Ceremonia e diplomës, studentët kinezë “ecin mbi ujë”

LoSsT

VIP
V.I.P
Pekin, 24 qershor - Nuk bëhet fjalë për foto të shkrepura në serialin e fundit të filmit kinez Kung-Fu. Bëhet fjalë për foto reale të studentëve kinezë, të cilët kanë ecur mbi ujë gjatë ceremonisë së tyre të diplomimit. Fotot e shkrepura duket se nuk flasin për njerëz të thjeshtë, por për supernjerëz që qëndrojnë sipër ujit. Në pamje të parë habitesh dhe thua si ka mundësi, por e vërteta është krejt ndryshe, raporton Daily Mail.

Studentët e qytetet Wuhan në provincën e Hubei në Kinë janë detyruar të shkrepin fotografitë e tyre të diplomimit mbi ujë, pas përmbytjeve të fundit që prekën Kinën qendrore dhe jugore. Ata janë munduar që poshtë ujit të vendosin një urë provizore dhe të regjistrojnë albumin e tyre, pa e ditur se këto foto do bënin xhiron e botës, transmeton BW.
24diplom24061111021.jpg
 
Back
Top