Bullgari zbuloi thesarin milionësh teksa po mblidhte mbeturina!!!

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Një bullgar 42 vjeçar i cili kishte mbetur pa punë dhe i cili mbijetonte duke mbledhur metale nëpër kontejnerët e mbeturinave zbuloi një thesar të vërtetë me vlerë 1.4 milionë euro.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, ky burrë emri i të cilit nuk u bë publik, zbuloi shtatë copë bizhuterie, gjashtë monedha ari dhe dy sëpata nga periudha e bronzit në rrënjët e një lisi në veri të qytetit Svishtova të Bullgarisë.
“Arkeologu i rastësishëm” fillimisht e mbajti sekret zbulimin e tij, por pas disa hetimeve, ai më në fund iu dorëzua policisë. Sipas ligjit bullgar, pronar i artefakteve arkeologjike të kësaj rëndësie është vetë shteti.
“Ky zbulim ndihmon shumë për të zgjeruar njohuritë e tona për periudhën e bronzit”, tha Pavlina Vladkova, arkeologe e muzeut rajonal të provincës Veliko Trnovo për gazetën “24 Casa”.
“Në këtë periudhë, ari, argjendi dhe bakri ishin të njohur, por përdorimi i bronzit mundësoi prodhimin e mjeteve të punës”, sqaroi ajo. //FaceBook.com
299382_286658318012263_141388129205950_1310359_1772915723_n.jpg
 
Back
Top