BSH: Del nga qarkullimi kartemonedha 500-lekeshe

elbruna

Anëtar i Respektuar
Banka e Shqiperise ka vendosur te heqe nga qarkullimi dy tipat e vjetra te kartemonedhes 500-lekeshe, nderkohe qe do te vazhdoje te perdoret vetem prerja dhe emetimi me i fundit.

Vendimi eshte marre ne date 14 dhjetor 2009 nga Keshilli Mbikeqyres i BSH-se.

Deri ne daten 30 qershor te ketij viti qytetaret mund te perdorin si me pare kartemonedhen 500-lekeshe, qe ne pjesen e perparme ka nje grua me nje luledielli prane, vleren te spostuar ne te djathte, kombinuar me nje ornamentike, ndersa prapa eshte dhene nje peizazh malor i Shqiperise.

Sipas Bankes se Shqiperise, 30 qershori do te jete afati i fundit edhe per 500-lekeshin qe ne pjesen e perparme riprodhon portretin e Naim Frasherit, shoqeruar me vleren ne qender, ndersa prapa eshte vendosur nje liber, brenda te cilit duket nje peizazh malor.

Vendimi i Bankes Qendrore jep afat deri ne fund te ketij viti per te grumbulluar ne banka edhe ato kartemonedha qe kane mbetur ne dispozicion te qytetareve.

Nga fillimi i vitit te ardhshem, ato do te humbasin çdo lloj vlere ligjore dhe do te perdoret vetem 500-lekeshi me figuren e Ismail Qemalit, kartemonedhe me elemente sigurie te cilesise se larte, me perberje pambuku.

TCH
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top