Një fëmijë 12 vjeç është gjetur i vetëvarur në Komunën Gjoricë të Bulqizës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa trupi i pajetë i të miturit është gjetur i pajetë në një shtëpi të braktisur të fshatit.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se 12 vjeçari me inicialet A.Ll, para se të ndërmerrte aktin ekstrem, ka pasur një grindje me të atin pasi kërkonte një dhuratë për Vit të Ri. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes shokuese./G.Shqip