Budallai inteligjent

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Eshtë e rëndësishme të kuptojmë se sjellja prej budallenjsh nuk ështe e kufizuar vetëm tek njerëzit me të ashtuquajturin “nivel të ulët inteligjence”. Atë e gjen shpesh edhe tek njerëz që kanë pozicione të larta në politikë, arte dhe shkencë. Ata që mendojnë se të qënit të zgjuar në një fushë, i bën ekspertë në të gjitha fushat e tjera

1720205334536.png

Kur Sokrati kërkonte nëpër Athinë për njeri inteligjent – veçanërisht një person që ishte më i mençur se ai – ai hasi në diçka të papritur. “Ata me reputacion më të madh më dukeshin,” deklaroi ai, “praktikisht më të mangët. Nga ana tjetër, ata që ishin “gjoja inferiorë” iu dukën filozofit grek si “më të kompletuar “.

Në kërkimin e tij për të gjetur njeriun më të mençur në Athinë, Sokrati iu afrua politikanëve, poetëve dhe zejtarëve. Ai u takua me ekspertë politikë që kishin, në të vërtetë, njohuri të jashtëzakonshme mbi çështjet politike, por që nuk ishin domosdoshmërisht të mençur dhe as që e ushtronin arsyen e shëndoshë në çështjet e jetës së përditshme.

E njëjta gjë mund të thuhet për poetët. Sokrati zbuloi se talenti i një poeti me fjalën, nuk shfaqej edhe në aftësitë e tjera të tij. Shpesh herë, ata i thonë gjërat me shumë finesë, deklaroi ai, “pa patur dijeni për atë që po thoshin”. Dhe më tej, vazhdonte: “Vura re gjithashtu se fakti që bënin poezi, i bënte të mendonin se ishin ndër më të mençurit mes njerëzve, edhe në gjërat e tjera, por që në të vërtetë nuk ishin”.

Edhe zejtarët ishin shumë të zotë për të realizuar skulptura, piktura, poçe dhe për shkak të kësaj “secili prej tyre pretendonte se ishte më i mençuri edhe në të tjera fusha”. Ky gabim në të menduar – pra që për shkak se je i aftë në diçka, je domosdoshmërisht i aftë edhe në fusha të tjera – dukej se ua errësonte atë mençuri që vërtet e zotëronin, përfundoi filozofi.

Psikologu klinik gjerman Andreas Maercker e përcakton budallallëkun si të menduarit e ngurtë, dogmatik dhe joelastik, që sipas tij, shpie në ndjesinë e hidhësisë dhe mërzisë.

Të tillë njerëz i ndeshim në përditshmërinë tonë, ndeshim atë personazhin që jep mendje për këtë njeri apo atë ngjarje, por që i mungojnë aftësitë e nevojshme, për të qenë ekspert në temën për të cilën flet.

Sipas përcaktimit të Maeckerit, këta njerëz veprojnë si budallenj, që është e kundërta e mençurisë. Eshtë e rëndësishme të kuptojmë se sjellja prej budallenjsh nuk ështe e kufizuar vetëm tek njerëzit me të ashtuquajturin “nivel të ulët inteligjence”. Atë e gjen shpesh edhe tek njerëz që kanë pozicione të larta në politikë, arte dhe shkencë. Ata që mendojnë se të qënit të zgjuar në një fushë, i bën ekspertë në të gjitha fushat e tjera.

bota.al
 
Nje here pyeten nje profit si mund te dalloj nje te mencur nga nje budalla dhe ai u pergjigj:
Pyet cili nga ju eshte me i mencur ?
Ai qe do te thote une eshte budallai
 
Po po po!

Të mos duartrokasësh citimin - është një gjë e keqe. Përkundrazi, emocionohem kur më në fund përdor një term që e kam menduar për vite me radhë.

Kjo është një pseudo thellësi.

Kurdoherë që dikush thotë diçka që ju bie në sy të shkëlqyeshëm - të dhimbshm, që të provokon mendime, absolutiste, poetike (dhe nëse keni pirë disa pije ose drogë, mistike) - kontrolloni dy herë për t'u siguruar që nuk jeni duke u goditur me grusht. ritmin, strukturën dhe rrjedhën e prononcimit, në vend që ta gjykoni atë sipas asaj që thuhet.

Vëreni kuotën disa herë vetë, duke e ndarë atë dhe duke testuar pjesët e tij. A flasin disa të mençur kur nuk kanë asgjë për të thënë? A janë disa budallenj aq të zgjuar sa të mbajnë gojën mbyllur? A zgjedhin dhe zgjedhin disa njerëz të mençur kur ta mbajnë gojën mbyllur? A shfaqin disa njerëz të mençur presion të të folurit dhe thjesht nuk mund ta mbyllin atë? A nxjerrin herë pas here budallenjtë diçka që është absolutisht e shkëlqyer, sepse është shumë jashtë kutisë?

Siç thashë - pseudo e thellë
 
duhet .e u siguru qe sjemi ne budallai ne dhome 😁
 
Kshu e ka trendy … here tufa tufa budallenjsh e here intelligjente . Lol

A e keni vene re qe gjer tani na mbyten inteligjentet e tani kane filluar qe te bejne edhe rolin e budallait qe te fitojne edhe 1 cik reputacion se ngjan me trendy dhe e pranueshme . lol
 
Kshu e ka trendy … here tufa tufa budallenjsh e here intelligente . Lol

A e keni vene qe gjer tani na mbyten inteligjentet e tani kane filluar qe te bejne edhe rolin e budallait qe te fitojne edhe 1 cik reputacion se ngjan me trendy dhe e pranueshme . lol
Zana ti je shume e thelle si personazh e sa here te lexoj ne tema te tilla qesh pz 🤣🤣
 
Zana ti je shume e thelle si personazh e sa here te lexoj ne tema te tilla qesh pz 🤣🤣
Jane gjera qe realisht ndodhin para syve tone mo .. prandaj 😆😜
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top