mondsha
Anëtar i ri
Nga Bujar Muçaj
Bujar Muçaj
Me Stalinin dhe në…
“Me Stalinin” ka shkruar më duket mua një libër goxha të trashë ai i madhi fare, por edhe unë me që jam me një këmbë në varr po i lë popullit ca tufëza të shpërndara kujtimesh, se aman ete s’kam ç’të lë,-nisi tregimin e tij xha اomja.
Që thua ti, ka qënë pesëdhjetenjëshi kur i hipëm anijes luftarake e shkuam në Sevastopul. Atëhere unë isha kapiten anije. Shkollë nuk kisha, por ashtu vjedhurazi kisha mundur të mësoja dhe gjer në atë kohë s’kisha ndjerë ndonjë pengesë serioze nga shkolla. Me që anija do të rrinte dy tre muaj sa t’i vinte radha për rimont, ne bënim shpesh vizita nëpër fabrika e uzina të ndryshme në qytete të shumë republikave sovjetike. I hipëm trenit o vëlla e ec e ec e s’ka të sosur me ditë e me netë mezi arritëm në Moskë. Hajde Moskë për kokën e Moskës. Një ditë futemi për vizitë në Kremlinin e veshur me mure e jeshillëk në çdo cep, kur ç’të shikoj, ulur në një stol të drunjtë , nën një bredh , vetë babai i proletarëve Stalini po tumoste me çibuk, duke më kujtuar në çast të vetmin personazh që njihja nga letërsia ruse Taras Bulbën. Do të thoni ju, dhe ti krahësim gjete të bëje more اome. Ku Stalini i madh dhe ku Taraz Bulba.
-Do ta takoj, - i them shokut nga Lushnja që e kisha dhe zëvëndës kapiten, me të cilin ndodhesha atë ditë.
-Mos se do të na marrësh më qafë, do të hamë ndonjë plumb nga rojet e tij, është kokë bote Stalini e s’është do ku do.
-Lushnjari iku, duke më humbur nga sytë midis pemëve të shumta ndërsa unë u nisa ballëlartë.
Kur isha afruar rreth pesë metra dy ushtarë, shula të gjatë kryqëzuan pushkët e tyre përpara meje, për të mos më lënë që ë ecja më tej.
-Lëreni, tha Stalini, -dhe tundi të dyja duart drejt meje në shënjë mikpritje.
U përqafuam gjatë sikur të njiheshim prej një kohe të moçme.
-Nga je?-më pyeti.
-E nga të jem a mos qofsha, nga vendi i shqiponjave jam, اome më quajnë, me gjithë opinga i gjatë 157 -i thashë.
-Mos je nga fshati me tre gërma, -më tha duke e shoqëruar fjalën e tij me një të qeshur të lehtë, gjë që i nxori në pah disa dhëmbë të veshur me flori.
-Jo! Unë s’jam që andej, por afër e kam – i ktheva përgjigje jo pak i çuditur.
-Në anët tuaja më kanë thënë more اome se e pinë rakinë me çizme.
Qesha dhe i thashë aty për aty:
-Jo me çizme more baba Stalin, por me opingë! Megjithatë po më çudit se ku i dini ju gjithë këto hollësira.
-Ai i madhi, juaji, Verua, sa herë takohemi këtë punë bënë. Do të bëjë, më thotë një ekspoze të shkurtër të historisë së Shqipërisë dhe ja fut dy a tri orë, sa mua shpesh, që më vjen turp ta them, më zë gjumi.
Pas disa minutash vjen një bionde e bukue e gjithë delikatesë na pyet se ç’dëshironim të pinim:
-Mirserrini, ç’dëshëroni të pini shoku Stalin dhe shoku...!?
-اome-plotësova unë fjalët e bukuroshes.
-Mikun pyet të parin, -ndërhyri Stalini.
-Një dopio koçimare,- i thashë biondes duke i shkelur syrin.
-ا’është kjo koçimare more اome!?-u bë kureshtar Stalini duke lëvizur paksa trupin.
-Ja si them,-nisa shpjegimin,-është një pije kombëtare shqiptare, që kur e tepron në të pirë pas dy javësh të del pija, dhe kokën duhet ta lidhësh me peshqir se s’të lëshon lehtë dhimbja.
-Koçomelo për fat të keq nuk ka, ose mund të themi s’ia kemi dëgjuar emrin,-qeshi në fund të asaj ligjërate e ëmbla bionde nga shqiptimi jo i drejtë i pijes së famshme.
Kështu që desha s’desha pimë të dy ç’porositi Stalini , vermuth nga Skocia.
Me që u bëra i njohur në Kremlin, një ditë me katër shokë ja morëm siç dimë ne këngës që u tronditën njerëzit dhe muret e lashta. Një nga kokat e udhëheqjes ruse më duket se Malenkovi vete me vrap drejt e tek Stalini dhe i thotë ashtu i mbytur në djersë:
-Shqiptarët i ka gjetur një gjëmë e madhe dhe janë mbledhur kokë më kokë e po qajnë aty poshtë nën hijen e bredhave. T’i dëgjosh të këputet shpirti. Duhet të bëjmë diçka që t’iu lehtësojmë dhimbjen.
Stalini që ndonjëherë më kishte pyetur edhe për doket e zakonet tona, s’kishte harruar të më pyeste edhe për këngët, kishte vënë buzën në gaz dhe i qe drejtuar Malenkovit:
-Di t’ia bësh eeeeeeee ti Malenkov! Në di shko e bëjë iso me ta, pastaj është mirë t’i lësh në hall të tyre, se kështu e kanë ata, kur qajnë duhet të mendosh të kundërtën, - më ka treguar اomja shumë të fshehta e të pafshehta të tyre, ndaj di një çikë më tepër se ty unë.
Në një takimet e shpeshta me të në një kopshtet e vilave të tij në Krime, ku zakonisht kalonte verën, e dini ç’më tha:
-Kemi vendosur more اome që me rastin e festave të tetorit të dekorojmë. Do të japim dy dekorata, atë të luftëtarit trim të luftës së parë e të luftës s ë dytë.
-Dakort jam –hyra në bisedë unë, por atë dekoratën e luftës së parë nuk e dua, se atë vit kam lindur.
Stalini më pa n ë sy me qortim, pastaj vazhdoi qetësisht fillin e nisur të bisedës së tij.
-Të takon o اome se je sua trimi, të takon e ta gëzosh!
-Po qe ashtu, - u hodha, -më jepni dhe dekoratën e luftës së tretë botërore.
Plasi e qeshura.
-Dëgjo!-më tha,-dekoratat do t’i verë në gjoks vetë ai i madhi juaj në Tiranë, dëgjova thuaj, -dhe Stalini u ngrit dhe dy hapa më tej shkundi çibukun në trungun e një peme që s’ia mësova emrin ndonjëherë. Kur u kthye pa u ulur ende e pyes:
-E vërtetë është se e ke goditur Nikita Krushovin me çibuk në kokë?
-Dëgjo!- më tha se të kam si Leninin, ja kam frikën atij rrufjani Hrushov, një e goditur me çibuk s’është gjë, ai meriton karamangjollën. I aprovova në heshtje gjithë ato që tha për Nikitën dhe pasi pashë se atë po e vinte gjumi poshtë ua bëra me shënjë rojeve ta merrnin brenda.
Pasi u largova nga përfundimisht nga Rusia, shkëmbyem nja dy-tre herë letra e telograme, por vetëm kaq. Më pas ai vdiq dhe me dekoratat e mia nuk di seç u bë. Më kanë thënë se njërën atë më të madhen në peshë e mori Enveri ynë dhe tjetrën ia dha shoferit t ë tij. Kur vdiq Stalini zia e madhe që pushtoi rruzullin hodhi flatrat edhe në fshatin tonë. Nëna ime e gjorë Hafizeja e lidhi shamininë e zezë kokës, të cilën e mbajti për dyzet ditë dhe vuri kujën në shtëpi sikur ta kishte djalën e saj:
Të keqen nëna o Stalin.
Shokë i ngushtë me اomen tim.
Me këto dy vargje shumë domethënëse e mbylli bisedën اome shekullori, duke më dhënë dorën për tu larguar në shtëpinë e tij. Dhe unë s’
kam ç’të shtoj tjetër në letër. Ndonjë ditë të mirë kur të jetë “esëll” do ta “kurdis” mbase më tregon ndonjë ndodhi tjetër me kripë e piper nga jeta e tij apo nga lidhjet e tij me të mëdhenjtë që shpesh nga kokat e tyre të mëdha varej fati i kokave të vogla që nga stepat mongole deri në Adriatikun tonë.
...Kinë me Maon
“Do të shkosh اome, do të shkosh, Partia ka besim të veçantë tek ty, e dimë që s’ke haber nga këto punë, por me ndihmën e Partisë do t’ia dalësh mbanë. Pastaj ke ke pak përvojë nga vizita që bëre në Bashkimin Sovjetik këtu e vite të shkuara.”
Këto më tha ministri pa portofol në zyrën e tij atë ditë shtatori të gjashtëdhjetreshit.
U nisëm me ballonë. Që të mos kisha të përziera piva hapje për gjumë, kështu që se ndjeva udhëtimin. Në Pekin na pritën një lumë i stërmadh njerëzish me banderola e lule të shumta dhe të gjithë këndonin në kor, “Lindja është e kuqe”. Midis mijra porttreteve të Babaxhanit tonë e të Maos dallova dhe tre apo katër portete të mitë.
Eh, اome, اome i fola vetes, deri në Kinë të vajti fama dhe nami. Më vonë mora vesh se ato portrete i kishin mbajtur në dorë për të më bërë qejfin punonjësit e ambasadës sonë në Pekin. Pas dy ditësh u rregullua të takoheshim me kryetarin Mao se ditën e ardhjes sonë kishte qënë për peshk.
Erdhi dhe çasti i shumëpritur. U futa me ndrojtje pas shoqëruesit اen, një kinez topolak që kishte mbaruar studimet në Tiranë. ا’të shikoj, Maoja qe shtrirë mbi një divan si i vdekur. Desha të jepja kujën, por gishti tregues i اenit tek hunda më bënë që të mos e merrja një veprim të tillë. Pastaj Mao u ngrit, hapi të dyja krahët, lëvizi këmbën e djathëtë si të godiste topin, më pas me të majtën, u hodh me të dyja këmbët mbledhur pupthi dhe në vazhdim u sul drejt nesh si të bënte luftë me shpata. Unë rrija si buf i ngrirë në mes të dhomës dhe po prisja të merrja sinjal nga shoqëruesi se ç çdo bëja më tej. اeni mu afrua duke më thënë në rrëzë të veshit:
-Tani me të vërtetë mbaroi.
-Si mbaroi!,-sa nuk ulërita unë, -sot e gjeti për të ma lënë peng tërë jetën.
-Shët- ma bëri me shënjë اeni, duke më pëshpëritur: -mbaroi gjimnastikën desha të them, ushtrimet marciale që bënë shpesh herë në ditë.
-Këtë më thuaj o të pifsha dollinë, ju ktheva duke i shtreguar dorën.
Pasi u bë ceromonia e njohjes e stërnjohjes, ç’ta zgjasim më tej, Maoja i tha اenit:
-Na lërë vetëm me اomen.
Unë s’prita të fillonte ai, por i zgjata përpara një listë të madhe me kërkesa, nga që se kisha palosur dot se ishte tepër e madhe e kisha bërë në formë ruloni.
-اe këtë,-u habit ai,-dacibao!
Lista rulon u hap duke zënë krejt tavolinën.
-Ma dha qeveria, jepja kryetarit Mao këto kërkesa.
Maoja qeshi dhe më pas asaj qeshje ironike vazhdoi:
-Nuk i lexoj fare o اome, se i di përmendësh që nga pesdhjetegjashta më duket, që jemi lidhur si mishi me kockën me ju, por kjo listë që ke prurë ti si shumë e madhe dhe e fryrë është!
-Deomos -ju përgjigja unë, -prandaj jemi miq.Hallet me miqtë do t’i qajmë.
-Do t’iua dërgojmë të gjitha o اome, do t’iu dërgojmë një kombinat tekstili, por do të m’i thuash atij Cekes së Beratit, e de Ceke qerosit që kur të kem vdekur unë mos ta këndoj atë këngën me qesëndi, “O Berat ç’e pate fat, bëre goxha kombinat”, jo vetëm atij, por të gjithëve ju, dhe ty o اome, se byçën doku i atij kombinati do t’ua mbulojë.
-ا’është ky Cekja më qafsh,! -shpreha habinë unë,- ta kap e t’ia bëjë veshët si lëpushka misri.
-Lëre, lëre, -më qetësoi kryetari, -tani është me baluke, por më vonë do t’i ketë tullë, të thashë njëherë, kur të kem vdekur unë, aty pas shtatëdhjetetetës.
-Prapë s’po të kuptoj! -ndërhyra, ku e di se ç’do të ndoth më vonë?
-I di o اome, i di kryetari, i di të gjitha, vërtetë jam komunist, por jam edhe magjistar. Tek unë kanë fole të gjithë që nga Konfuci e deri tek Stalini. E parashkoj të ardhmen unë. Ja e shikon këtë qelq si rruzull, këtu më dalin të gjitha. Edhe armiqtë që këtu i zbuloj unë. Edhe se’ç ndihmë do t’iu jap, ky rruzull do të më thotë, sa dhe kur ose kurrë!
-Për Fierin dhe Lushnjën se i bie të jem komshi me ta ç’do të bësh? Të lutem vërë dorën në zemër o kryetar,- fillova unë të qaesha dhe me këtë rast t’i kërkoja një nga pikat që më kishte dhënë qeveria në atë listën rulon. Domosdo më takonte të këmbgulja si zëvëndësministër i industri - minierave që isha paraqitur(komanduar sa për vizitën) ndërsa merresha me të vërtetë pas ikjes nga kapitenllëku i anijes, me shpërndarjen e kuadrove të lartë nga veriu në jug, atje ku kishte nevojë vendi, sa do që isha vetëm me shkollën e dyfekut.
-Dëgjo këtu,-e mori fjalën kësaj here më butë. -Për Fierin të jap fjalën se do t’i dërgojmë këto ditë Azotikun, ndërsa për Lushnjën do të dërgojmë më vonë atë të plasmasit. Me që kam dëgjuar se janë punëtorë të mirë po u çoj një vapor me kazma e lopata.
-Dakord jam,-fola dhe u zgjata drejt tij për ta puthur në ballë.
-Ndërsa krahinës tënde o اome vëllai do t’i dërgojmë nja dy vagona me stema me fytyrën time. Le të vërë çdo njeri nga juve sa të dojë. Do tu dërgoj edhe ca kapota ushtarake e ca dyfeqe se kaq doni ju e bëni përpara, tutje, por ama me një kusht mos t’i mbani të gjitha për vete. I jepni ca Mallakastrës e ca Skraparit se u bëhet qejfi dhe atyre.
-Aman o Mao!- ju luta, -plotësomë edhe një dëshirë tjetër se kemi ca shokë të mirë nga Përmeti, dërgo ndonjë edhe për ta
-Përmeti, Përmeti, Përmeti....ah po,-tha Mao duke e rrutulluar gjithandej rruzullin e qeltë që mbante në dorë. -Ah po!, -vazhdoi -janë ata që u bien qemaneve, janë qjfllinj të ahengut. Le tu dërgojmë ndonjë gërnetë e ndonjë def, u del e u tepron atyre .
Sa mbaroi së foluri, u ngrita menjëherë në këmbë e nisa t’i lexoja disa këngë për të, të bëra nga populli ynë. Për njërën që e pëlqeu më ndërpreu e më tha:
-Pa përsërite edhe njëherë këtë të fundit .
Dy luanë që ka sot bota,
Një Azia një Evropa...
Më ndali përsëri duke më thënë:
-Mirë një luan jam unë, po tjetri kush është o اome?
-Legjendari ynë, i pagjumi ynë, ditëshumi ynë-ia ktheva.
-Pse ashtu thotë ai , që është luan, le që nejse, nejse. S’ka ndonjë krahësim më të butë se krahësimi me egërsira s’më pëlqen.
ا’t’i thoja! E mbylla gojën jo se nuk gjeja se me çfarë kafshe ta krahësoja, por s’më dukeshin me vend zëvëndësimet në teks. S’ma nxinte dhembi psh, të thosha , dy buaj, dy derra, apo dy maçokë ka sot bota. Ndërkaq u hap njëra derë dhe brenda u futën pesmbëdhjetë vajza si yje, kështu dhe muhabetin e luanëve e harruam.
Vajzat mbanin në duar shporta me lule dhe nisën të këndonin në dy gjuhë, në shqip e kinesçe.
Mao më goditi lehtë në sup. Ktheva kokën.
-Të pëlqejnë?- më tha.
-Më pëlqejnë sa s’ka, -u lëpiva unë si dhelpra para pulës s ë majme dhe i them në vesh. -Amerikanët shkruajnë se ti ke arem dhe shkon me to kur të doj qejfi.
Mao qeshi, por e qeshura e tij ishte tepër e hidhur.
-Mos u beso përrallave të amerikanëve.
Në çast grupi i vajzave yje nisi të këndojë internacionalen që me këtë rast do të thoshte shkoqur se dhe takimi ynë po merrte fund. U ngritëm dhe unë me kryetarin në këmbë, me grushtin ngritur nisëm të këndonim sejcili në gjuhën e tij, apo të bënim sikur të këndonim, se shumë herë zërat tanë stononin me ato të vajzave. Për Maon nuk e di nëse e dinte të plotë teksin, por unë për vete dija vetëm dy vargjet e para e rreth tyre sillesha si dielli rreth tokës ose më shqip si kapaku rreth tenxheres. Ky ishte takimi i vetëm me të, por edhe i paharrueshëm për mua, me të cilin nuk do të takohesha më fizikisht, por në një mënyrë tjetër shumë enigmatike vite e vite më vonë -e mbylli tregimin e tij xha اomja.