Bukuritë e bjeshkëve të Sharrit

ShkodranNe

Dwell in possibility
sharri-300x220.jpg

Shtrihen në Jug-Lindje të Kosovës duke filluar nga afersia e Prizrenit dhe shkon pjerrtas me majet apo thepave në formë piramidale të radhitura njera pas tjetrës apo siç e quante qe nga antikiteti populli ilir, majat e sharres, nga ngjajshmëria në thepat e sharres, qe formojn figura të njëpasnjishme karakteristike në zemër të ballkanit.

Bjeshkët e Sharrit jan të njohura qysh nga antikiteti në dokumente të autorve të ndryshëm, që nga shekulli i V p.e.s. më emrin Mont Scardus, nga Herodoti, i cili i pershkrun edhe fiset ilire dhe kufizimet e tyre.
Nder shekuj keto vargmale sherbyen si mur natyrorë, mbrojtëse nga sulmet barbare, drejt Maqedonisë dhe greqisë ku konsideroheshin si të pakapercyeshme. Më vonë, me ardhjen e turqve në Ballkan, Malet e Sharrit u quajten اar-dagh, ne dokumentet ottomane dhe europiane.

Maja më e lartë nga fillojn keto vargmale, mendohet se emrin e ka me origjinen frenge, “Pamje e bukur” “le bo ten” e qe mbeti pastaj ne popull si Maja e Lubotenit e cila kulminon 2553m mbi nivelin e detit.

sharr1-300x225.jpg

Shqiptarët e kosoves dhe të maqedonisë jan tepër të lidhur shpirtërishtë më keto male dhe i konsideron si të shenjta. Në muajn Qershorë, për çdo vitë mbahet një procesion në drejtim të Lebotenit, duke hecur këmbë deri në lartë, ku marrin pjesë me mija randone(kembesorë) në shenjë respekti ndaj kesaj bukurie natyrore që njerzit jan të vetedijshëm në mbrojtjen e ambijentit dhe pylltarisë, flores dhe faunes që është shumë e pasur në keto bjeshkë. Mu ne maje të malit të Pamjes se Bukur apo Lebotenit, rrjedh nje burim i madh uji që vendasit e e ketyre anve e quajnë Pusi i Nikës.
Një material i inçizuar në pjesën e Sharrit e cila shumë pak e exploruar. Skijatorët janë të huaj (gjerman,amerikan dhe nga viset nordike) të cilët kërkojnë vise atraktive të reja për ski extreme.
Si duket e gjetën sepse në kohën kur në Kodrën e Diellit nuk kishte borë për skijim në atë pjesë (Turrçini i madh-Kazanet-Vori i Sadudinit-Kepat e fortunës-Xhibrja e Skenderit-Lera e Veshallës) ishte plot me borë.//tetova.gov//

[video=youtube_share;tfndNL-6AuA]http://youtu.be/tfndNL-6AuA[/video]

 
Titulli: Bukuritë e bjeshkëve të Sharrit

[h=1]Bjeshkët e Sharrit[/h] 300px-Bjeshk%C3%ABt_e_Sharrit.jpg

Malet e Sharrit, parë nga Kacaniku



Shtrihen në Jug-Lindje të Kosoves duke filluar nga afersia e Prizrenit dhe shkon pjerrtas me majet apo thepave në formë piramidale të radhitura njera pas tjetrës apo siç e quante qe nga antikiteti populli ilir, majat e sharres, nga ngjajshmëria në thepat e sharres, qe formojn figura të njëpasnjishme karakteristike në zemër të ballkanit. Bjeshkët e Sharrit jan të njohura qysh nga antikiteti në dokumente të autorve të ndryshëm, që nga shekulli i V p.e.s. më emrin Mont Skardus, nga Herodoti, i cili i pershkrun edhe fiset ilire dhe kufizimet e tyre. Nder shekuj keto vargmale sherbyen si mur natyrorë, mbrojtëse nga sulmet barbare, drejt Maqedonisë dhe greqisë ku konsideroheshin si të pakapercyeshme. Më vonë, me ardhjen e turqve në ballkan, Malet e Sharrit u quajten اar-dagh, ne dokumentet ottomane dhe europiane. Maja më e lartë nga fillojn keto vargmale, mendohet se emrin e ka me origjinen frenge, "Pamje e bukur" "le bo ten" e qe mbeti pastaj ne popull si Maja e Lubotenit e cila kulminon 2553m mbi nivelin e detit.Dhe etjere etjere etj etj


Shqiptarët e kosoves dhe të maqedonisë jan tepër të lidhur shpirtërishtë më keto male dhe i konsideron si të shenjta. Në muajn Qershorë, për çdo vitë mbahet një procesion në drejtim të Lebotenit, duke hecur këmbë deri në lartë, ku marrin pjesë me mija randone(kembesorë) në shenjë respekti ndaj kesaj bukurie natyrore që njerzit jan të vetedijshëm në mbrojtjen e ambintit dhe pylltarise , flores dhe faunes që është shumë e pasur në keto bjeshkë. Mu ne maje të malit të Pamjes se Bukur apo Lebotenit, rrjedh nje burim i madh uji që vendasit e e ketyre anve e quajnë Pusi i Nikës. Bjeshkët e Sharrit janë të njohura për Qenin e Sharrit.

[TABLE="class: toc"]
[TR]
[TD][/TD]
[/TR]
[/TABLE]
[h=2]Relievi[/h] Malet e Sharrit (Maqedonisht: Шар Планина) përfaqësojnë një zinxhir malesh që shtrihen nga pjesa jugore e Kosovës dhe Maqedonisë veriperëndimore në Shqipërinë verilindore. Ky zinxhir shënon edhe kufirin trepalësh që kalon nga maja e Sherupës (2,092 m). Sistemi malor është rreth 80 kilometra i gjatë dhe 10 deri në 30 kilometra i gjerë. Ai përfshin një numër pikash të larta, ndër të cilat më të lartat janë pika Titov (afërsisht 2,747 m), Mali Turčin (2,702 m), Ljuboten (2,498 m) dhe Bistra (afërsisht 2,641 m). Malet e Sharrit janë të famshme për relievin e tyre të thyer dhe majat e larta malore. Aty gjenden gjurmë të epokës së akujve në formën e liqeneve të ngrira e të larta malore. Mali i Sharrit lidhet me Malin e Korabit (2,764 m) në jugperëndim. Ky mal (Maqedonisht: Голем Кораб ose Korabi i Golemit) është mali më i lartë, si në Shqipëri dhe në Maqedoni, dhe maja e tij formon kufirin midis dy vendeve. Liqeni më i madh mbi Korab është Liqeni Gramë në anën shqiptare të kufirit. Shkëmbinjtë dhe sedimentet e rajonit vijnë nga epoka të ndryshme. Këtu ndeshen granitet paleozoikë, gëlqerorët mezozoikë, dhe shkëmbinjtë vullkanikë. Sedimentet janë të epokës kuaternare të akullnajave, me përjashtim të sedimenteve të brigjeve të lumenjve, të cilat janë të ditëve të sotme. Malet e Sharrit kanë rëndësi të madhe për gjithë mjedisin përreth për faktin se aty gjenden burimet ujore nga ku ushqehen lumenjtë e rajonit. Këto male bëjnë lidhjen midis tre zonave të mëdha ujëmbajtëse dhe janë të pasura me burime, lumenj, liqene dhe ujëvara. Një nga liqenet e ngrira më të mëdha në Malin e Sharrit është Liqeni i Livadicës, i cili gjendet menjëherë poshtë majës me të njëjtin emër (afërsisht 2,173 m) në Kosovë. Liqeni është 230 m i gjatë dhe 120 m i gjerë, ndërsa thellësia e tij shkon deri në 7.3 m. Rrëketë dhe lumenjtë e shumtë rrisin nivelin e ujërave të tyre gjatë periudhës së shkrirjes së dëborës. Rrjeti hidrologjik i Malit të Korabit është shumë i dendur dhe karakterizohet nga përrenj të mëdhenj me prurje gjatë gjithë vitit, si dhe nga rrëke të vogla me prurje të përkohshme në stinën e shirave dhe në periudhën e shkrirjes së dëborës. Përroi i Veleshicës është më i madhi dhe është i mbushur gjatë gjithë vitit me ujë që mblidhet nga fushat e Korabit, Sorokolit dhe nga pjesa më e madhe e zonës kryesore perëndimore që gjendet në territorin e komunës së Kalasë së Dodës. Përveç përrenjve të kësaj zone, ka edhe shumë përrenj të tjerë të vegjël me rrjedhje sezonale dhe me ujë të pakët. Të gjithë përrenjtë derdhen në Drinin e Zi. (Maqedonisht: Црн Дрим).
[h=2]Fauna[/h] Fauna e Maleve të Sharrit përfshin shumë kafshë të rralla dhe të rrezikuara. Këtu bëjnë pjesë një numër gjitarësh, si ariu i murrmë (Ursus arctos), rrëqebulli (Lynx Lynx), derri i egër (Sus scrofa), ujku (Canis lupus), kaprolli (Capreolus capreolus), dhia e egër (Rupicapra rupicapra) dhe shpendët si shqiponja e malit (Aquila chrysaetos), thëllëza e malit (Alectoris graeca), gjeli i egër (Tetrao urogallus), skifteri kthetrabardhë (Falco naumanii), bufi (Bubo bubo), dhe shkaba (Gyps fulvus). Mishngrënësit e mëdhenj përshkojnë distanca të mëdha, kalojnë kufijtë e shteteve duke bërë kështu të mundur mbijetesën e popullatave ndërkufitare të specieve të tyre. Speciet e zakonshme, ato të rralla dhe ato të rrezikuara në rajon përshkruhen në Kapitullin 5 të këtij botimi. Rajoni mbart shumë komunitete të ndryshme bimësie që gjenden të shpërndara në habitate të ndryshme. Shfaqja e tyre varet nga lartësia mbi nivelin e detit, ekspozimi dhe lloji i tokës apo përmbajtja e shkëmbit. Këtu gjenden komunitete të ndryshme pyjore, që pjesërisht kanë degraduar në komunitete shkurresh malore, veçanërisht në zona ku pyjet janë prerë në mënyrë të përsëritur. Pjesa më e madhe e zonave mbi brezin pyjor mbulohen nga kullota malore, nga bimësia e tokave shkëmbore-gëlqerore dhe, shkëmbore-silikate, nga bimët e lëndinave, vegjetacioni i tokave të lagështa që ndodhen lart në male dhe nga vegjetacioni i rrafshnaltave me bar. Në pikat më të larta të ekspozuara ndaj erërave të ftohta gjenden ishuj vegjetacioni në mes të dëborës, çka është një dukuri tipike për zonat e larta malore.Shkalla e lartë e biodiversitetit bimor në rajon është rrjedhojë e diversitetit të habitateve, pozicionit gjeografik të rajonit dhe faktorëve historikë të zhvillimit të tij. Vend-ndodhja e veçantë e Maleve të Sharrit dhe Malit të Korabit bën që këtu të gjenden element floristikë si të Ballkanit, ashtu edhe të rajonit të Mesdheut. Për rrjedhojë, këto male janë të pasura me një numër tejet të madh speciesh bimore. I veçantë është fakti që këtu kanë mbijetuar specie të shumta të Periudhës Terciare dhe të asaj të Akullnajave, të cilat, në pjesë të tjera të Europës, janë zhdukur. Një ndër këto specie relike është pisha maqedonase gjethe-gjilpërë (Pinus peuce), me filizat tipikë të shkurtër dhe me pesë gjethe në formën e gjilpërës, dhe pisha boshnjake (Pinus heldreichii), e cila gjendet në zona më të thata dhe më shkëmbore se sa specie e mësipërme. Të dyja këto specie janë endemike, d.m.th., janë unike për këtë rajon gjeografik. Speciet endemike si pisha boshnjake (Pinus heldreichii), pisha maqedonase (Pinus peuce)dhe ramonda serbe (Ramonda serbica) përfaqësojnë shpesh një trashëgimi të përbashkët me vlera të mëdha duke qenë se gjenden njëherazi në zonat malore që ndajnë kufirin ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë./ Wikipedia
 

Attachments

  • 300px-Bjeshk%C3%ABt_e_Sharrit.jpg
    300px-Bjeshk%C3%ABt_e_Sharrit.jpg
    19.4 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top