Bullgaret shkruajne letren me te gjate te dashurise

elbruna

Anëtar i Respektuar
Në qytetin bullgar Plovdiv, ka filluar të shkruhet letra më e gjatë e dashurisë në botë.

Këtë aksion e ka filluar libraria më e madhe në qytet, ndërsa letra e dashurisë është duke u shkruar në letrën e faksit.

E gjithë ideja është që, Plovdiv të shndërrohet në “qytetin më romantik dhe më të butë në Bullgari”.

Sipas medieve bullgare, në këtë aksion janë përfshi, para se gjithash, çiftet e dashuruara, mirëpo kanë vërejtur se femrat janë më të zellshme sesa meshkujt.

Konkursi është i hapur deri më 10 shkurt, ndërsa më 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve – do të shpallet fituesi që ka shkruar letrën më të gjatë dhe më romantike.
 
Back
Top