Buzëqeshi gaforres, gatuaj mirë demit!

*deliza*

VIP
V.I.P
Buzëqeshi gaforres, gatuaj mirë demit!​

Të pëlqen, të tërheq, mbase je e dashuruar në të? Zbuloje se kur ka lindur, pastaj afroju dhe pushtoje, por pikërisht ashtu sikundër i përgjigjet shenjës së tij të horoskopit...

T’i pëlqesh dashit

Cilësitë
Ka buzagazin e gjuetarit që e pret prenë e tij. Nga natyra është udhëheqës, i do luftën dhe garën. ثshtë i vendosur dhe i guximshëm, pandërprerë shkon përpara, konsideratave nuk ua vë veshin së tepërmi.
Spirituoz, optimist, e do jetën dhe e di se si duhet t’u hyjë në zemër atyre që e rrethojnë.
Besnik dhe shpirtgjera, ai e di se si duhet të luftojë për ty.

Të metat
Si egocentrik i matur, ai beson se Toka sillet për shkak të tij dhe rreth tij.
ثshtë shumë krenar dhe mendjemadh, me shumë vështirësi i duron goditjet e dashurisë.
Ka një ndjenjë të pazakonshme për kundërshtimet. Nëse dëshiron që të bëjë diçka, pikërisht këtë ndaloja!
Ndjenjat e tij janë pak a shumë sipërfaqësore, adhuron të dëgjojë dhe të mbledhë ndodhi të dashurive.
Ka natyrë agresive dhe në disa raste mund të jetë edhe i dhunshëm.

Si t’i pëlqesh
Mos iu vardis. Dashi është luftëtar i cili dëshiron që “vetë ta arrijë qëllimin që ka”. Kushtoji pak më shumë kujdes dukjes tënde.
Bëhu pak më e egër nëse ka nevojë. Gjithsesi, duhet të jesh gjithnjë tërheqëse. Pranoji “ikjet” e tij të vogla.
Mos lejo që të të hutojë me nxitimin e tij.

T’i pëlqesh demit

Cilësitë
Mashkullor, i butë, sensual, Demi kënaqet në jetë sikundër adhuruesi i ëmbëlsirave në ëmbëltore.
I rregullt, i vyeshëm, ai ndërton ngadalë, por në mënyrë të sigurt.
Meqenëse është i sinqertë në të gjithnjë mund të llogaritësh.
I durueshëm, i dashur dhe i kujdesshëm, ai do të bjerë copë që t’i kënaqë ata që i do.
Ka koncept për të bukurën, e do artin në të gjitha format e tij.

Të metat
Koncepti i tij për kursimin nganjëherë përkufizohet me koprracinë.
Nevojën e tij për të pasur e bart edhe në ndjenjat dhe marrëdhëniet me të tjerët.
Shumë rrallë preket nga sulmet e hidhërimit, por kur kjo i ndodh... nuk mund të kontrollohet. Nuk është taktikant.
ثshtë mosbesues dhe lehtë hidhërohet pa ndonjë arsye të vërtetë.

Si t’i pëlqesh
Bëhu spontane, e sinqertë dhe e natyrshme. Ai i urren nazet.
Shmangi dietat për dobësim.
Demat i duan vajzat vitale, por jo edhe varëset e rrobave.
Ji e sigurt dhe besnike.
Mëso të ziesh: i pëlqen të hajë, por jo gjithçka.
Ji e butë dhe e ndjeshme.
Mos harxho kot dhe së tepërmi. Demi dëshiron që ta theksojë se si paraja fitohet me vështirësi.

T’i pëlqesh binjakut

Cilësitë
Ka një shpirt të gjallë, inteligjencë të shkëlqyeshme dhe ka pikëpamje shumë të zhvilluar për komunikimet.
ثshtë sharmant dhe spirituoz, është i dashur dhe i matur.
E ruan gjatë shpirtin rinor.
ثshtë kureshtar dhe qartësisht i etur për njohje të reja.
Përshtatet lehtë.

Të metat
Nganjëherë sillet si një fëmijë i llastuar.
Përnjëherë e ndryshon humorin dhe në një rast të tillë shpreh anë shumë të këqija të karakterit.
ثshtë i paqëndrueshëm dhe ndjenjat e tij janë kryesisht sipërfaqësore.
ثshtë lajkatar, egocentrik dhe bukur narcisoid.
Kur ndesh në pengesë e ka të vështirë që ta tejkalojë.

Si t’i pëlqesh
Në rend të parë shmange bisedën mbi lidhjen serioze dhe martesën.
Bëje të të adhurojë në aspektin intelektual.
Bëhu e paparashikueshme, e ndryshme, e paparë.
Ki stil.
Mos ia beso ndjenjat e tua.
Adhuroje forcën, atë edhe ai e adhuron.
 
Titulli: Buzëqeshi gaforres, gatuaj mirë demit!

T’i pëlqesh gaforres

Cilësia
ثshtë punëtor i madh, nuk frikohet nga lodhja. Imagjinata e tij lehtë do ta dërgojë në botën e çudive, kuptohet, ai atje mund të jetë me ty.
ثshtë i sinqertë dhe nuk i fsheh ndjenjat e tij më të thella.
ثshtë i këndshëm dhe ka ndjenjën e përkatësisë.

Të metat
Paratë i rrëshqasin nga dora.
Gjithnjë është i pakënaqur.
Me vështirësi i përballon gabimet e veta.
ثshtë bukur pesimist dhe i mungon vetëbesimi.
ثshtë naiv.

Si t’i pëlqesh
Pranoja se një ditë do të dëshiroje të kesh fëmijë.
Bëje të qesh. Bëj shaka në llogarinë tënde, ose në llogari të nënës së tij, e cila e adhuron.
Ki durim që ta dëgjosh dhe beso në imagjinatën e tij.
Në mënyrë sharmante dhe misterioze ofroja dëshminë e besnikërisë suaj.
Qëndro gjithnjë në krahun e tij.
Bëhu mikja e tij më e mirë.

Si t’i pëlqesh luanit
Cilësitë Krenar dhe këmbëngulës, i lindur për sukses. I gatshëm të bëjë sakrifica të mëdha për ata që i do.
Epshor dhe dashnor i madh.
Ai jep pa kufizim.
I guximshëm dhe plot vetëbesim, nuk di as për dyshimin, as për frikën.

Të metat
Krenaria e tij nuk ka kufij, nganjëherë madje shndërrohet në krenari të tepruar.
I inatosur, nganjëherë shumë i lëndueshëm.
Vdes nga frika e plakjes dhe paaftësisë.
Nuk e duron vetminë.
Vështirë i pranon gabimet e tij dhe nuk e duron mosbesimin e të tjerëve.

Si t’i pëlqesh
Ki besim në të dhe lejoje që të krenohet me ty.
Vlerësoje shoqërinë e tij dhe dëshmoja se sa krenohesh me të.
Mos iu hidh në përqafim aq lehtë dhe aq shpejt.
Bëhu koketuese, e kujdesshme dhe shumë femërore. Ai i adhuron femrat e bukura dhe elegante.
Mos e lëndo rastësisht vetëbesimin e tij të madh.

T’i pëlqesh virgjëreshës

Cilësitë
Kureshtar dhe inteligjent, i interesojnë mijëra gjëra të ndryshme. ثshtë i organizuar dhe themeltar, dëshiron që ta bëjë mirë punën që e kryen.
ثshtë i guximshëm, u përmbahet ideve dhe bindjeve të tij.
ثshtë perfeksionist dhe asgjë nuk e lë në dorë të rastit.
ثshtë sentimental, nuk dëshiron që ta lëndojë atë që e do.

Të metat
Pikëpamja dhe nevoja për raporte kritike nganjëherë e tërheqin në thashetheme.
Nganjëherë është së tepërmi përgjegjës.
Frika nga vuajtja e frenon që të hyjë në lidhje të dashurisë.
Fare lehtë bën jetë të dyfishtë sentimentale.
Më me kënaqësi qëndron në rehatinë e shtëpisë sesa që del jashtë për t’u argëtuar.

Si t’i pëlqesh
Trego ndjenjë për detajet, inteligjencën tuaj dhe durimin.
Fitoje besimin e tij, gjë që nuk është punë e vogël.
Ji dashamirëse, diskrete dhe e butë: ai e urren vulgaritetin.
Afroju, sepse ai është i turpshëm për të filluar i pari.
Binde se i vëren cilësitë e tij të shumta.
Respektoje nevojën e tij për të qenë i pavarur dhe nevojën për pavarësi në punë.
 
Titulli: Buzëqeshi gaforres, gatuaj mirë demit!

T’i pëlqesh peshores

Cilësitë
Jashtëzakonisht joshës dhe i butë, harmoni e vërtetë ndërmjet butësisë dhe bukurisë.
Shumë taktik, i këndshëm, lehtë krijon njohje të reja.
E adhuron artin.
Solidarizohet me më të dobëtit dhe personat në nevojë.
Ka ndjenjë te patundur për drejtësi.

Të metat
Vështirë merr vendime. Nganjëherë me të vërtetë mundohet, por i mundon edhe të tjerët.
ثshtë kokëfortë dhe dëshiron që të grindet.
Nuk është gjithaq besnik, kurrë nuk e bren ndërgjegjja.
I mungojnë guximi dhe qëndrueshmëria. Nganjëherë frikësohet edhe nga hija e vet.
I mungon ndjenja për rregull dhe organizim.

Si t’i pëlqesh
Foli për dashurinë, mendimin kryesor që e preokupon.
Bëhu e butë, femërore dhe paksa misterioze.
Bëhu sikurse ai, ji gjithnjë në anën e të drejtëve.
Lufton për gjëra të rëndësishme, andaj bashkoju edhe ti.
Duhet të dish që qartë t’ia tregosh atë që dëshiron.
Zhvilloje ndjenjën për të zier, ai i vlerëson gjellët e shijshme.

T’i pëlqesh akrepit

Cilësitë
Ka inteligjencë dhe aftësi të e të kuptuarit të shpejtë. Ka temperament të bujshëm epshor. E veçon tërheqja magnetike.
Ka aftësi të madhe të përqendrimit dhe e do punën.
ثshtë i guximshëm dhe gjakftohtë.
Ka konceptin për vlerat dhe u nënshtrohet qëllimeve të mëdha.

Të metat
Agresiviteti i tij nganjëherë mund të kthehet në dhunë.
Di që ta godasë kundërshtarin në pikën e dobët.
Në mënyrë që të dominojë mbi ata që i do, do t’i detyrojë që të vuajnë. Në këtë është artist i vërtetë. Përjeton sulme të kokëfortësisë.

Si t’i pëlqesh
Mos nxito që t’i tregosh se të pëlqen.
Pranoje lojën e dashurisë dhe të luftës. Për të këto janë të ndërlidhura.
Mos gënje, sepse gënjeshtra di të të zbulojë si radar i vërtetë.
Ji besnike, ngase xhelozia e tij është e rrezikshme dhe besimin e humbur do ta paguash shumë shtrenjtë.
Bëhu e paarritshme dhe temperamente sikundër është ai vetë.
Pranoje humorin e tij të keq.

T’i pëlqesh shigjetarit

Cilësitë
ثshtë i lumtur, beson në yllin e tij të fatit dhe gjithnjë e arrin qëllimin e tij.
ثshtë luftëtar energjik, i do aksionin dhe aventurën.
Nuk frikësohet që ta thotë se çka ka në zemër.
ثshtë i ndershëm dhe i përkushtuar, nuk ngurron që të vihet në krahun e më të dobëtëve.
Tërheq simpatitë dhe ka shumë miq.

Të metat
Me kënaqësi do ta shtrembëronte të vërtetën.
Fjalët e tij kanë një afat të shkurtër përdorimi, ai nuk i mban gjithnjë premtimet.
ثshtë i pavarur dhe vështirë qëndron në një vend.
Njëkohësisht mund të dashurohet në më shumë vajza.
Ka një gjuhë të mprehtë dhe vështirë e pranon fajin e tij.

Si t’i pëlqesh
Impresionoje me dukjen ose me veshjen.
Tregoji se je e vendosur, e fortë dhe e sigurt.
Tregoji se krenohesh me të.
اfarëdo që të bëjë, pranoja se është më i mirë se ti.
Ndaje me të kënaqësinë e udhëtimeve.
Shpallja dashurinë dhe besnikërinë.
 
Titulli: Buzëqeshi gaforres, gatuaj mirë demit!

T’i pëlqesh bricjapit

Cilësitë
ثshtë i lumtur, beson në yllin e aftit të tij dhe gjithnjë e realizon qëllimin.
ثshtë luftëtar energjik, i do aksionin dhe aventurën.
Nuk frikësohet që ta shprehë atë që e ka në zemër.
ثshtë i ndershëm, i përkushtuar dhe nuk ngurron që të vihet në krah të më të dobëtëve.
I tërheq simpatitë dhe ka shumë miq.

Të metat
Me kënaqësi do ta shtrembëronte të vërtetën.
Fjalët e tij kanë një afat të shkurtër përdorimi, ai nuk i mban gjithnjë premtimet.
ثshtë i pavarur dhe vështirë qëndron në një vend.
Njëkohësisht mund të dashurohet në më shumë vajza.
Ka një gjuhë të mprehtë dhe vështirë e pranon fajin e tij.

Si t’i pëlqesh
Impresionoje me dukjen ose me veshjen.
Tregoji se je e vendosur, e fortë dhe e sigurt.
Tregoji se krenohesh me të.
اfarëdo që të bëjë, pranoja se është më i mirë se ti.
Ndaje me të kënaqësinë e udhëtimeve.
Shpallja dashurinë dhe besnikërinë.

T’i pëlqesh ujorit

Cilësitë
ثshtë origjinal dhe nuk është konformist, i pëlqen novitetet dhe në këtë madje edhe e tepron.
ثshtë dorëlirë ndaj të tjerëve, më shumë mendon për personat që e rrethojnë sesa për veten.
Ka dëshirë që me të tjerët ta ndajë të mirën dhe kjo i sjell simpati dhe miq të shumtë.
ثshtë i lirë dhe përparimtar, lehtë përshtatet. Posaçërisht është i talentuar për njohje të reja dhe për marrëdhënie ndërnjerëzore.

Të metat
Me vështirësi e përfundon atë që e fillon, më shumë i intereson mënyra se si do të arrijë diçka se sa vetë qëllimi.
ثshtë utopist, nuk e ka të zhvilluar ndjenjën për realitetin.
Gjithnjë është i gatshëm për shaka dhe nganjëherë për shkak të kësaj edhe lë përshtypje të keqe.
Në dashuri e ka të vështirë që ta gjejë dikë që është më pak besnik se sa vetë ai. E do pavarësinë dhe për këtë pas vetes lë një zbrazëti të dukshme.

Si t’i pëlqeni
Shmangi skenat e xhelozisë.
Mbaje pavarësinë dhe mos i trego se varesh nga ai.
Bëju më shumë mike sesa “dashnore epshore”.
Shmangi formalitetet dhe obligimet.
Dëshmoji durimin tuaj dhe tolerancën.
Tregoji se je plot mirëkuptim.

T’i pëlqesh peshkut

Cilësia
Ka intuitë sikundër radari, është e pamundur që t’i fshihet çfarëdo qoftë.
Nuk është sharmant sa duhet, por rreth kësaj punë as që duhet të mundohet fare. ثshtë energjik, por i butë dhe i vendosur. A nuk ke imagjinuar pikërisht për këtë? Me kënaqësi përshtatet.
ثshtë tepër mikpritës.

Të metat
Shumë lehtë impresionohet dhe ndikohet. Shpesh harron se çka ka dashur në të vërtetë.
Nëse dashurohet, bëhet sikur një ngjitës. Këtu nuk ka ilaç, ky është stili i tij.
Beson lehtë dhe është naiv sikurse një fëmijë.
ثshtë bukur dembel. I duhet shumë kohë që ta fillojë, por kur e fillon punën atëherë edhe e mbaron.
ثshtë dyshues, nganjëherë edhe hakmarrës, vetëm për faktin se është paksa i pasigurt në vetvete.

Si t’i pëlqesh
Bëhu sensuale dhe misterioze, ai i do misteret.
Tregoji se je energjike.
Bëj diçka me të cilën do të krenohet. Blija një lojë për kompjuter.
Përshtatju, le të ndihet i lirë derisa është me ty.
Bëhu e butë dhe femërore. Nuk do të mund të përmbahet kur të të shohë në veshje femërore.
Bëhu e dashur dhe sillu miqësisht ndaj tij./Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top