Bursat dhe punet e burses

xhebrail

Mangup me Licenc
BURSAT DHE PUNET E BURSES

Cfare jane bursat?

Bursa eshte institucion juridiko biznesor ne te cilin tregtohen mallra , para dhe letra me vlere.Ne bursa kryesisht behen punet juridiko biznesore nen mbykqyrje te ndermjetesve te autorizuar sic jane : brokeret , agjendet tregtar etj; ne te cilen mallrat tregtar shiten sipas tipeve dhe mostrave ne përshtatje me rregullat e veçanta te afarizmit ne bursa te cilat quhen ndryshe si uzanse te bursave.

Prej nga rrjedh termi burse?

Termi burse rrjedhe nga emri i tregtarit Van Der Bursa , i cili ka qene nje tregtar mjaft i sukseshem.

Si eshte bere zhvillimi i bursave?

Bursat jane zhvilluar nga panagjuret.Megjitheate panagjuret dallohen nga bursat pasiqe ato i dedikohen konsumatorëve kurse bursat u referohen lidhjeve te puneve tregtare biznisore.Ne Aventorp ne vitin 1531 eshte themeluar bursa tregtare , kurse me vone bursa tjera jane themeluar edhe ne:Gjermani , France , Britani te Madhe etj.

Cilat lloje te bursave jane te me njohura?

Ekzistojne lloje te ndryshme te bursave me destinime te ndryshme , por me karakteristike jane ato te letrave me vlere , nga te cilat me te njohurat jane New York Stock Exhange si dhe ne Londer , Frankfurt , Paris , Milano ,etj.Bursat e mallrave mund te jene te përgjithshme dhe te veçanta.Bursat per mallrat e përgjithshme destinohen per tregetine me mallra te ndryshme per dallim nga bursat e veçanta ne te cilen tregtohen vetem malli i vecant apo specifik.

Ne Shqiperi ligji per bursat eshte miratuar ne vitin 1997 , ne France ne vitin 1807 ,Gjermani 1896 , ne SHBA eshte rregulluar ne vitin 1934, te ne në R.M. eshte miratuar ne vitin 1997.
 
A e di se kush eshte bursa me e famshme ne bote?Ajo e Wall street,NYSE (New York Stock Exchange).NYSE ka 60% te volumit te mallrave ne bote.
 
Kompani gjigande aksionere?

Kompani gjigande aksionere?

Postuar më 10 February 2008 , Nga Dr. Eduard Zaloshnja
link: Tribuna Shqiptare


(Botuar ne gazeten Panorama)
Shiko fotografinë 1795312


Ne themel te prodhimit kapitalist qendron kombinimi i kapitalit financiar me burimet njerzore e natyrore. Ne shume vende te botes, keto dy te fundit nuk perbejne pengese per zhvillimin e tyre ekonomik. Por mungesa e kapitalit financiar - i cili ne vendet e zhvilluar aktivizohet kryesisht nepermjet bursave financiare - perben shpesh nje handikap serioz. Kjo, sepse akumulimi individual apo familjar i kapitalit ka kufijte e vete te natyrshem. Ndersa thithja e kapitalit nga publiku i gjere nepermjet burses u jep mundesine kompanive te investojne per zgjerimin dhe rinovimin e tyre ne permasa shume me te medha se sa do ia lejonte akumulimi individual apo familjar i kapitalit.

Shqiperia eshte nje nder vendet qe jane penguar jo pak nga mosfunksionimi i burses fianciare. Sepse Bursa e Tiranes ka me se 10 vjet qe eshte themeluar, por nuk funksionon si nje burse reale - asnje kompani nuk ka listuar deri me sot aksionet e saja ne te. Dhe pa nje burse reale nuk mund te flitet per kompani te mirefillta aksionere. Tre jane faktoret per kete handikap te ekonomise shqiptare: mungesa e kapitalit shoqeror, skemat piramidale, dhe bilancet e dyfishta. Le t'i analizojme me rradhe keta faktore.

Sociologu James Coleman e ka perkufizuar kapitalin shoqeror si aftesine e pjestareve te nje shoqerie per te punuar se bashku ne grupe dhe organizata, per synime te perbashketa. Me tej, filozofi Francis Fukuyama ka argumentuar se modelet teorike qe bazohen ne presupozimin se cdo pjestar i shoqerise ne nje ekonomi tregu synon maksimizimin e fitimit personal mund te shpiegojne vetem 80% te rritjes ekonomike se nje vendi me institucione te maturuara te shtetit ligjor. Pjesa tjeter, thote ai, mund te shpiegohet me diferencat qe kane vendet e ndryshme ne nivelin e kapitalit shoqeror te tyre. Madje politolgu Robert Putnam, duke analizur Italine e jugut dhe te veriut, ka provuar statistikisht se diferencat ne nivelin e kapitalit shoqeror shpiegojne edhe diferencat rajonale te zhvillimit ekonomik brenda te njejtit vend.

Ne Shqiperine e sotme, niveli i kapitalit shoqeror eshte ndoshta nder me te ultit ne bote. Dhe kjo, ne pamje te pare, duket se eshte pasoje e drejtperdrejte e imponimit te kolektivizmit ekstrem nga ish-regjimi komunist. Por nje veshtrim ne te kaluaren e Shqiperise nxjerr ne pah se ndjenja e komunitetit dhe e bashkepunimit vullnetar nuk ishte dhe aq e zhvilluar edhe para ardhjes se komunisteve ne fuqi. Eshte e vertete se filiza te kesaj ndjenje mund te vereheshin ne fshatra me barazi relative shoqerore (sidomos per mirembajtjen e kullotave te perbashketa), ose ne lagjet tradicionale te qyteteve (kur behej fjale per pastrimin e rrugicave), por ne pergjithsi, ndjenja e komunitetit ishte pak e zhvilluar edhe ne ato vite. Fibrat qe mbanin te lidhura komunitetet ishin me teper te karakterit vertikal se sa horizontal. Keshtu, nje individ kishte shume me teper gjasa te kontribonte per komunitetin kur ia kerkonte i pari i fisit se sa si rrjedhoje e ndjenjes se te qenit pjese e komunitetit.

Ne kushtet aktuale, si rrjedhim i tradites se varfer ne drejtim te bashkepunimit vertet vullnetar midis anetareve te shoqerise shqiptare, eshte e veshtire te krijohet sot nje kompani gjigande, ne te cilen te jene bashkepronare mijra apo dhjetra mijra aksionere. Maksimumi, shqiptaret mund t'i bashkojne kapitalet me pjestare te familjes, kusherinj, apo miq te tyre te ngushte. Dhe potencilali i rritjes se kompanive te krijuara ne kete menyre kufizohet nga pamundesia per te akumuluar sasira te medha kapitali, si dhe nga aftesia e pasardhesve te themeluesve per te vazhduar biznesin e prinderve te tyre.

Nje shembull nga SHBA-ja, ku ndoshta ekzistojne kushtet me ideale per zhvillimin e nje kompanie gjigande aksionere, e ilustron mire kete handikap. An Wang, nje emigrant kinez, themeloi ne vitin 1951 'Wang Laboratories', nje nga kompanite me te suksesshme amerikane ne fushen e teknologjise. Por kur doli ne pension ne vitet '80, ai insistoi qe ne krye te kompanise te vihej i biri, Fred Wang, i cili nuk ishte aq i afte sa menaxhere te tjere te kompanise qe s'kishin lidhje gjaku me Wanget. Ky nepotizem i hapur i armiqsoi menaxheret e tjere, dhe si rezultat, shumica e tyre u larguan nga kompania. Fill pas kesaj, 'Wang Laboratories' shenoi humjen e pare ne bilancin e vet. Ndersa ne vitin 1992, deklaroi falimentimin.

Sasia e vogel e kapitalit shoqeror ne Shqiperi mund ta shpiegoje mungesen aktuale te kompanive gjigande aksionere, por jo plotesisht. Sepse ne mes te viteve '90, u krijuan disa kompani shqiptare gjigande, te cilat funksiononin pothuaj si shoqeri aksionere - ato, ne vend qe te shisnin aksione ne burse, thithnin depozita drejtperdrejt nga publiku. Dhe si u be e mundur kjo gje? Ajo qe i mungonte shoqerise shqiptare ne kapital shoqeror u plotesua nga qeveria me mbeshtetjen e nenkuptuar qe i dha atyre kompanive. Dhe kur ato falimentuan, me to falimentoi edhe vete qeveria. Por c'eshte me e rendesishme ne nje kendveshtrim ekonomik afatgjate, me to u gropos edhe besimi i shqiptareve ne mundesine e funksionimit te kompanive gjigande aksionere vendase.

Nje faktor tjeter i rendesishem qe shpiegon mungesen e kompanive gjigande aksionere shqiptare eshte praktika e gjitheperhapur e bilanceve te dyfishta. Ne mendjen e shqiptareve te thjeshte, eshte i ngulitur perceptimi se nuk ka asnje biznes vendas qe raporton fitimet reale te tij. Dhe ne keto kushte, si mund te presesh qe ata te turren drejt burses per te blere aksionet e nje kompanie shqiptare? E cila, sipas gjykimit te tyre, mund te raportoje ne bilanc nje dividend 10 euro per aksion, nderkohe qe dividendi real mund te jete 100 euro per aksion...

Vende te ndryshme, mungesen e kapitalit shoqeror dhe mungesen e besimit tek anetaret e shoqerise per njerzit pertej lidhjeve fisnore apo miqesore, e kane zgjidhur ne dy menyra: me nderhyrjen e shtetit dhe/ose me thithjen e kapitaleve te huaja. Keshtu per shembull, Taivani ka perdorur modelin nacionalist, duke krijuar kompani gjigande me kapital shteteror dhe duke ia shitur pastaj nje pjese te aksioneve publikut te gjere. Fushat ku ka investuar shteti taivanez (petrokimia, ndertimi i anijeve, celiku, alumini, aeronautika, gjysempercuesit) kerkojne sasi te medha kapitali financiar. Dhe shoqeria taivaneze, e ndikuar fort nga konfucianizmi, nuk e ka pasur kapitalin e nevojshem shoqeror per te krijuar kompani aksionere te permasave qe kerkojne keta sektore. Ndersa Republika Popullore e Kines, e ndikuar po nga i njejti konfucianizem, zgjodhi nje model hibrid. Pervec investimit nga ana e shtetit, ajo inkurajoi thithjen e kapitalit te huaj per te modernizuar industrine e vjeter maoiste. Si rezultat, investimet e huaja te drejtperdrejta ne Kine u rriten nga 1.3 miliard dollare ne vit qe ishin ne 1984, ne 74 miliard dollare ne vitin 2007.

Kuptohet qe modeli taivanez ka pak gjasa te funksionoje ne Shqiperi - eksperienca e viteve komuniste dhe e viteve '90 u dha shqiptareve leksionin e hidhur se nuk duhet t'i besojne shtetit kur ai behet ne menyre eksplicite apo implicite pjesmarres ne ekonomi. Ndersa modeli kinez kerkon qe investitoret e huaj te binden se vendi ka arritur nje stabilitet politik te tille qe ndryshimi i qeverive te mos rrezikoje investimet e tyre. Gjithashtu ata duhet te binden se qeveritaret shqiptare do i dedikohen seriozisht permiresimit te infrastruktures, e jo mbushjes se xhepave te veta me parate e alokuara per zhvillimin e saj. Vetem kur investitoret e huaj te binden per keto dy gjera, mund te shohim nje prurje vertet te madhe te kapitaleve ne Shqiperi - te ngjashme ne magnitude relative me ato te vendeve te Azise juglindore apo Europes lindore.

Po per kompanite gjigande aksionere shqiptare sa duhet te presim? Ndoshta gjate...
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top