Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Bujanoca vishet në kuqezi, me flamuj dhe bilborda te presidentit shqiptar Bujar Nisha

EKSKLUZIVE FOTO: Presidenti shqiptar Bujanr Nishani me 7 mars 2017 ne Bujanoc dhe Presheve shqiptaret e kesaj Krahine e presin me buke, krip e zemër: Mire se na vjen President !



Preshevë, 3 mars -Me ftesë të kryetarit Kamberi, presidenti shqiptar Bujar Nishani me 7 mars do t’a vizitoj Krahinene Preshvës. Në një prononcim ekskluziv për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” nga kabineti i presidentit shqiptar, rresperktivisht nga këshilltari i presidentit Nishani prof.dr. Flamur Gashi, ka konfirmuar vizitën presidentit Nishani, që do t’ia bëjë te marten e ardhshme Bujanocit dhe Presheves.

Lugina e Preshevës dhe Bujanoca, treva të banuara nga shqiptarë në Serbi, kanë nisur pregatitjet për pritjen e Presidentit Bujar Nishani, më 7 mars. Anë rrugëve në Bujanoc, shihen flamujt kuqezi dhe banderola që i urojnë mirëseardhjen kreut të shtetit shqiptar.



Presidenti Nishani në 7 mars viziton Luginën e Preshevës. Presheva dhe Bujanoca gati ta presin presidentin shqiptar. Lideret: Nishani në mesin tonë-vizitë e shekullit!

Kete vizite të të parit te shtetit shqiptare e kane mirëpritur edhe lideret e Lugines se Preshevës, te cilet e cilesojne si nje vizite historike.

Vizitën e Presidenit shqiptar në Luginë e kanë përshëndetur Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit, i cili i ka dërguar edhe ftesën; Jonuz Musliu, nenkryetar i Kuvendit dhe kryetar i KKSH-së si dhe Florim Sahiti dhe Leme Xhema, përfaqësues të shqiptarëve nga Medvegja si dhe diaspora shqiptare në Luginën e Preshevës në Zvicër dhe vendet e tjera perëndimore.



Ne Luginën e Presheves kanë nisur pergatitjet për pritjen e presidenit shqiptar. Kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi ka deklaruar për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se “gjithecka eshte gati per ta pritur presidentin Bujar Nishanin, ashtu siq e ka adet shqiptari buke, kryp e zemër, vizitë kjo e shekullit te cilën, ne shqiptaret e kemi pritur qe plotë 70 vjet…”

Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” ka mësuar se deri tash flamujt shqiptare jane siguruar sikur edhe tepihi i kuq prej 100 metrash bashke me rreth 100 ftesa per mysafiret nga Lugina dhe jashtë.

Musliu ka thënë per agjencine ealjemeve “Presheva jonë” se “vizita historike e Presidentit të Shqipërisë, Bujanocit dhe Preshevës ka rëndësi të madhe për shqiptarët që jetojnë në këto komuna për shkak se tregon se Republika e Shqipërisë interesohet per ne dhe per t’ju treguar botës se ne nuk jami të vetëm.”

“Sipas agjendës së vizitës, Presidenti Bujar Nishani Bujanoc do të vijë në mesditë më 7 mars, pas të cilit do të ketë një takim të përbashkët me udhëheqësit politikë të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. Ne do të diskutojmë të gjitha problemet që kanë shqiptarët që jetojnë këtu..” ka deklaruar sot Jonuz Musliu , kryetar i KKSH-së dhe i Kuvendit të Bujanocit.



Ja agjenda e vizitës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh. T. z. Bujar Nishani ne Bujanoc dhe Preshevë më 7 Mars 2017



-Ora 12:00 – 13:00: Arritja e Presidentit në Komunën e Bujanocit Takim me kryetarin e Komunës, Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Nacional, Jonuz Musliu Takim me përfaqësuesit e Komunës së Medvegjës Takim me përfaqësuesit institucional dhe politik (zyra e kryetarit të komunës së Bujanocit)

-Ora 13:00 -13:30: Vizitë Shkollës fillore „Muharem Kadriu“ (shkolla e re), Tërnoc

-Ora 13:30 -15:00: Program kulturor me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Restorant „Breta“, Bujanoc

-Ora 15:00: Nisja e Presidentit për në Preshevënishnaiiasbuu-1-768x432.jpgnishnaiaiais-1-768x519.pnghttp://www.preshevajone.com
 

Attachments

  • nishnaiiasbuu-1-768x432.jpg
    nishnaiiasbuu-1-768x432.jpg
    64 KB · Shikime: 0
  • nishnaiaiais-1-768x519.png
    nishnaiaiais-1-768x519.png
    677.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back