Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Burri: çfarë rrezikon kur merr rolin e gruas

fathers_love.jpg


Ndodh shpesh që në një çift, babai të marrë rolin e nënës. Rreziku është se mund të shuhet tërheqja mes burrit dhe gruas…
Prej pak kohësh ka filluar të ketë një ndryshim të pjesshëm të roleve mes çiftit: burri që zhvillon karakteristika psikologjike tradicionalisht femërore (analizë e vetvetes, fleksibiliteti), ndërsa gruaja që ka forcuar tiparet mashkullore (qëndrueshmëri, vetëpohim). Kjo është shenjë e një transformimi të pashmangshëm dhe madje i nevojshëm për zhvillimin e mëtejshëm të ndërgjegjes, si individual, ashtu edhe kolektiv. Por që të prekte edhe marrëdhënien me fëmijët, kjo nuk imagjinohej. Megjithatë është situatë reale: në marrëdhënien në çift dhe me fëmijët, burri po bën figurën e gruas. Gjithsesi nëse kjo është e mirë ose e keqe, apo të dyja bashkë, është e vështirë për t’u përcaktuar. Ajo që dihet me siguri, është se me kalimin e kohës burri, duke marrë rolin e gruas, krijon probleme të mëdha në jetën në çift.

Modeli
fatherandsonfishing-300x246.jpg


Por kush është dhe çfarë bën “burri-grua”? Ai është një burrë serioz dhe i besueshëm, me një ndjenjë të fortë familjare, që edhe pse duke mos hequr dorë nga imazhi social i mashkullit dhe punëtorit, pas lindjes së fëmijëve u kushton atyre pothuajse të gjithë kohën e vet jashtë orarit të punës, duke qenë i pranishëm, duke u falur dashuri dhe duke bërë gjeste konkrete që zakonisht janë përgjegjësi e grave. اdo gjë e bën me durim, përkushtim dhe dashuri, si një nënë e mirë. Gatuan pothuajse gjithmonë ai (gjë që në të vërtetë do ta ëndërronte çdo grua), kujdeset për fëmijët, luan shumë me ta, i ngushëllon, i inkurajon. Ai i vesh, i ndërron, shpesh i lan, nden rrobat, i palos, i hekuros, i vendos me rregull nëpër sirtarë, njeh shijet e fëmijëve, nevojat që kanë dhe bën çmos për t’i kënaqur, madje edhe kur e ka të vështirë jep maksimumin e tij. “Babai” krijon me të vegjlit marrëdhënie bashkëpunuese, nuk u bërtet pothuajse kurrë dhe bën ndërmjetësuesin në marrëdhëniet midis tyre dhe nënës, që zakonisht janë pak të paduruara. Ai i bën të gjitha këto pa u ankuar, madje nëse nuk do të kishte figurë aq burrërore do të “ngatërrohej” lehtë me një nënë, e cila, edhe pse e lodhur, është e lumtur që po sakrifikon për fëmijët e saj.

Problemi

Në praktikë ky burrë mund të krahasohet me njeriun modern (që di të bëjë edhe gjëra grash), “gruan tradicionale (e cila është e përkushtuar plotësisht ndaj familjes) dhe nënën ideale (që di të edukojë fëmijët e saj dhe t’u falë shumë dashuri). Teorikisht, për shumë gra sot, të cilat janë të përkushtuara ndaj karrierës dhe në të njëjtën kohë dëshirojnë të kenë fëmijë, ai është burri i përsosur. Edhe nëse është i zënë me punë, nuk ngurron t’i përkushtohet familjes, është i durueshëm dhe i kuptueshëm. Megjithatë, në shumë raste, pas një farë kohe gjërat në çift nuk shkojnë më mirë: mungon erosi dhe gruaja shpesh fillon “të kërkojë diçka tjetër gjetiu”, e inatosur nga fakti se ai mund ta gjykojë keq. Por pse ndodh kjo? Arsyeja që ai ka marrë rolin e gruas ka ndodhur për shkak se nëna nuk ka arritur ta kryejë detyrën e saj. Ose mund të ndodhë që kjo fushë burrit t’i vijë më për duarsh, por mund t’ia ketë lënë edhe ajo fushën e lirë, ndoshta për shkak të një qëndrimi konfliktual ndaj amësisë.

اekuilibri

Në këto raste, janë gratë që kanë shumë nevojë të afirmohen në shoqëri dhe punë, e t’u tregojnë të gjithëve (por sidomos familjes së origjinës) se vlejnë më shumë se edhe një burrë, dhe që nuk kanë fleksibilitet për të qenë si nënë e ëmbël ashtu edhe e dobishme. Ose janë të pasigurta dhe ende adoleshente mendërisht: ndoshta ato duan të bëjnë rolin e nënës, por nuk e mbështesin emocionalisht situatën, nuk arrijnë të futen plotësisht në rol, kështu që kërkojnë një “zëvendësim” alternativ që të alternohet me të në rritjen e fëmijëve. Burri, nga ana tjetër, është në dispozicion për t’u bërë dado, sepse kjo i shkon mirë me pasigurinë që ndien fillimisht për t’u kujdesur për të vegjlit. Përveç të tjerave shmang edhe kritikat brenda familjes.

Mundësia

Kjo gjendje, që po mbizotëron çdo ditë e më shumë, rrezikon të shkaktojë pakënaqësi mes çiftit, ose që rolet të përmbysen: ai ndien sikur rolin e mashkullit në çift e luan ajo, por nuk mërzitet, sepse kompensohet me të qenët shumë familjar. Gruaja e ndien burrin si mik, vëlla apo bashkëpunëtor, por nuk e dëshiron më ****ualisht, dhe në të njëjtën kohë është “përzënë” nga roli i nënës. Ka dy frustrime të mëdha, që nëse nuk zgjidhen në kohë, e shtyjnë çiftin drejt krizës ose të kërkojë zgjidhje që zakonisht e shtojnë më shumë stresin. Megjithatë, në qoftë mes të dyve ka dashuri dhe nëse arrihet balancimi në kohë i roleve, çifti mund të shpëtojë lidhjen dhe familjen nga ndarja e dhimbshme./gshqip/
 
Titulli: Burri: çfarë rrezikon kur merr rolin e gruas

aaahahahaahaaahahaha asgje nuk ndodh gjo jo....pa ta vejn burrat 1 her veten e vet ne rolin e gruas sesi ndjehen te shkretat....
 
Titulli: Burri: çfarë rrezikon kur merr rolin e gruas

Sipas materialit keq ta kesh burrin familjar e keq jo...:p
Gjithsesi une jam per familjen tradicionale shqiptare.......burri ka detyrat e pozicionet e veta e gruaja gjithashtu ....kur ngaterohen rolet c'ekuilibrohen gjerat...
 
Pe: Burri: çfarë rrezikon kur merr rolin e gruas

Weeeee,burri merr rolin e gruas?Jo jo as qe behet fjale,burri qe eshte burri rri nje vend...Tek ne ligjin e ben burri por behet gjithmone ca thote gruaja LOL
 
Titulli: Burri: çfarë rrezikon kur merr rolin e gruas

mu atehere behet njeri i plot hahhaa
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back