bërë mbretërinë shqiptare të dashur në botë, anija që i sillte në Durrës më 22 prill gëlonte dhe nga një numër i madh reporterësh. Rrugët ishin në kulmin e stolisjes, me drita, postera e banera. Zogu e mbikëqyri programin vetë dhe i etur siç ishte për t’u dukur evropian, gjithsesi ai nuk mund të neglizhonte krerët e fiseve të maleve. Të dielën, më 24 prill ato mbërritën në pallat për të festuar. Muret e sallës së kërcimit ishin stolisur me kama të argjendta dhe pisqolla me këmbëz të derdhur në perla. Mbreti duhej të përshëndetej me pleqtë e moçëm të veshur me kësula dhe gunae që e konsideronin veten si të barabartë me të. Dy nga Dibra refuzuan të marrin pjesë në dasëm deri sa Zogu ndërhyri për t’i ftuar ato në besë të tij, dhe gjithë meshkujt kërcyen në tingujt e gajdeve dhe klarinetës. Hungarezët mbajtën një festë në hotelin Internacional “i cili i ngjante një moteli fshati, jo i klasit të parë”. Lista e të ftuarve përfshinte kryesisht fisnikërinë Evropiano-qendrore: Apponyi, Berchtold, Esterhazy, Festetics, Karolyi, Papendorff, Radziëill, Seherr-Thoss, Strachëitz, Thurn, Trautenberg, Urban etj. Ata pinë sa u dendën, kërcyen në tavolina dhe filluan të bënin gotat copë e çikë deri sa një lajmëtar mbërriti me një mesazh nga mbreti, që i këshillonte t’i kursenin forcat për tre ditë festimesh zyrtare.

Më të bezdisurit nga bëmat e të afërmve të Geraldinës ishin të ftuarit italianë. Me të vënë këmbën në Tiranë, konti Ciano dukej se po e kthente rastin në një progres triumfal për veten e tij. Mbreti i kishte kërkuar të ishte dëshmitar kryesor në martesë për të ndrequr faktin që nusja s’ishte italiane. Ironia e zgjedhjet do të dilte në pah vetëm më vonë. Ciano mburravec dhe i paskrupullt kishte vetinë për t’i tërhequr njerëzit që s’e njihnin shumë nga afër. Rritja e tij në rangje të larta kishte qenë mjaft e shpejtë. Në vitin 1930, në moshën 27-vjeçare ai ishte martuar me Edda Musolinin. Pas gjashtë vjetësh ai ishte ministër i Jashtëm. Fatkeqësisht për Zogun, ministri i Jashtëm nuk ishte thjesht një kopje e Duçes, i cili luante si macja me miun me Shqipërinë, kur s’kishte me çfarë merrej tjetër. Ciano ndjente nevojën për të dhënë prova për potencën e tij politike. Në ballon e asaj nate, ai kishte në plan të zbavitej.

Balloja e organizuar që të kishte një dukje perëndimore ishte salla më e zbukuruar që ishte parë ndonjëherë. Ndërkohë që mbreti dhe Geraldina qëndronin në podiumin prej cohe ngjyrë vjollcë, dyqind të ftuar prisnin të prezantoheshin sipas radhës së rangut.
Gjashtë çifte me veshje tradicionale do të udhëhiqnin më pas vallen e alternuar mes muzikës së orkestrës shqiptare dhe orkestrës rome të Bukureshtit. Italianët u shfaqën gjysmë ore me vonesë. Italiani më i lartë që mori pjesë ishte Adalberto, duka i Bergamos, por në fakt ishte Ciano ai që zaptoi skenën gjithë mbrëmjen, duke flirtuar me të ftuarat hungareze. Zogu vështronte i zymtë. Ai s’para i pëlqente festat, ku nevoja për të folur pak mund ta bënte të dukej i parëndësishëm në sytë e të tjerëve.

Mbreti i nisi ditën e dasmës së tij me një vizitë në varrin e nënës, ndërkohë që gjithë kishat dhe xhamitë nisën lutjet e falënderimeve. Ceremonia e lidhjes në martesë do ishte e shpejtë sepse s’mund të bëhej as në kishë e as në xhami për të mos fyer asnjë prej besimeve fetare e ndërkohë muzika dhe veshja tradicionale ishin diçka e pakonceptuar për një të “perëndimorizuar”. Vendi i ceremonisë ishte salla ngjitur me pallatin, e cila tashmë ishte rregulluar enkas për rastin me letër muri të gjelbër dhe qindra qilima që mbulonin dyshemenë. Dritat elektrike në seri të merrnin sytë. Kostumet varionin me alternimin e fustaneve të gjata dhe frakëve. Imamët dhe peshkopët ortodoksë i shtonin të zezën gjithë këtij varieteti ngjyrash. Në dhjetë e gjysëm salla ra në heshtje kur çifti mbretëror hyri krah për krah. Të gjithë mendonin se nusja ishte rrëzëllyese. Katër oficerë të rinj (përfshi princ Tatin) mbanin bishtin katër metra të fustanit të nuses. Mbreti dukej i ngrysur dhe i mendueshëm. Nëntë yje në anën e majtë të gjoksit bënin të ditur statusin e tij. اifti u ndal para portreti të nënës së mbretit. Zëvendëskryetari i parlamentit, Hiqmet Delvina lexoi kodin civil:

Bashkëshorti dhe bashkëshortja pranojnë detyrimet reciproke për të jetuar bashkë në besnikëri dhe ndihmë të ndërsjellë. Burri është kreu i familjes; bashkëshortja pason postin civil të burrit, duke marrë mbiemrin e tij dhe është e detyruar të ndjekë kreun e familjes, kudo që ai ta shohë të arsyeshme. Burri ka për detyrë të mbrojë gruan e tij, t’i sigurojë asaj jetesën sipas mundësive. Gruaja ka për detyrë të kontribojë në mbajtjen e tij nëse ai s’ka mundësi.

Zogu i hodhi një vështrim të ëmbël Geraldinës teksa lexoheshin këto rreshta. Secili aprovoi me një “Po” të lehtë. Më pas gjithë njerëzit thërritën “Bravo” dhe duartrokitën nën blicet e pareshtura të fotografëve dhe 101 të shtëna armësh. Konti Ciano, princi Abid, konti Apponyi dhe ambasadori hungarez, baron Frederic Villani nënshkruan në regjistër si dëshmitarë, duke ngjyer penën në një kuti boje të gdhendur me argjend e duke shkruar, “Ahmed Zogut, presidentit të Republikës së Shqipërisë”..

Gostia përshkruhet si një banket i vogël (rreth 22 pjata të ndryshme) për të ftuarit e nderit dhe familjet (rreht 150 vetë). Të ftuarit më pas admiruan 200 dhuratat e dasmës që kishin mbërritur në adresë të mbretit. Admirali Horthy, regjent i Hungarisë kishte dërguar një pajton dhe dy kuaj të bardhë. Një statujë kalorësiake mbërrinte nga mbreti Victor Emanuel dhe nga Musolini, katër vazo bronzi që dikur i përkisnin Napoleonit. Gjithashtu, qeveria italiane i premtoi Zogut një jaht mbretëror. Hitleri arriti t’i linte të gjithë në hije gjithsesi, me një Mercedez kabriole ngjyrë të kuqe të ndezur. Mbreti George VI dërgoi vetëm përgëzime.

Ndërkohë që Tirana vazhdonte të ndizej nga festimet, një autokolonë makinash mori rrugën për Durrës. Zërat për një muaj mjalti në Hungari ishin të pabaza. Me të mbërritur në pallat, të sapomartuarit shijuan nga një kafe. Më pas, Geraldina shkoi në dhomën e zbukuruar të gjumit, ku i shoqi do të mbërrinte pak më vonë: “jo si mbret, por si bir krenar i shqiponjave”. Ditën tjetër ajo zbuloi se këmisha e natës ishte zhdukur e s’gjendej, teksa mbreti i shpejgoi me druajtje se prova e virgjërisë kërkohej nga kryetari i parlamentit. Ato nuk mbetën vetëm për shumë pasi sepse konti Ciano mbërriti për një vizitë dhe qëndroi katër orë aty. Zogu donte që ai të ndërhynte në Vatikan për statusin martesor të Geraldinës. Zogu sugjeroi se Musolini nuk duhej të afrohej shumë me Hitlerin. Ciano iu përgjigj se ishte e vështirë t’i kishe gjermanët miq, por t’i kishe armiq ishte akoma më e tmerrshme. E ardhmja ishte e pasigurt, ra dakord konti, por Shqipëria mund të mbështetej gjithnjë në miqësinë e Italisë. Kishin kaluar 14 vjet qëkur Zogu kishte futur në xhepin e tij tre milionë lirat e tij të para. Në qarqet zyrtare në Romë vëzhgohej shpesh se në anën tjetër të Adriatikut ishte një kënetë e pangopur që gllabëronte floririn italiane. Martesa luksoze u bëri përshtypje atyre që e kishin financuar. Konti Ciano shkruante në ditarin e tij, “E lë Shqipërinë më i bindur se kurrë për nevojën e një zgjidhjeje radikale”.


TO
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back