Burri që mban rekordin e arrestimeve gjatë gjithë jetës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Henri Earl e ka pothuajse çdo muaj të jetës së tij të dokumentuar më së miri në fotografitë e të dhënave të policisë, kjo sepse ai është arrestuar plot 1500 herë

arrest-320x179.gif


Shumë banorë të Leksingtonit në Kentaki po shpresojnë për një mrekulli Krishtlindjesh për njeriun më të arrestuar të qytetit dhe botës.

ثshtë një nderim djallëzor, sigurisht, por Henri Earl, 64 vjeç, është bërë disi i famshëm, sidomos mes studentëve dhe policisë të qytetit prej 300.000 banorësh.

Sipas llogarive, arrestimet e tij kanë arritur në 1500
. Edhe të enjten që shkoi Earl e kaloi në gjykatën e kontesë Fayette, pasi u arrestua për gjendje të dehur, duke bërë që ai ta kalojë në burg festën e Falënderimeve për të tretën herë brenda pesë viteve. Po ashtu, ditëlindjen e tij të 64-t Henri Earl e kaloi në burg në muajin tetor.

“Ishte një periudhë kur nuk mund t’i numëronim arrestimet e tij. Mendonim se ai i kishte kaluar 1600 herë”, shprehet botuesi i CNN që nxori shkrimin për këtë rast të rrallë. Sipas sajtit The Smoking Gun, faqe që bëri statistikat e arrestimit, Henri ka kaluar gjithsej 6000 ditë në burg. Më 31 gusht të vitit 2008 Earl numëron plot 1332 arrestime, 264 prej të cilave ishin bërë në vitet ’70 dhe ’80.

“Ne kemi ndjekur me kujdes arrestimet e Henri Earlit për më shumë se një dekadë. Kemi vazhduar t’i monitorojmë arrestimet e tij dhe ditët që ka kaluar i burgosur si rezultat i kësaj”, tha një nga përfaqësuesit e The Smoking Gun.



Burri dhe qyteti

arrest1Policia e Leksingtonit dhe zyrtarët e burgut të kontesë Fayette shprehen se nuk kanë një numër të saktë për arrestimet e tij për shkak se të dhënat e tyre datojnë nga viti 1992. Nga ana e saj, policia shprehet e sigurt se ata i kanë vënë prangat personit në fjalë më shumë se 1000 herë. Megjithatë, shifra është më e lartë duke qenë se arrestimet e tij kanë filluar që në vitet ’70.

Zëdhënësja e policisë, Sherelle Roberts, shprehet se arrestimi i Henri Earl është një punë e përjavshme, në mos diçka që ndodh çdo dy-tri ditë. “Ai asnjëherë nuk bën gjëra të këqija ose të paligjshme me qëllim. Gjithçka i vjen ngaqë është tepër i dehur gjithnjë dhe ka tepër mundësi t’i shkaktojë vetes rreziqe”, saktëson ajo. Zëdhënësja shton se pothuajse të gjitha rastet e arrestimeve të tij vijnë prej teprimit me alkoolin, shumë pak të tjera prej kundërvajtjeve penale.

Ka pasur raste kur Earl është liruar nga burgu pasdite dhe është kthyer përsëri në mesnatë. Një anekdotë, (dhe ato janë të shumta) tregon për Earlin që ndodhej në një dyqan sanduiçësh pranë Universitetit të Kentakit.

“Ne dolëm jashtë dhe ai tha se i duhej një vend ku të shkonte dhe po shihte përreth sikur po kërkonte për dikë. Menjëherë pas kësaj shfaqet një makinë policie dhe Henri thotë ‘ja tek është taksia ime’. Kështu ai merr pijen e dikujt dhe e hedh atë drejt makinës së policisë”.


Kohët e fundit, gjykatësit kanë filluar t’i japin dënime pak më të ashpra. Disa nga dënimet e tij në këto vjet kanë zgjatur deri në tre muaj. Ndërsa këtë vit ai është arrestuar pesë herë.

Në të shkuarën, kur dënimet e tij ishin më të shkurtra, ishte e zakonshme për Earl të kryente dhjetëra arrestime në vit. Shumica e njerëzve e njohin atë. Një grup muzikor vendas madje i ka shkuar edhe një këngë.

Dritë shprese

Janë dhënë shenja se Earl po kërkon të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës. Në vitin 2009, ai mori pjesë në një program alkoolistësh anonimë që zgjati për pesë muaj. Mirëpo doli nga shinat disa ditë përpara përfundimit i turpëruar nga diplomimi i tij.

Earl, i cili filloi të pijë kur ishte adoleshent dhe nëna birësuese i vdiq, mund të ketë frikën e të qenët esëll. Shumë njerëz janë përpjekur ta ndihmojnë 64-vjeçarin, përfshirë këtu avokaten e tij e cila shumë herë është përpjekur ta çojë në rrugë të duhur duke ia konvertuar kohën e burgut me terapi të ndryshme.

Shumica e gjyqtarëve mendojnë se është e pakuptimtë të lësh dikë në qeli për 90 ditë vetëm sepse ka qenë në gjendje të dehur. Pavarësisht listës së Henrit, askush tjetër nuk i afrohet me rekordin e tij.

E vetmja familje për të cilën ai ka dijeni, gjendet 13 milje larg Leksingtonit. Earl e ka refuzuar një ofertë për të jetuar në Pitsburg, pasi i pëlqen të jetojë në qytetin ku është. Ata që e njohin shprehen se 64-vjeçari i arrestuar 1500 herë është njeri tepër i mirë dhe i sinqertë. Ka madje edhe nga ata që thonë se shtetit i vjen më për mbarë t’i paguajë një strehë mbi kokë sesa 80 dollarë dita në qeli.



Henri Earl, burri që mban rekordin e arrestimeve. Duke filluar nga viti 1970, ai është arrestuar 1500 herë dhe mesatarisht 35 herë në vit
Akuzat kundër tij kanë qenë përgjithësisht për gjendjen e dehur. Gjykatësit, tashmë të mësuar me të i japin dënime të shkurtra
Ka pasur raste kur Henri Earl është liruar nga burgu në pasdite, për t’u kthyer përsëri në mesnatë, ai është mësuar kaq shumë me arrestimet saqë ka filluar t’i përdorë po
licët si “taksi”
G.shqip
 
Back
Top