Celularët IPhone, tani edhe në shqip

Kresha

A pretty face can never trick me
Dy studentë nga Kumanova për herë të parë kanë përfunduar projektin e pakos së gjuhës shqipe për celularët IPhone.


Të inspiruar nga një dizajn të lartë nga një sistem shumë të përparuar dhe për të gjithë adhuruesit e celulareve IPhone, dy studentë nga Kumanova, Lulzim Fazlija dhe Suejb Memeti, për herë të parë kanë përfunduar projektin e pakos së gjuhës shqipe për celularët tashmë mjaft të njohur dhe shumë të përfolur IPhone.

Edhe pse ende nuk e kemi në shitje këtu tek ne ata prapëseprapë morën guximin për një projekt madhor i cili ndoshta në të ardhmen do të ndihmon për të kuptuar edhe sistemet tjera operative, duke pasur parasysh se IPhone punon ne sistemin Mac dhe ideja lindi duke parë se si shtetet tjera të cilët e kanë në shitje veçmë e kishin të integruar gjuhën e tyre.

"IPhone është një pajisje e cila për herë të parë bëri bum në tregjet botërore, d.m.th. paraqitet krejtësisht ndryshe nga të tjerët, një karakteristikë e veçantë çka e dallon nga të tjerët është se përmban një ekran të ndijshëm në prekje, sidomos mundësia Multitouch dhe mu kjo ishte arsyeja për ta punuar në gjuhën shqipe", deklaroi Lulzim Fazlija, në emisionin 'PC zone' në Alsat-M.

"Duke parë arritjet e shteteve te tjera edhe neve na lindi ideja që të bëjmë një projekt të tillë", tha projektuesi tjetër Suejb Mehmeti.

Vullneti i madh për të qenë të parët në këtë drejtim i shtyu që brenda vetëm 45 ditësh ta përfundojnë të tërë projektin e planifikuar pa asnjëfarë pengese, kur kemi parasysh se sistemi Mac shumë pak përdoret në vendin tonë.

"Projekti ka zgjatur rreth 1 muaj e gjysmë. Kemi filluar në fillim të muajit dhjetor të vitit të kaluar ndërsa me punën tonë dhe angazhim të pandërprerë përfunduam në janar të këtij viti", shtoi Fazlija.

Falë sistemit të njëjtë operativ dhe rezultatet e kryera me suksese gjatë testimeve, paketi i gjuhës shqipe do të funksionon në të gjitha versionet e IPhonit si dhe në të riun i cili e ka të integruar 3G teknologjinë.

"Që të dy versionet e IPhone përdorin të njëjtin sistem operativ, pra nuk kishim ndonjë problem në përshtatjen e versioneve edhe për paketën e gjuhës shqipe", sqaroi Mehmeti.

Ky lloj projekti nuk kishte të ndalur këtu po siç na njoftuan këto djelmosha të ri dhe të etur për risi, se tashmë kanë filluar po të njëjtin projekt por në gjuhen maqedonase.
"Në plan e kemi që të nxjerrim edhe paketën e gjuhës maqedonase për përdoruesit maqedonas", shtoi Mehmeti.

Edhe pse këto projekte në vendet perëndimore vlerësohen shumë dhe paguhen mirë, këto studentë kanë vendos që këtë paket të gjuhës shqipe për IPhone ta japin falas për të gjithë shfrytëzuesit dhe adhuruesit e IPhone celulareve. /alsat-m/
 
Titulli: Celularët IPhone, tani edhe në shqip

Bravo studenteve,por s'do ia keshilloja asnje personi kete telefon.
Po jep shume probleme..
 
Titulli: Celularët IPhone, tani edhe në shqip

Bravo studenteve,por s'do ia keshilloja asnje personi kete telefon.
Po jep shume probleme..

Te jap cell tim SonyEricsson C905 me 8 megapixel kamera WFi aGPS te me japesh kete cope iphone qe sben per asgje :D


Bravo cunave qe e perkethene
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Celularët IPhone, tani edhe në shqip

Une se shpejti do blej LG KP500...:D :D :D :D
Por do pyes ate qe ka tel iphone nese do ta nderroje...;)
 
Titulli: Celularët IPhone, tani edhe në shqip

Une se shpejti do blej LG KP500...:D :D :D :D
Por do pyes ate qe ka tel iphone nese do ta nderroje...;)

Ok i thuaj se do ti bej dhurate nje kenge buahahahahahaahahahah pres neser pergjigje :D

Ps : Larg nga LG
 
Titulli: Celularët IPhone, tani edhe në shqip

Ok i thuaj se do ti bej dhurate nje kenge buahahahahahaahahahah pres neser pergjigje :D

Ps : Larg nga LG

Pse??? Eshte shume i bukur ky qe them une. Ama nese di ndonje gje me shume me trego,se nuk e bleva.
 
Titulli: Celularët IPhone, tani edhe në shqip

shum mire qenka qe ka kesi njerze qe punoj ne programim apo ne shkrim te telefonise mobile ne gjuhen shqipe, jo vetm per IPhone por per te gjitha telefonat tjer, kam ni vrejtje te jen perkthim i sakte dhe i kuptushem per te tjeret qe i perdorik keta telefona ne gjuhen shqipe dhe qe te mos jen ne konflikte me programet e tyre qe operon telefoni ne menyre softwerike dhe hardwerike se po kan probleme. te jet shum kompaktibil dhe funksionale ne gjitha sferat e punimit te tyre...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top