Burrat-Qajne apo jo??

Uroj mos te te dhemb asnjehere zemra qe te provosh cdo te thote te te qaje shpirti dhe syte per humbje personash te dashur.Sepse kam pa burra me thinja ne koke qe kane qare si femije ne keto raste. :(

Kurse ajo me fal edhe mund te mos te ndodhe, eshte ceshtje karakteri dhe krenarie te tepruar ndoshta.
Mendoj se Darius eshte duke bere shaka, por mos e mso brezin e ri keq o @Darius .....qajne qajne thuaju!
 
Burri per vete nga karakteri natyra eshte i forte, por me qe po me detyron po e them si qan burri: Burri qan me lot por jo lot ne sy por ne zemer, Marla.

Tani une per buRRa te forte i njof meshkujt e familjes/fisit tim, por i kam pa me lot ne sy ne momente te caktuara sidomos ato me spitale dhe varreza.

nesje se sdua te sjell sonte ndermend caste qe me trishtojne.
 
Nuk po te kundershtoj, por per mendimin tim, nje burre qe qan me lot e ka vendin tek dhoma e grave ne shembullin qe solle.
 
Gjithsesi, e kam thene diku, kam patur gezime dhe hidherime, si çdo njeri, por kurre nuk kam qajtur. Vetem nje here me ka ndodhur te me dalin dy ose kater pika loti, momenti kur martova motren, momenti qe vijne e marrin nusen.
Ate moment me kane dale lotet, dhe deri me sot, nuk kam nxjerre me lot ne sy, ne zemer po ??
 
"i saw a man crying
and my heart was slit in two"

Burrat qajne, dhe s'ka asgje te keqe.
Kam pare babin te qaje kur i vdiq nena.
Qau edhe kur me pa mua me vello per here te pare.
Kam pare dhe bashkeshortin te qaje kur humbi te jatin, para se te fejoheshim, gjate jeteses sebashku po ashtu, kur mbajti vajzen ne krahe per here te pare.
Raste te Rralla ama, saqe i numeroj me gishta. Dhe kjo me trishton shume. Imagjino c'dhimbje dhe emocion te madh mban zemra e tyre. Sa e forte eshte zemra e burrit qe nuk qan gjithmone.
 
Burrat qajne, qarja eshte biologjike, s’ka te beje me organin gjenital.

Problem eshte qurravitja (Burat)
Dajo e mban mend burrin e motres tendes kur qau pasi e bija kishte nje te dashur dhe ai kujtoj se humbi virgjerine.Biles I tha hallos : un te cova ne shkolle te studiosh Jo te gjesh burre.Ato lot skam per ti harruar kurre pasi ka qene hera e pare dhe e fundit ?
 
Ose kur i kap gripi pulave ?
 
Nuk po te kundershtoj, por per mendimin tim, nje burre qe qan me lot e ka vendin tek dhoma e grave ne shembullin qe solle.
Ca thua aman ? Si nuk qaka nje burre? Dhe si e paska vendin te dhoma e grave?
Si mund te thuash per nje burre qe ka humbur gruan ,nenen e femijve qe eshte femer se qau nga dhimbja ,se ate person qe ishte jeta e tij sdo kete me mundesi ta shohi ne sy, ta perkedheli, ti degjoj zerin, ?
Si mund te thuash per nje burre qe ka humbur femijen se qenka femer?
Qe kur e qara paska gjini?
Mos kur linde qeshe?
Lerini keto dhe perjetoni edhe dhimbjet si qenie njerezore.... Ste ben burre loti i paderdhur por te tjera gjera.
 
Loti eshte meshire. Dikush qan me lehte, eshte tip i bute, per gjerat me te vogla qan. Dikush e ka zemren guri qe thote populli, i eshte bere e ngurte, veshtire qe qan, ndoshta as per momentet me te renda te jetes se tij. Pra, kemi te bejme me gjera te cilat nuk i kemi ne dore nganjehere. Ndodhe qe qan robi per gjerat me te vogla, pa e pyetur loti zemren e tij.
 
Nuk po te kundershtoj, por per mendimin tim, nje burre qe qan me lot e ka vendin tek dhoma e grave ne shembullin qe solle.

Gjithsesi, e kam thene diku, kam patur gezime dhe hidherime, si çdo njeri, por kurre nuk kam qajtur. Vetem nje here me ka ndodhur te me dalin dy ose kater pika loti, momenti kur martova motren, momenti qe vijne e marrin nusen.
Ate moment me kane dale lotet, dhe deri me sot, nuk kam nxjerre me lot ne sy, ne zemer po ??

Ne ato memomente qe te rane disa pika lote mos valle duhet te vije rimel, a buzekuq, apo duhej te vishje fustan, apo te ishe te dhoma e grave?

E shikon ne dite gezimi disa pika lote, por sikur ajo dite te ishte dite hidherimi smendon se do te binin me shume lot?


Pse te dalin ty lote me pak e nje tjetri me shume ste ben ty burre e ate jo, ndoshta ai mund te jete me burr se ty nga te gjitha anet.
 
"i saw a man crying
and my heart was slit in two"

Burrat qajne, dhe s'ka asgje te keqe.
Kam pare babin te qaje kur i vdiq nena.
Qau edhe kur me pa mua me vello per here te pare.
Kam pare dhe bashkeshortin te qaje kur humbi te jatin, para se te fejoheshim, gjate jeteses sebashku po ashtu, kur mbajti vajzen ne krahe per here te pare.
Raste te Rralla ama, saqe i numeroj me gishta. Dhe kjo me trishton shume. Imagjino c'dhimbje dhe emocion te madh mban zemra e tyre. Sa e forte eshte zemra e burrit qe nuk qan gjithmone.

.....my heart was SPLIT in two, not slit. Lol
 
Burrat qajnë dhe është krejt normale dhe njerëzore të shprehësh emocione. Ka mundësi të mos qajë një prind kur humb fëmijën,një vëlla për motrën,apo një mashkull për dashurinë e humbur?
E qara të lehtëson!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top