Bullgari:Lulezon kontrabandimi i gjakut!!!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
“Në shumicën e spitaleve situata me rezerva të gjakut kësaj vere është tragjike”, tha Balina Bozova, shefe e repartit të transfuzionit të gjakut në qytetin Haskovo, në jug të Bullgarisë. Një situatë e tillë i detyron mjekët bullgarë që t’i anulojnë operacionet e caktuara, qoftë për shkak të mungesës së gjakut, qoftë shkaku i mungesës së vendeve në repartet për kujdes intensiv. “Po i shtyjmë operacionet e planifikuara për shkak se s’kemi vend në repartet e kujdesit intensiv, të cilët janë përplot viktima të aksidenteve në trafik”, theksoi drejtori i Akademisë Ushtarake, Stojan Tonev, duke shtuar se situata nëpër rrugët bullgare është “vërtet tragjike”. “Me rezervat ekzistuese të gjakut mezi arrijmë t’i mbulojmë operacionet urgjente, e të mos flasim për ato që ishin planifikuar më parë”, deklaroi për AFP udhëheqësi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit, Andrej Andrev. Sipas Andrev, pacientit urgjent gjatë operimit i duhet tri herë më shumë njësi gjaku sesa pacientit të zakonshëm. Për çdo vit nëpër rrugët bullgare vdesin mesatarisht 1000 persona, ndërkaq lëndohen 10,000. Fjala këtu është për shifra që Banka Botërore për shtetin me 7.6 milionë banorë i shpalli tejet të larta. Nëpër rrugët e shteteve të BE mesatarja, krahasuar me numrin e banorëve, del të jetë rreth 20 për qind më e ulët. Situata më e keqe është gjatë verës. “Në muajt e verës 80 për qind e pacientëve tanë janë viktima të aksidenteve”, deklaroi shefi i repartit të kujdesit intensiv në Akademinë Ushtarake, Nikolaj Petrov. Sipas tij, fajtorë janë ngasësit e dobët, por edhe rrugët e këqija. Njëkohësisht, numri i dhuruesve të gjakut në Bullgari është disa herë më i ulët se përqindja e dhuruesve evropianë. E në mesin e tyre vetëm 10-15 për qind janë vullnetarë. Anëtarët e familjes së viktimës, shpeshherë shkaku i presionit të fshehtë të mjekëve, sigurojnë rreth 80 për qind të rezervave të gjakut për trajtimin e tyre. Nga ana tjetër, disa këtë e kanë shndërruar në një biznes fitimprurës. Para qendrës për dhurimin e gjakut në Sofje gjithmonë mund të haset ndonjë rom, i gatshëm për dhënie gjaku. Por, vetëm për një çmim që mund të arrijë mes 200-300 levë (100-150 euro) për 0.4 litra gjak. Siç u rrëfeu gazetarëve një mjek, i cili kishte blerë gjak për operimin e babait të vetë, para 4 vjetësh një sasi e njëjtë e gjakut mund të blihej 5 herë më lirë.“Fajin për një sjellje të tillë e kanë si te ata që e shesin, ashtu edhe ata që e blejnë”, tha Andrev. Tregtia me gjak sanksionohet deri me 5 vjet burg, por ajo është pothuaj e pamundur të dëshmohet, ngase blerësit, të shtyrë nga problemet e tyre shëndetësor,e nuk dëshirojnë të dëshmojnë kundër shitësve.Bullgaria ka probleme me dhurimin e gjakut që nga rënia e komunizmit, gjatë kohës së të cilit ushtarët ishin të obliguar të dhuronin gjak.

Express
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top