Cannavaro shpreson që Italia të përsërisë suksesin e vitit 2006

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kapiteni italian Fabio Cannavaro shpreson që ekipi i tij mund të rizbulojë shpirtin e njëjtë të ekipit që i çoi drejt lavdisë para katër viteve në Gjermani. Italia ka shkuar në Kupën e Botës në Afrikë të Jugut si kampione dhe do të garojë në grupin F bashkë me Paraguain, Zelandën e Re dhe Sllovakinë.
Italianët e kanë kryesuar grupin e tyre kualifikues pas sfidës në Republikën e Irlandës. Megjithatë, pavarësisht nga të qenit jofavoritë për të fituar Kupën e Botës për një rekord për herë të pestë, bashkë me Brazilin, Cannavaro është i sigurt se italianët kanë traditë për t’u paraqitur në raste të mëdha.
“Ne nuk kemi yje si Ronaldo, Messi apo Rooney,” ka thënë Cannavaro. “Në këtë ekip nuk ka yje, por nëse kthehet shpirti i ekipit që kemi pasur në Gjermani para katër viteve, besoj se mund të bëjmë diçka të rëndësishme,” ka thënë Cannavaro.
Ai po ashtu ka shtuar se: “Derisa ne kurrë nuk do të jemi në gjendje të luajmë si Brazili, Spanja dhe Portugalia, ata nuk do të jenë në gjendje të mbrohen si ne.”
Italia e fillon Kampionatin Botëror të hënën kundër Paraguait në Cape Town. Sporti24.net
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top