Burri i pret gishtat gruas qe te mos shkollohej !

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
382997_333160373362057_141388129205950_1478403_2035574199_n.jpg

Grupet e të drejtave të njeriut në Bangladesh po kërkojnë një dënim të rëndë për burrin e një gruaje të re, të cilës i preu gishtat e dorës së djathtë.

Policia thotë se Rafikul Islam, 30 vjeç, e sulmoi të shoqen për shkak se ajo kishte nisur shkollën e lartë pa lejen e tij.

Policia tha se Islam, që punon në Emiratet e Bashkuara Arabe, e lidhi të shoqen 21 vjeçare, i vulosi gojën dhe i preu pesë gishtat.

Doktorët thonë se gishtat nuk mund të ngjiten më.

E shoqja e Islam, Hava Akter Jui thotë se i shoqi e kishte paralajmëruar për pasojat. “Kur u kthye në Bangladesh, më tha se donte të diskutonte me mua. Më lidhi duart e sytë dhe më tha se më priste një dhuratë surprizë. Por në vend të kësaj, më preu gishtat,” thotë Jui.

“Doktorët më thanë se gishtat mund të ngjiteshin brenda gjashtë orësh, por ai refuzoi të më jepte gishtat. Pas kësaj kohe, një kushëri i burrit i hodhi ato në kosh. Kur i morëm, ishin dëmtuar dhe nuk ngjiteshin më.”

Policia tha se Islam, që nuk ishte i mirëedukuar, nuk e mirëpriste faktin që e shoqja do merrte shkollim të lartë.//Kuriozitete&Enigma / FB
 
Pe: Burri i pret gishtat gruas që të mos shkollohej !

ncnncnc...injorance.... kshu rastesh ke boll nga india e bangladeshi
 
Pe: Burri i pret gishtat gruas që të mos shkollohej !

Kjo esht nje fatkeqsi njerzore,injoranca mbizotron kudo .........
 
Pe: Burri i pret gishtat gruas që të mos shkollohej !

Sa keq :( ...
 
Pe: Burri i pret gishtat gruas qe te mos shkollohej !

Ska te beje injoranca..
Por qe jane aq te pashpirte... jo njerezor :(
 
Pe: Burri i pret gishtat gruas qe te mos shkollohej !

kto jan per tu vra me buk ne goje sepse gje tjeter nuk meritojne
injorant po... por edhe te dhunshem !
 
Pe: Burri i pret gishtat gruas qe te mos shkollohej !

M vjen keq qe nuk ia presin edhe ketij gishtat dhe ti ndalohet te martohet me dike...e pastaj ta shofi.
E di qe eshte e mizorshe ajo qe po them, po duhet ca edukime ketyre qe as njerez nuk i quan dot!
Nqs ste pelqen nusja, ndaje mo njeri...kaq e veshtire eshte?? Apo eshte me thjeshte te sillesh me ulet se kafsha?
 
Pe: Burri i pret gishtat gruas qe te mos shkollohej !

Zoti mos na provoft keshtu...

Sikur kjo te mendoj, do te mesoja doren e majte dhe me te do te shkruaja, kurse shkollimin nuk e kisha nderpre.

Atij burri ia kisha dhen outfit -ndarjen. Edhe nga respekti meritues do ta nisja proceduren gjyqesore kunder tij, qe te denohet, por sgjen dot sa e meriton...
 
Pe: Burri i pret gishtat gruas qe te mos shkollohej !

sikur tja prej veglen kjo ktij , nuk do ishte keq !

ta maj nja dy vjet ne allçi e të zej men. e la pa pun te shkretën . pazar hesapi , ça nuk lexo...larg ,
 
Pe: Burri i pret gishtat gruas qe te mos shkollohej !

Kujtoj se ketu ka qene pervec injorances totale qe nuk diskutohet, edhe edukimi i prap fetare qe e ve ne pah "burrerrine" dhe jo menqurine. Ky burri i botes ka dashur te tregoj se vendimet ne shtepi i sjell ai dhe jo gruaja. Nese e vereni me kujdes, (citoj: nje kusheri i burrit i hodhi gishtat ne plehera)...pra ai u ka treguar kusherinjeve per "vepren e madhe" qe e ka bere duke e denuar gruan per mosdegjueshmeri dhe mosrespekt ndaj burrit.
Mendoj qe keso raste ka edhe nga ne dhe jo vetem ne Banglladesh apo diku tjeter....
 
Pe: Burri i pret gishtat gruas qe te mos shkollohej !

ne shqipri , jo .

ose te pakten kur ndodh ndodh se e trajtojn(shohin) femren e tyre si Rrugaçe , jo si femer. pra ,, kush don ta trajtoj femren si Rrugaçe ? asnji apo jo? ke ajo gjejm paqe (her dhe luft =P ) , por jo te vehet dor , pasi tregohemi ne Rrugaçë , kur bojm nje gjo te till , pranej jan fjalet , eksiston komunikimi .

ai qe bind me fjal esht burr, ndryshe quhet baxhell fare.
 
Pe: Burri i pret gishtat gruas qe te mos shkollohej !

Injorance eshte ....injoranca con deri ne dhune, sepse injorance te jep "te drejten" te besh cte duash.
 
Pe: Burri i pret gishtat gruas qe te mos shkollohej !

simas venit bahet kuvendi :P kto e shprehin dashurine ndryshe :D
 
Back
Top