Centralet diellore në shkretëtirë dhe mbi ujë

Kresha

A pretty face can never trick me
https://postimage.org/
Centrali diellor në Yamakura Dam. Foto: Kyocera.


Ky vit ka filluar mirë për energjinë e gjelbër, veçanërisht atë diellore. Dy projekte madhore kanë plane për krijimin e centraleve diellore në zonat përndryshe të papërdorura të Marokut dhe Japonisë. Ndërkohë që centrali maroken do të vendoset në shkretëtirë, ai Japonez do mbulojë sipërfaqet ujore të papërdorura. Të dy kanë për qëllim prodhimin e energjisë pa lëshuar gazra të dëmshme në atmosferë, gjë që konsiderohet faktor kryesor në ngrohjen globale.

Në fund të janarit u lajmërua se në Japoni do të ndërtohet centrali më i madh diellor (13,7 MW) deri më tani i ndërtuar mbi një sipërfaqe uji. Centrali do të vendoset mbi rezervuarin Yamakura Dam dhe do t ndërtohet nga Kyocera TCL Solar, një bashkëpunim mes korporatës Kyocera dhe korporatës Century Tokyo Leasing. Centrali diellor do të mbulojë një sipërfaqe prej 180 000 m^2 dhe pritet të prodhojë 16 170 MWh energji në vit. Centrali pritet të filloj punë në vitin 2018. Pas problemeve me centralet bërthamore në 2010, për Japoninë dhe për botën centralet diellore ujore janë diçka e mirë. Përveç faktit se ato nuk mbulojnë tokën që mund të përdoret për funksione të tjera, ato edhe do ndihmojnë në zvogëlimin e avullimit. Vendosja e paneleve mbi ujë mendohet se do të përmirësojë rendimentin e paneleve diellore me 10%.

Ndërkohë, për ndryshim nga Japonia me shumë ujë e pak tokë, Maroku nuk vuan për tokë përndryshe të papërdorshme. Atje, centrali më i madh diellor në botë pritet të ndërtohet në shkretëtirë. Faza e parë e projektit, e emërtuar Noor 1 (nga fjala arabe për dritën), ka filluar punë të enjten. Faza e dytë, Noor 2, do fillojë ndërtimin menjëherë. Projekti gjithashtu pritet të jetë gati në vitin 2018. Ai do të vendoset në shkretëtirën Sahara dhe do të ketë kapacitet prej 580 MW. Centrali do të furnizojë me energji elektrike 1,1 milionë njerëz dhe do të jetë në funksion nga agimi deri tre orë pas perëndimit të diellit.

https://postimage.org/
Centrali diellor në Sahara. Foto: Graeme Robertson/Guardian.


//digitaltrends.com
 
Titulli: Centralet diellore në shkretëtirë dhe mbi ujë

do prodhohet energji per ti bere te gjitha vendet, varese te teknologjise .

Pra me shume perfitime per ata qe e kane boten ne dore lol
 
Back
Top